SI, kostoja financiare e bombardimeve shokon amerikanët

redaktor

Në vetëm një javë, që prej 24 shtatorit, operacionet ushtarake kundër Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak i kanë kushtuar taksapaguesve amerikanë pothuajse një miliard dollarë, mes 780 dhe 939 milionë, për të qenë më preciz. Ai që trondit Amerikën është raporti i një instituti të pavarur, “Qendra për vlerësim strategjik dhe buxhetor”, i publikuar dje nga “Huffington Post”.

Përveç se ofron një vlerësim të shpenzimeve të bëra deri tani në operacion, analiza guxon të parashikojë se sa mund të shpenzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajt e ardhshëm. Bëhet fjalë për shifra shumë të larta. Sipas një vlerësimi konservativ, kostoja e operacioneve do të jetë rreth 200-320 milionë dollarë në muaj, duke supozuar një nivel të moderuar të operacioneve ajrore dhe dërgimin e jo më shumë se 2000 forcave tokësore.

Me termin “forcat tokësore” raporti përfshin çdo njësi ushtarake të dërguar në Irak, me ose pa funksione luftarake. Gjithmonë në hipoteza më konservatore, numri i forcave tokësore parashikon një shtim të lehtë në krahasim me 1600 ushtarë tashmë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Deri më tani, Presidenti Barack Obama ka siguruar se nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Irak, ose në Siri. Luftëtarët e SI, megjithatë, vazhdojnë të avancojnë dhe suksesi i tyre e bën të vështirë çdo lloj parashikimi. Në rastin e një përshkallëzimi, kostot e operacionit vetëm do të rriten.

Kështu, Qendra për vlerësimin strategjik dhe Buxhetor ofron dy skenarë të tjerë, natyrisht më pak optimist. Në rast se sulmet ajrore intensifikohen dhe njësitë tokësore rriten deri në 5000, kostoja mujore e operacionit do të rritet në mënyrë të ndjeshme, mes 350 dhe 570 dollarë në muaj.

Për të mos përmendur rastin më të keq, atë që autorët e përshkruajnë me termin “Boots on the ground”. Në qoftë se operacioni zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme duke përfshirë dërgimin e 25 mijë ushtarëve në terren, ashtu si disa kanë rekomanduar, shpenzimet mujore do të arrijnë 1,1 deri 1.8 miliard dollarë.

Prej një javë Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët si, disa vende arabe, Britania dhe Franca dhe së fundmi Turqia kanë ndërmarrë sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri.

Për herë të parë SHBA po përdor në këtë mision luftarak F-22 Raptor, gjeneratën e re të avionëve luftarakë, më i avancuari në botë . F- 22 mund të arrijë shpejtësinë mbi 3200 km në orë, është i mirëpajisur me raketa, ka një motor më të fuqishëm se llojet e tjera të avionëve luftarakë dhe mund të godasë objektivin me saktës të plotë nga 25 kilometra distancë. Pentagoni ka shpenzuar 67 miliardë dollarë për 195 avionë të tillë.

Share This Article
3 Comments
  • 67 miliarde per 195 copa hekuri,dhe kovat me akull qe u be show boteror mblodhi rreth 3 milione usd,studimet ne mjekesi.

  • Keta dine te vjedhin o vellezer.Hedhin ca bomba te ndryshkura ne shkretetire dhe hop milionat rrjedhin uje.

  • Po , shpenzimi është goxha i madh? Në operacionin e gjirit të 2001 trupat amerikane shpenzonin 2 miliard dollarë në javë? Mjafton të kujtojmë se ishin 265 mijë trupa tokësore dhe çdo ushtar i trupave të luftimit merte pagë ditore “njëmijë dollarë”!?? Trupat mbështetëse diçka më pak. Një avion F-16 mbushej për çdo aviofluturim me 6611 litra karburant ekstra për avionët? Ky tipi i ri F-22 nuk e di sa merr por aty afer (diçka më pak) do të jetë? Po të shumëzosh litrat e karburantit ekstra heré numrin e avionëve here numrin e aviofluturimeve herë çmimin shifrat dalin kolosale? Populli amerikan ka të drejtë në veshtrimin si taksapagues ndërsa në vështrimin ushtarako-politik është çështje tjetër? Luftrat qoftë dhe të kufizuara kanë kosto të madhe??? Shumë të madhe? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *