S’i kthyen 250 mijë USD, ekzekutoi 2 vëllezërit në Tiranë

anazapta

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen e vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Haxhialiu, ngjarje e ndodhur më 1 dhjetor 2012 në stacionin e parafundit të Tiranës së Re për shkak të një borxhi prej 250 mijë dollarësh. Autori i dyshuar është Eduart Kurti, 38 vjeç, nga Tirana, ende në kërkim, me masë “arrest në burg”, i cili akuzohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

 

Borxhi

Nga hetimet e kryera rezulton se i pandehuri Eduart Kurti ka pasur njohje me vëllezërit Haxhialiu dhe vëllanë tjetër të tyre që është emigrant në Angli. Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu kanë qenë me banim po në Tiranë, ndërsa fillimisht më 31 gusht 2009, i kanë kërkuar Kurtit me noteri 60 mijë euro borxh me të drejtë kthimi deri më 31 dhjetor 2009. Ndërsa më 27 dhjetor 2011, Iglend Haxhialiu ka kërkuar po me deklaratë noteriale edhe 150 mijë dollarë dhe 6000 euro të tjera borxh, me të drejtë kthimi më 25 mars 2012. Pas moszbatimit të kushteve dhe debateve për interesat e larta, kanë lindur mosmarrëveshjet e vazhdueshme. Po kështu kanë qenë në dijeni edhe familjarët. Më 1 dhjetor të vitit të kaluar janë takuar së bashku dhe me mjetin e Nikola Haxhialiut kanë qenë duke qarkulluar në Bulevardin “Bajram Curri”.

 

Vrasja

Në një moment, i pandehuri Eduart Kurti, me anë të një armë tip pistoletë që e mbante pa leje, ka qëlluar nga 3 plumba mbi secilin prej vëllezërve, dy në trup dhe një në kokë, Iglend Haxhialiu dhe Nikola Haxhialiu, duke i lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Eduart Kurti është arratisur nga vendngjarja, bashkë me armën e krimit. Por para se të ndodhte ekzekutimi i dyfishtë, mes Mirvjen Haxhialiut, që është emigrant në Angli, dhe të njohurit huadhënës Kurti, ka pasur një bisedë telefonike. Biseda është zhvilluar nga telefoni i Iglend Haxhialiu. Gjatë bisedës Iglendi i ka thënë vëllait se ndodhej me Eduartin dhe ka pasur debat me fjalë në lidhje me kthimin e vlerës monetare. Biseda është ndërprerë dhe më tej rreth orës 19:00 të mbrëmjes ka ndodhur ekzekutimi në kryqëzimin e stacionit të parafundit të Tiranës së Re, afër Parkut. Mirvjeni është përpjekur të lidhet përsëri në telefon me vëllezërit, por pa sukses. Ekspertët gjetën 4 gëzhoja bronzi në trotuar dhe 4 në makinë dhe në trupin e njërit viktimë 3 predha e të tjetri një predhë.

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Borxhi eshte me i keq se gjaku dhe ka pasoja shume te renda. Ne te gjitha rrethanat borxhliu e lan me jete. ……..Borxhi midis individeve me vrasje . Borxhi me bankat me vetvrasje. Borxhi me shtetin me shdukje………….vetem Sala me gjithe ato borxhe qe ju ka firmave ja hodhi pa u lagur. I lagur deri ne gryke eshte populli qe do paguaje keto borxhe duke pare se si ky derdimen feston ,feston e feston…..me kujtohet nje varg ….Qe shtojzavallet per ty po kcejne e nen za nje kange mortore per ty shperthejne..

  • ERI AUTORI NUK KISHTE DHE NUK KA PASUR ASNJEHERE ATE SHUME PARASH ,AUTORI KISHTE MARE 50 MIJE DOLLAR ME INTERES 5 % dhe JA DHA VIKTIMAVE ME 10% NE MUAJ DY VELLEZERIT I KISHIN KTHYER 135 MIJE DOLLARE PO KY I QUANTE INTERESA NUK I QUANTE LEKE ,DHE U KERKOJE NJE FAVOR PER TE JATIN E TIJ XHAVIT KURTI QE KETA GJOJA I KISHIN EDUARTIT 200 MIJE DOLLAR SE FAMILJA. KURTI JANE FAMILJE BIZXHOXHINJESH DY VELLEZERIT E NDIHMUAN DHE I THANE TE JATIT PO JA KEMI ,PO FAMILJA KURTI KISHTE QELLIM TJETER NEPERMJET GJOBAVE KERKONTE HOTELIN E VLLAIT TE VIKTIMAVE ,HOTEL GRECCIA NE DHERMI ,DHE I HENGRI NE BESE DY VELLEZERIT I THIRI PER KAFE DHE I VRAU TE DY VELLEZERIT EDUART ,KASTRIOT ,XHAVIT KURTI ,I KANE BORXH GJAKUN FAMILJES SE DY VELLEZERVE

  • ARGITA EDUART KURTI ESHTE I PAFAJSHEM. NUK E KA BER AI NUK EGZISTON ASNJE PROVE E TILLE KSHUQ MOS AKUZONI KOT .. ATA I KISHIN BORXHE SHUM TE TJERVE JO VETEM EDUARTIT NUK KA PROVA QE E KA BER AI. ATA KAN QEN SHOK DHE EDUART KURTI ESHT I PAFAJSHEM DREJTESIA DO VENDOSET

  • Argita po te kthej pergjigje meqe i njoh te dy palet. Fillimisht po flas per familjen mirvjen haxhialiu ose nino. Ky mirvjeni mori aq shum borxhe neper banka shuma marramendese me miemrin qe ka ndryshuar nga haxhialiu ne nino. Mori vetem ne banka nje miljon e katerqind mije euro dhe bleu shtepia neper bllok duke u hequr si biznesmen, qe ti merte njerzve lek borxhe me ane te mashtrimit sikur ishte biznesmen i fuqishem. Dhe te njerzit u paraqiste me mbiemrin haxhialiu, dhe jo me mbiemrin qe kishte ndryshuar ne pasaport nino. Se kur e verifikonin njerzit qe i jepnin borxhe ne hipotek dhe banka nuk dilte asnje kredi me mbiemrin haxhialiu, ky mashtrues me emrin mirvjen mori neper njerez tre miljon euro borxh pervec bankave dhe si ktheu kurr me dhe u arratis ne angli. Dhe la vellezrit tu perballnin me borxhet, pra po te verifikohet me emrin mirvjen nino del qe bankat ja kan sekuestruar shtepite . Dhe disa prej njerzve qe ky i ka borxhe ervini te blloku 260 mije euro, doktorit te komuna parisit 100 mije euro. Baromit nga dhermia 90 miljon. Demes 260 mije euro . Beratsit 120 mije euro, vellait te vet iglit i ka shitur shtepine dhe ja mori te gjitha leket dhe e la pa shtepi. Gjergj cukallit 10 mije dollare dhe shum njerezve te tjere qe spo ja permend emrin . Pra ky njeri ka aq shum borxhe sa dhe kur vjen ne dhermi te hoteli qe e ka pa letra dhe e ka bere komplet me borxhe ky fshihet se e kerkojn borxhlijt dhe eduartit i ka 150 Mije dollar 66. Mije euro qe jan te vertetuara me noteri ne polici ne prokurori dhe ne gjykate. Pra argita babai yt pervecse i ka mar borxh eduartit po dhe e akuzoi kot pa asnje fakt, pra ju i keni borxh leket dhe akuzen, keshtu qe eduarti sju ka borxh as gjak asgje, pervec cfar i ka mirvjeni borxh monetar dhe akuzen qe i keni bere padrejtsisht se nuk i ka vrare ai as iglin as sokolin po shikoni diku tjeter se kush i ka vrare se duke i bere keto akuza eduartit te pa baza dhe pa fakte mos kujtoni se humbet borxhi. Pavarsisht se keni blere prokurorin me leke per te denuar eduartin nuk do ju heci asgje se eshte i pafashem dhe kjo po vertetohet ne gjykate me deshmitare dhe me gjithcka qe nuk eshte eduarti. Keshtu qe ti e ke baba mirvjenin dhe do te besosh ate po verifikoi bankat. Dhe borxhet qe ai ka se cfar i ka ber njerezve duke i mashtruar. Dhe fundosi gjith shtepin tuaj nga borxhet. Dhe te hoteli qe rrin joana shkojn perdit borxhli dhe imari leket. Shikojeni te vetja juaj problemin dhe vrasjet sepse i ndjeri sokol ka qene gjalle dhe ka thene emer ardian ndreka qe i ka vrare i ka thene policise dhe ju akuzoni dike tjeter. Shum gabime ka bere mirvjeni deri tani duke mar borxhe njerzve dhe duke akuzuar nje njeri te pafajshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *