E dinit që Valentini nuk është “shenjti i dashurisë” dhe që nga 1969 nuk ekziston më në kalendarin fetar?

J L

Shën Valentini është një legjendë metropolitane, që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria.

Shën Valentini ka ekzistuar, por në të vërtetë, ai nuk ka qenë shenjti i dashurisë. Shën Rafaeli është mbrojtësi i zemrave të dashuruara dhe shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave.

Në vitin 1969 Kisha e hoqi fare Valentinin nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Sipas këtij kalendari, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.

Por pavarësisht kësaj, festa që mban emrin e shenjtit të “gabuar”, celebrohet tashmë si dita e dashurisë në të gjithë botën.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, si dhe dita e ndjenjave të mira (jo vetëm e dashurisë).

Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”.

Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.

Në Evropë kjo festë ka mbërritur diku nga vitet ’60. Por ka shumë interpretë festash që thonë se Shën Valentini ka një të kaluar 2.000 vjeçare dhe nëpër shekuj është festuar nga kultura të ndryshme.

Në shekullin e 16-të, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, puritanët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin.

Edhe këtë herë dashuria triumfoi. 14 shkurti vijon të mbajë emrin e Valentinit dhe të festohet si ditë e të dashuruarve për gëzimin e tyre. Dhe tê tregtarëve, sigurisht.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Tallet bota me ju o katundarrreee!
    Ashtu si u tall me 1Majin,* Nendorin,17 tetorin,
    Jeni Manjake festash, Ju dergoi festen e Dashurise ne ACAR,ne kulmin e dimrit.
    As kafshet nuk dashurojne ne 14 shkurt..Mblidhen kruspull ne nje vrime te shpetojne nga acari.
    Nxirrni Enca Haxhine me sise perjashta,,se asaj i vlon kanacja ne 14 shkurt.
    Tallen bota me budallenjte.Prandaj kishte te drejte AY,qe s`i hapte kufijte,se ishte 99 e kishte psikologjis turmen fshatarake.

  • Valentini vjen nga pertej antikitetit dhe -ne mos gaboj- e ka patur ne mars a ne prill pervjetorin e tij fetar. Mirpo ia zune vendin e dates se tij, sic zune tokat malesoret tane te nderuar, dhe nuk e di kush i gjeti ne shek. 19 daten e re!? Do jepja edhe ca te dhena te tjera, pse jo nje shkrim te plote, nwse gazetaret tane te rinj kryeqytetas, shumica e te cilve gjithashtu te zbritur ne Tirane dy-tre dekadat e fundit, nuk do t’na linin gjithnje vetem kete vend te vogel komentesh! Po shyqyr dhe kaq, se ka dhe me keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *