Arben Duka
Ende s’u harrua,
fiks si sot dy vjet,
kur u kërcënua,
Njaziu me jetë!
Tri herë kam shkruar,
por e humba bastin,
se nuk kam mësuar,
gjë për Kosovrastin!
Gjithë kjo kohë kaloi,
s’u prek ai burrë,
kush e kërcënoi,
s’e mësuam kurrë!
Dy atentatorët,
Njazua s’i tregon,
ndaj dhe unë arrita,
në një konkluzion!
Në një konkluzion,
meqë erdhi rasti,
Njazos i ka shkruar,
Njazi Kosovrasti!
Njaziu-Njaziut,
me nge i ka shkruar,
dhe veten e vet,
e ka kërcënuar!
Përfundimi im,
ka mbetur në letër,
se prokuroria,
nuk dha variant tjetër!
Pa kuptuar fare,
kaluan dy vitet,
dhe ngjarje e Njaziut,
sërish përsëritet!
Përsëri mesazhet,
dolën në bodec,
jo më në Tiranë,
por në Pogradec.
Mesazhi i sivjetmë,
nuk kishte të shara,
po vetëm një urdhër:
“Tërhiqu nga gara!”
Tërhiqu nga gara,
edhe mos e zgjat,
dhe për t’u tërhequr,
ke tri ditë afat!
Kaluan tri ditë,
dhe katër-dhe pesë,
po në Pogradec,
s’ndodhi gjë për besë!
Kandidati blu,
në garë ka mbetur,
dhe atentatori,
akoma s’është gjetur!
Sivjet nuk nxitohem,
shumë kohë s’ka kaluar,
nuk them-si Njaziu,
vetes i ka shkruar!
Nuk themi dot ende,
është një truk dhe pikë,
por them-kandidati,
nuk është në rrezik!
Po mund të arrijmë,
në një konkluzion:
“Ai që të vret,
nuk të lajmëron!”
Me këto teknika,
një gjë dihet mirë,
ta gjesh kërcënuesin,
nuk është e vështirë!
Duhet të gjendet,
një orë e përpara,
që sërish mos themi,
ishin ca shakara!
Ishte një shaka,
po shaka e gjorë,
që e bën PD-ja,
gjithnjë në Qershor!
Akoma s’është zbardhur,
i ziu-Njazi,
po këtë të sotmin,
dua që ta di!

Ti ben mire qe nuk harron
çfare i ka ndodhur Njaziut
po mua sot me kujtohet
ç’i ndodhi mender Saliut!!…
…Bëri detyrën Sovrani
në njezet e tre qershor
i’a shkuli dhëmbët menderit
një nga një ia dha në dorë!!..
E bëri të flasë me vete
si maçok të mjaullitej
e zunë spazmat e vdekjes
diten qe po dorehiqej !!
Nxorri lotë krokodili
nga syri që nuk i qante
bëri sikur dha dorëheqje
si Pilati duart lante!!…
Ja ku jemi mbas dy vjetesh
dhe qershori erdhi prapë
me temperaturë të lartë
me shume nxehtesi e vape..
E ka zënë vapa menderin
s’ka burim që ta freskojë
edhe lana si për dreq
ka filuar të shterojë!!
Ka zënë vapa dhe lulushin
bashkë me menderin Sali
ngre sytë larte i lutem Zotit
të bëjnë ca ditë me shi!!..
Të ulen temperaturat
të freskohet pak menderi
të dalë nga gjumi i dimrit
edhe lulush gryke cjerri
Avash avash dhe ca dite
do jetë 21 qershori
ku do vejë lulush mavrija
ku do vejë mender doktorri?!
Qershori para dy vitesh
‘hëngri kokën e saliut’
ky qershori i sivjetem
do hajë kokën e luliut !!
S’dua të profetizoj
që do bëhet prapë hataja
po qershori në pd
haka kokat e mëdhaja.
Duket se era që fryn
do sjellë një të madh rrebesh
të dyja kokat e shqupit
do ti dergoje per…lesh!!
Nëse më përmbushet fjala
nëse më del e vërtetë
identifikimit tim
do t’i shtoj dhe ‘as Profet’’!
Nga sot do qëndroj në heshtje
në forum s’do shkruaj më
dhe do rri te pres me kureshtje
te vije data 21…
Pergjigja eshte kopje e idese se Majakovskit (Arben Duka).
Une nuk do ta merrja mundimin te hidhja vargje , aty ku ka skalitur gurin Arben Duka.
Megjithate me pelqeu edhe vargjet e dyta.
Kjo gara e ketyre dy bejtexhinjve, ketu siper
eshte me terheqse se ajo e komunarve.
Une do votoj per bejtexhiun Duka, me pelqen te
jem ne minorance.
jane te dy te shkelqyer njeri me i mire se tjetri ju uroj qe nepermjet humorit ti prekin plaget e vendit si djathtas ashtu dhe majtas
Njeri me i fort se tjetri por Arbeni duket se eshte me me eksperience ,shpresoj qe as poet as analist mos rij pushim deri me 21 .Une i kam lexuar gati e gjitha shkrimet serioze te shkruara ne opinion dhe i uroj shume suksese dhe fitore sa me te thelle dhe Sala e Lulushi para drejtesise.
Nje poetesh e madhe
u bëra edhe unë.
Lulushi, Saliu e Pd-ja
pushtetit t’i han munë.
Ju lexoj gjithmon me deshir dhe respekt per kontributin e pa c’muar qe i beni
demaskimit te pashallareve antikombtar qe dogjen dhe rrenuan shqiprine tone.
Respekte per te dy prozatoret me lart.E keni qar me vargje Njazin dhe Salinjet qe thurin koplote dite-per-dite per te njollosur zgjedhjet e per te justifikuar bojkotin e mundshem,pasi e ndjejne humbjen ne te gjithe shqiperine,por kjo e 21 qershorit do te jet goditje e topit te”MATO GRUDES dhe kulla e barit e (SHQUPIT) do nxihet e jo digjet,pasi e majta nuk bene zullume si PD -qe te vret naten e te qan diten.Oh sa deme i ka sjell ketij vendi ne keto vite mjerani Sali dhe do ti sjell me keq krimineli Luli-zgjatim i atit shpirteror-Sali,i cili me 22 qershor Lulin humbes do e sikterise,pasi ka deklaruar se”…Ai nuk di te beje opozit..”Bir Selmani nenes ke te qaj me pare,Saliun plakush,apo Lulushin vrastar…!
Akome jemi popull qe pelqejne te tilla ” vargje”.. pra 85 perqind KATUNAR.
O refugjato na e shkruaj me vargje ate 15 % e mbetur. Por. …. qytetare aman. He tè keqen
Loku__Me fal se te preka!!!!
Bravo refugjato, kjo eshte qytetare. Por nuk eshte me vargje!