Ka bërë Presidenti,
katërmbëdhjetë pika,
thonë ka rënë dakord,
edhe Amerika!
Kështu do të hapet,
një faqe e re,
po në ato pika,
ka shumë hile!
Një këshill politik,
kërkon të krijohet,
dhe Kuvendi krejt,
të anashkalohet!
Nëse kjo pranohet,
nga shoku Edvin,
do dalë që Kuvëndi,
është ilegjitim!
Dhe njëqind këshilla,
këtu të krijohen,
ligjet në Kuvënd,
do të miratohen!
Meta e ka thënë,
dhe po e thotë mirë,
se s’njeh deputetët,
që rrishtas kanë hyrë!
Po sado të madh,
që ta ketë inatin,
të gjithë deputetët,
do sosin mandatin!
Sot një të vërtetë,
themi përsëri,
ata sipas Ligjit,
janë sot aty!
Duam-apo s’duam,
kjo është e vërteta,
edhe pse s’i njeh,
Basha-apo Meta!
PD-LSI,
vetë janë larguar,
dhe s’e kanë fuqinë,
për t’u imponuar!
Nëse për votim,
Meta do qe çuar,
ata-që s’i njeh,
e kishin shkarkuar!
Ne e kemi thënë,
këtu botërish,
se PS-ë me Metën,
s’e kish seriozisht!
Komisioni punë,
s’ka sosur akoma,
më parë nga tërmeti,
tani nga korona!
T’i pranojë pikat,
PS-ë s’bëhet fjalë,
se me opozitën,
Meta është palë!
Nga të gjitha pikat,
nuk po bëj shaka,
disa Presidenti,
për vete i ka!
Mbasi të krijojë,
të gjithë istikamin,
kërkon qe me këshill,
të shkarkojë Dvoranin!
Po kjo do të ishte,
krejt antiligjore,
në të njëjtat kushte,
është shoqja Vitore!
Po mbase Sovrani,
kërkon që ta dijë,
pse të ikë Dvorani,
dhe ajo të rrijë?!
Meta s’e ka tagrin,
për të na shpëtuar,
se një pjesë të krizës,
vetë e ka krijuar!
Nuk e di në shënjë,
nëse kam qëlluar,
po pikat e Metës,
s’kanë për t’u pranuar!
A.DUKA

Sorra sorres s`ja ha syte.
Si mund te anashkalohet ketu ky Parlament,
porsi nje gjiriz me mut edhe shurre komplet
qe edhe numrin e duhur prej 1 viti nuk e ka,
kur sheh nje seance, te ngjet me nje tallava,
mbajne edhe maska ne surrat keta tutkune,
qe me fort se njerez shembellejne majmune,
deputete me diploma fallco, qe mezi lexojne,
vec te ngrene Kartonat, tjeter gje s’kuptojne,
keshtu pra ky parlament nuk do anashkaluar,
ai do mbyllur sot, Shqiperine per ta shpetuar,
kur fillo ne foltore Rama e perrallat ze tregon,
mjere ne ku jetojme – thote mbare Populli jon,
Ti qofsh o “poet” qe merr guximin dhe ke kurajon t’a quash Parlament ate grumbull bajgash te ulur ne ate stalle.