Si mund të zgjidhet Thaçi President

Saimir Lleshi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në një paraqitje para mediave ka folur për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Ai nuk e ka mohuar mundësinë që lideri i PDK-së të zgjidhet president në sallën alternative të Kuvendit.

Grabovci ka thënë se do të ishte mirë që opozita të mos e bllokonte procesin demokratik të zgjedhjes së presidentit, por edhe nëse ndodh që zgjedhja e presidentit të imponohet në sallën alternative, atëherë nuk do të ishte diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, raporton lajmi.net.

“Do të ishte mirë që opozita mos ta bllokojë votimin dhe të jetë e pranishme. Por edhe nëse imponohet zgjedhja në sallën alternative të Kuvendit, ajo është në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Grabovci.

Ai ka thënë se beson që Thaçi do të zgjidhet president me 2/3 e votave të deputetëve, dhe për zgjedhjen e tij do të respektohen të gjitha procedurat.

Ndërsa i pyetur për kohën, ai nuk ka specifikuar ndonjë datë, por sipas tij, personi më meritor dhe më i duhur për këtë post është Thaçi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *