Si na goditi “Audi” i blinduar, zbardhet dëshmia e plotë e zv.shefit në Elbasan

Gazeta Dita

Sulmi i rëndë që iu bë Policisë mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, vijon të ketë disa pikëpyetje, të cilave ende nuk u është dhënë përgjigje.

Në lidhje me këtë incident, u janë marrë deklarime 12 punonjësve të Policisë, mes së cilëve edhe zv.drejtorit, Gjergji Oshafi, makina e të cilit u godit nga një “Audi” i blinduar, shkruan “Panorama”, e cila zbardh edhe deshmine e plote te Oshafit.

Personi që ka qenë në drejtim të këtij mjeti në momentin që ka sulmuar Policinë, ende nuk dihet, ndonëse, zyrtarisht Policia thotë se e ka identifikuar. Ndërsa vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, deklaroi nga Elbasani, se emri i tij përbën sekret hetimor.

E megjithëse sot bëhet një javë nga dita kur ndodhi incidenti, vetëm dy persona janë në qeli. Nga tre të arrestuarit natën e ngjarjes, në burg kanë mbetur roja i tregut, që nuk iu bind urdhrit të Policisë për të hapur portën, pasi “Audi” që sulmoi Policinë u fut brenda, dhe po ashtu pasagjeri i mjetit “Range Rover”, që iu gjet një sasi droge.

Ndërsa autori kryesor i sulmit, vijon të jetë i lirë edhe 7 ditë pas ngjarjes. Sipas deklarimeve që kanë dhënë punonjësit e Policisë, kur “Audi” ka hyrë brenda tregut, dera e tij është mbyllur menjëherë.

“Drejtuesi i mjetit, me sa vura re, ishte rreth 35-40 vjeç, me fytyrë të mbushur dhe me kapelë të rrumbullakët. Tjetër gjë s’kam mundur të fiksoj, pasi mjeti lëvizte me shpejtësi”, ka deklaruar zv.drejtori i Policisë, Gjergji Oshafi. Policia i ka bërë thirrje rojës së tregut që të hapë derën, por ai nuk është bindur duke thënë se nuk kishte të drejtë t’ua hapte derën pa pyetur më parë administratorin e tregut, biznesmenin Petrit Çela.

Dera e objektit u hap kur erdhi Petrit Çela. Mjeti u gjet i parkuar në pjesën juglindore të tregut, pranë një bar restoranti. Aty u bë i mundur identifikimi i targës së saj, AA795EP. Ajo u gjet e mbyllur dhe çelësat e saj i dorëzoi biznesmeni Petrit Çela.

Share This Article
3 Comments
  • Nga sa kam lexuar deri tani per kete ngjarje dalin dy konkluzione:

    1-Mafja po behet me forte se shteti

    dhe e dyta
    .
    ne shqiperi duhet vendoset nje diktature demokratike kunder mafjez rruges dhe mafjes se “gjirit lalzit” qe nga argita e monika krymadhi e deri te xeni sales
    .
    nuk behet ai vend me dekriminalizmin e gaztorit edonald lul basha…..

    jemi kthyer si sicelia e viteve 60-70

  • Me e pakta qe mund te besh more Oshaf, dorezo koburen , se s’qenke per kete pune!
    Mandej ministri le te hulumtoj edhe me tutje per “apatin” tende, apo “paaftesine” tende!

  • Po jua tha emrin ai gazetari mbreme Tan Hoxha tek Fefziu,cfare emri doni me ju,O policiiii leshi,shko ne shpi dhe emro Kosenin ne Elbasan,pastaj fli i qete!!!Di Koseni si i nxjerr leprat nga vrima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *