Përpjekjet nga pala shqiptare për të tre janë bërë që në vitin 1937, u morën vetëm të Naimit; për Samiun dhe Abdylin, s’deshën familjarët!…
Zylyftar Hoxha
Në varrezat e Vëllezërve Frashëri në Kodrat e Liqenit të Tiranës. Në këta varre-përmendore prehen eshtrat e Naim Frashërit, të marra nga Stambolli me vendim të qeverisë së Zogut, më 1937, me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; eshtrat e Abdyl Frashërit, marrë gati 60 vjet më vonë, më 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa varri i Sami Frashërit në Kodrat e Liqenit është kenotaf (pa eshtra), pasi, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të disa qeverive shqiptare, nuk janë marrë ende.

Pse refuzuan pasardhësit që eshtrat Sami dhe Abdyl Frashërit të vinin në Shqipëri
Në vitin 1937, në kuadrin e 37-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, qeveria e Zogut ngriti një komision qeveritar jo vetëm thjeshtë për kremtimet dhe ceremonitë që do të zhvilloheshin në këtë përvjetor, por edhe për evidentimin dhe vlerësimin e figurave kryesore historike të Rilindjes Kombëtare. Dhe vlerësimi më i madh dhe më i mirë për disa nga figurat që kishin vdekur jashtë, ishte të merreshin eshtrat e tyre dhe të varroseshin me ceremoni në Shqipëri. Ndër këto eshtra ishin edhe ato të vëllezërve Frashëri. Por që të merreshin këto eshtra, në radhë të parë duhej të bihej në akord me familjarët (pasardhësit) dhe e dyta, të merrej pëlqimi i qeverisë turke.
Në janar të vitit 1937 jep urdhër të nisin tratativat për bisedime me qeverinë turke në nivel konsullatash. Pas përpjekjes së parë me qeverinë turke, si duke u mor përgjigje negative, e cila vërtetohet me njё relacion tё Asaf Xhaxhulit, kryekonsulli shqiptar i Stambollit, dёrguar ministrit tё Jashtёm të asaj kohe, Ekrem Bej Libohova, mё 10 shkurt 1937, ku thuhet se pengesё serioze ishin bërë vetë pasardhësit e këtyre personaliteteve, sidomos ata të Sami Frashërit që ishin më të pasur dhe që kishin lidhje me qeverinë, se sa vetë autoritetet zyrtare turke ishin tё afёrmit e Samiut.
E bija e Sami Frashërit, Samia: “Mos na ngatërroni me qeverinë tonë (turke)”
Konsulli Xhahxhuli thotë se e bija e Sami Frashërit, Samia, që është njëkohësisht edhe e shoqja e Rashid beut, ish-ministrit tё Financave turke, kishte vajtur vetë në konsullatë dhe e revoltuar kishte thënë: “Jam informuar se Qeveria Shqiptare paska vendosur tё dёrgojё kёtu njё komision pёr tё marrё eshtrat e Naim beut, dhe sipas lajmeve suplementare tё fundit, mё rezulton se, komisioni i lartёpёrmendur do tё ngarkohet edhe pёr mbartjen e eshtrave tё atit tonё, Sami bej, gjithashtu nё bazё tё njё letre qё kam marrё nga kushёriri i ynё Mit’hat beu (Frashёri), do tё mos lejojmё edhe eshtrat e Abdyl beut tё merren. Sa pёr tё Naim beut, mund tё veprojё si tё dёshirojё mbesa e tij, zonja Naime Xhelal Rusi e cila ndodhet nё Tiranё”….
Duke theksuar se me ardhjen e komisionit nё Stamboll, do tё bёnin demarshet e duhura, pёr refuzimin e kёtij veprimi. Sipas pёrfaqёsuesit tonё: “kuptohet qartazi se tё bijat dhe djali i tё ndjerit Sami bej duke u ndodhur kёtu nё pozita tё mira, jo vetёm qё nuk dёshirojnё mbartjen e eshtrave të atit tё tyre, po do tё mundohen tё nxjerrin pengesa dhe pёr ato tё Naim Frashёrit” Prandaj, sipas tij, ato tё Abdylit dhe Samiut ishte krejtёsisht e pamundur tё merreshin, dhe nga ana tjetёr sugjeronte se para ardhjes sё komisionit, do tё ishte me vend qё tё ndёrhyjej me anё tё legatёs turke nё Tiranё. Gjithashtu, ky komision do tё ishte e mira qё tё pajisej dhe me njё prokurё, lёshuar nga mbesa e Naimit, e cila tё ngarkonte me detyrёn e tёrheqjes sё eshtrave tё gjyshit tё saj kёto autoritete.
Mit’hat Frashëri, inat me qeverinë (shqiptare): Babai im “është mirë atje ku është, në Stamboll”!
Më 2 qershor 1937 eshtrat e Naimit mbёrritёn nё atdhe, kurse ngelet enigmë pse nuk erdhën eshtrat e Abdylit, megjithëse ai kishte djalin e tij, Mit’hatin në pozita të larta në Shqipëri. Nuk ka dokument, por flitet se Mit’hati ka kaluar një krizë momentale me qeverinë e asaj kohe dhe për karshillëk nuk ka dashur të zbatojë vendimin e saj. Kjo duket edhe në letrën që i shkruan konsullit tonë e bija e Sami Frashërit, Samia, e cila thotë se edhe Mit’hati është dakord që të mos merren eshtrat e etërve tanë.
***
Si na penguan ballistët e Stambollit për eshtrat e Abdylit…
Në vitin 2010, ndërsa punoja për një gazetë të përditshme të Tiranës, i mora një intervistë të ndjerit Xhoxhi Robo (them “të ndjerit”, se Xhoxhi nuk rron më, u prehtë në paqe!), që në atë kohë kishte qenë kryetar i delegacionit shqiptar për të marrë eshtrat e Abdyl Frashërit për t’i rivarrosur në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Më poshtë do të jap disa pjesë të kësaj interviste, ku tregohet se delegacioni është ndeshur me vështirësi dhe pengesa në misionin e tij, veçanërisht nga diaspora shqiptare në Stamboll e ndikuar nga ballistët; për vizitën që ka bërë delegacioni në shtëpinë muze të Sami Frashërit dhe se ç’përgjigje kishin në atë kohë autoritetet turke në rast të një kërkese për këtë të fundit:
Pritje madhështore
Në Stamboll vajtëm vonë natën dhe konsulli Rakip Hoxha më njoftoi që të nesërmen në orën 9:00 na priste Valiu i Stambollit. Dua të theksoj se eshtrat e Abdyl Frashërit që në shkurt 1978 me lejen e qeverise turke ishin nxjerrë nga varri, dhe arkivoli ndodhej në një dhomë në Konsullatë. Në orën 9 vajtëm tek Valiu. Na priti shumë ngrohtë, foli fjalë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët duke e quajtur miqësi shekullore. Valiu na vuri ne dispozicion shefin e protokollit për të vizituar kuriozitetet e Stambollit. Pas vizitës të Top-Kapesë, pallati i vjetër i sulltanëve, Dollma Baçesë, pallatin e ri të sulltanëve, ku vizituam edhe dhomën ku kishte vdekur Ataturku, Shën Sofinë dhe Xhaminë Blu të ndërtuar nga arkitekti shqiptar “Usta Sinani”, valiu na shtroi një drekë në një restorant shume luksoz në buze të detit.
Pengesë për eshtrat e Abdylit, ballistët e Stambollit
Qeveria shqiptare kishte vite të tëra që interesohej për këtë problem. Ishin shkëmbyer shumë letra dhe mesazhe diplomatike me qeverinë turke, por pa rezultat. Nuk kishte fajin qeveria turke, pasi ajo ishte vënë nën presion të disa krerëve të Ballit Kombëtar që kishin ikur pas Luftës në Turqi, dhe veçanërisht të Tahir Kolgjinit dhe Qazim Prodanit. Ata pretendonin se Abbyl Frashëri iu përkiste ballistëve nën pretekstin se Mit’hat Frashëri, djali i tij, kishte qenë kryetar i Ballit Kombëtar dhe se ishte person “non grata” për Partinë dhe qeverinë shqiptare. Kështu duhet të ishte edhe Abdyli, sipas tyre. Në vitin 1977 u shfrytëzua një konjukturë politike. Në Turqi fitoi partia që kishte si kryetar Eçevitin, që u bë edhe kryeministër, dhe që ndiqte një rrugë më të butë demokratike e përparimtare. Në kontakte me Eçevitin (i cili kishte edhe prejardhje shqiptare) qeveria jonë mundi të siguronte lejen që të merrte eshtrat e Abdyl Frashërit dhe t’i kthente në atdhe.
Si u ruajt me armë varri i Abdylit nga shqiptarët e diasporës
Pas dreke, pasi bëmë vizitat nëpër Stamboll, shkuam në Hyskidor, pjesën aziatike të qytetit. Atje na pritën shumë shqiptarë, patriotë nga Shqipëria, Kosova dhe Çamëria dhe së bashku vizituam varrin e Abdylit. Ai ishte bosh, por ne hodhëm aty një tufë me lule. Bosh, pa eshtra, ishte edhe varri i Naimit në krahë, se ato ishin marrë që në vitin 1937. Varri i Abdylit ka qenë i veshur me mermer të bardhë dhe mbi të një pllakë e zezë ku ishin gdhendur fjalët e Naimit: “Hybdyl vatan, minel yman”, që do të thotë: “Ti jemi mirënjohës mëmëdheut”. Këto varre u shkatërruan në vite nga luftërat, por patriotët shqiptarë i ringritën ata dhe në kujtim të tyre shpesh vendosin tufa me lule.
Na kishte treguar konsulli ynë më parë, por e dëgjuam edhe nga goja e tyre se si e kishin ruajtur varrin e Abdylit. Siç dihet Abdyli u persekutua nga sulltani e vdiq i sëmurë dhe në varfëri. Edhe varrin e tij e bëri teqeja bektashiane në Hyskidor në varrezat e saj dhe varri i tij ishte i thjeshtë. Ata na thanë që qeveria e Eçevitit dha lejen, por deri sa erdhi urdhri dhe u bënë formalitetet kaluan disa ditë. Patriotet shqiptare vendosen që ta ruajnë varrin se mos eshtrat i merrnin ballistet. Më i vendosur u tregua një patriot nga Tetova, tregtar i cili i armatosi të katër djemtë e tij dhe ju tha që të mos ktheheni në shtëpi po t’i ndodhi ndonjë gjë varrit të Abdylit (Për dijeni, ky patriot një djalë të tij na e lejoi që të na shoqëronte gjatë gjithë kohës. Ai na priti në kufi, na shoqëroi në Stamboll, na dha dhe një dreke dhe na përcolli në kufi. Vetë bashkë me babain, të ftuar nga ana jonë për gjestin që bënë, morën pjesë në festimin e 100 vjetorit në Tiranë).
Harrojeni Samiun, ai është identiteti ynë shkencor!…
Në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të Naim Frashërit kishin ardhur edhe autoritetet turke, me në krye zëvendës valiun e parë të Stambollit. Me të u bë një bisede interesante. Ai pyeti nëse Abdyli ishte vëllai i Samiut. Kur ne i thamë “po”, ai vazhdoi nëse janë të një nëne dhe babe. I thamë se jo vetëm janë të një nëne e një babe, por që kanë lindur në Shqipëri, në Frashër të Përmetit dhe ky (i treguam Duro Kapon) është valiu i Përmetit dhe para se ta çojmë në Tirane do e çojmë në Frashër. Atje është ngritur dhe një muzeum i posaçëm për vëllezërit Frashëri, pastaj do t’i çojmë në Tiranë, ku janë edhe eshtrat e Naimit. Ju – i thamë – bëni mirë të na jepni dhe eshtrat e Samiut…
Ai buzëqeshi dhe tha: “Shemshedin Samiu për ne është shkenca, kultura, arsimi dhe sa të jetë brezi i tanishëm, nuk guxon njeri të marrë vendime të tilla. Brezi që do vijë, brezi i ri kozmopolit që po largohet nga traditat, mund të marrë ndonjë hap në të ardhmen”…
Pritja në Shqipëri
Në Kapshticë na priste një turme e madhe njerëzish. Kishin ardhur dhe autoritetet lokale të Korçës e Bilishtit, disa ministra e deputetë, kryetari i Akademisë së Shkencave, ai i Lidhjes së Shkrimtareve dhe mjaft autoritete shkencore të artit e kulturës. Po kështu miting i madh u bë edhe në Korçë dhe që nga Kapshtica e deri në Përmet fshatarë gjatë rrugës na përshëndesnin. Në Permet kishte dalë i gjithë populli dhe që tek ura e deri tek Komiteti Ekzekutiv arkivoli u mbajt në krahë dhe kalonte midis popullit që duartrokiste dhe grupeve e valltarëve e këngëtareve. Në mbrëmje u dha dhe një koncert ku midis të tjerëve grupi i Laver Bariut kishte improvizuar një këngë për ardhjen e eshtrave të Abdylit që u këndua nga Suloja, anëtar i këtij grupi.
Të nesërmen ra dëborë e madhe, por me ndihmën e një traktori të SMT edhe të mjeteve të ushtrisë, u hap rruga dhe e çuam arkivolin në Frashër dhe e vendosem në muzeum. Një ditë përpara ditës së 100-vjetorit e sollëm në Tiranë arkivolin me eshtrat e Abdylit.
***
Pesë varret e Naim Frashërit
Varri i Naim Frashërit, aty ku është sot, në Kodrat e Liqenit, është i pesti. Që nga varrimi i parë në një fshat dy orë larg nga Stambolli, pranë teqesë së Merdiven – Qojt, ceremoni e përshkruar bukur nga nipi i tij, Mit’hat Frashëri, eshtrat e Poetit tonë Kombëtar kanë lëvizur edhe plot katër herë të tjera. Ky “udhëtim” i imponuar sfilitës pas vdekjes, në disa raste më shumë se për të nderuar poetin e madh, është bërë për “protagonistët” e këtyre lëvizjeve, për të evidentuar veten e tyre se gjoja dinë të vlerësojnë dhe të ridimensionojnë figurat kombëtare.

1 Varri i parë, 20 tetor 1900
Askush më mirë se Mit’hat Frashëri nuk ka mundur të bëjë kronikën e këtij varrimi, të botuar një vit më vonë. Ja si e përshkruan ai ditën e vdekjes së xhaxhait të tij, Naim Frashërit:
“ …E shtuna në familjen tonë është dit’ e nëmurë, dit’ e zezë. Ashtu u shua të shtunë në më dy orë të mëngjesit, 7 vjesht’ e dytë 1900, një jetë që kish nisurë më 1 të natës duke gdhir’ e hënë, më 13 të majit 1846 në Frashër.
Ora 7. Arritmë në varr. Këtu na pret një helm i ri: Jemi përpara varrit t’Abdyl beut; kështu, pra, këta të dy vëllezërë që kanë rojtur bashkë, kanë punuarë bashkë, kanë pasurë një qëllim e një mendim, ë janë përpjekurë tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr!
…Shikoni, o njerës, ja se ku vihetë në varr Naimi! Naimi – babaj i shqipëtarëve, Naimi – babaj ynë, Naimi – mësonjësi ynë! Dy kut dhé arrijnë për këtë njeri të math e të dashurë! Ja, na humbi trupi, dheu po e mbulon, më s’e kemi për ta parë, më s’e kemi për ta dëgjuarë.
…O njerës, gjithë kështu do vdesim!…Si mjer’ ata që kanë qenë të liq, si lum ata që kanë qenë të mirë! Perëndija do të na njohë gjithë punët”…
Veç Mit’hat Frashërit, varrin e parë të Naim Frashërit në Meridven Qoj, e përshkruan edhe një mjeshtër tjetër i letrave, Branko Merxhani, i cili ka bërë shumë vite më vonë një vizitë aty. Shkrimi është botuar në revistën “Minerva”, 1934: Ja si shkruan ai:
“…Atje tutje, në rrëzë të sipërfaqes ku bashkohen ca rrape, me një varr të mermertë, ka një gur të stolisur me një mbishkrim turçe. Njëri prej gurëve të varrit ka ikur nga vendi dhe nga njëra anë e tij po bien copa dheu të djegur e të nxirë nga thatësira. Në këtë vend flenë kockat e Naimit që brezi ynë e njeh si poet kombëtar. Ky njeri i madh, që është krijonjësi i parë i shqiptarisë së re, është bërë flija e mosmirënjohësisë më të madhe të Shqipërisë së krijuar. Në këto balta të shkreta të një vendi të huaj, ç’punë ka akoma Naimi? Këtu as’ka asnjeri që ia di varrin e tij, përveç një gruaje plakë, e teqesë…”
2 Varri i dytë, 3 qershor 1937
Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në teqenë e bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit.
Po japim diçka nga kronika e kohës, gazeta “Shtypi”, dt. 3 qershor 1937:
“Shqipëria e lirë pret me mallëngjim ligjëronjësin e shqiptarizmës, Naim Frashërin. Erdh Naim Frashëri. Dhe tërë populli i Tiranës dje pas dreke grumbullohej tej legatës amerikane, në mes të disa lëndinave të gjelbëruara, ku vargjet “Bagëti e Bujqësi” ndiheshin si kambanë mallëngjimi në veshët e atyre që qysh në djep kanë dëgjuar emrin “Naim”. Dhe cili shqiptar, sidomos i ri, nuk është ushqyer nga drita atdhetare e këngëve të Naimit? Ja shiko djemtë e rinj, fëmijët e shkollave, ndonëse jo të radhitur, bredhin përpjetë rrugës për të pritur eshtrat e atdhetarit të madh. Shquanin atje autoritetet e vendit, të tërë deputetët, kleri, oficerë, gazetarë, nëpunës, popull. Populli i mbledhur mizëri kishte mbushur anët e rrugës s’Elbasanit, ndërsa bataljoni “Deja” paraqiti armë se automobili me arkivolin e “yllit të idhesë shqiptare” po vinte aty nga ora 5. Për nder armë. Tingulli i bajonetave qëndruan gati në atë heshtje kuptimplotë të turmës së madhe nuk u ndie fare, se zemra e të gjithë vërrinte pa pritur se Naimi erdhi! Erdh Naim Frashëri! Erdh ai që tha: “Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur!”…
3 Varri i tretë, 9 prill 1940
Fashistët italianë, sipas dhe qëllimeve të tyre fashiste synuan të bëjnë rivlerësime të figurave kombëtare, pikërisht atyre që kishin popullaritet më të madh. Kështu ndodhi edhe me Naim Frashërin. Më 9 prill 1940, në vitin jubilar të 40-vjetorit të vdekjes nën kujdesin e Françesko Jakomonit (mëkëmbësi i mbretit Viktor Emanueli III për Shqipërinë) në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë u zhvillua me rregullat e ceremonive fashiste e fetare vendosja e eshtrave në një varr të ri monumental. Aq “i interesuar” ishte Jakomoni, sa edhe varrin e Naim Frashërit e kishte ideuar dhe financuar vetë, në të cilin kishte edhe një shënim: “dhuratë e shkëlqesisë së tij, mëkëmbësit të përgjithshëm, Françesko Jakomoni”.
4 Varri i katërt, 20 prill 1950
Pas çlirimit, meqenëse varri memorial në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve kishte simbole dhe përkushtime fashiste, gjatë viteve të para të regjimit komunist, u çmontua dhe iu hoqën simbolet dhe shkrimet e vendosura, duke e kthyer në një varr pa identitet. Nga qeveria e Enver Hoxhës, që kishte ardhur në pushtet, u gjet rasti i 50-vjetorit të vdekjes së Naimit që varri i Naim Frashërit të gjendej mes gërmadhash dhe të vendosej në qendër të Tiranës, në krahë të Kryeministrisë, aty ku sot është Piramida. Ky ishte edhe varrimi i katërt i poetit.
5 Varri i pestë, 10 qershor 1978
Në qershor të vitit 1978 u organizuan festime me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast u mundësua sjellja e eshtrave të disa patriotëve, ndër ta edhe të Abdyl Frashërit, si një veprimtar i rëndësishëm i Lidhjes së Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën nga Turqia. Qeveria komuniste organizon në sheshin “Skënderbej” një ceremoni të përbashkët varrimi për Abdyl dhe Naim Frashërin. Eshtrat e Naimit u rinxorën nga vendvarrimi pranë lulishtes së Kryeministrisë.
Pak nga kronika e kohës:
“…Nga sheshi “Skënderbej” të vendosur në shtrat topi, eshtrat e dy vëllezërve Frashëri, të miutshoqëruar nga mijëra banorë, politikanë dhe qeveritarë, u përcollën për në kodrat e liqenit, ku ishte përgatitur një varrezë monumentale për Abdylin e Naimin dhe një varr simbolik (pa eshtra) për Sami Frashërin, eshtrat e të cilit prehen në Turqi dhe qeveritë turke nuk kanë miratuar në asnjë rast shpërnguljen e këtij intelektuali të shquar edhe për kulturën turke”.
6 Mos!…dhe një varr të gjashtë!
Lavdi Zotit nuk ka ndodhur endé! Pushtetarëve pas viteve ’90, të “Demokracisë”, duke filluar nga Fatos Nano, Sali Berisha dhe duke përfunduar te Edi Rama, nuk u ka vajtur mendja, se, për ca pikë më shumë si pushtetmbajtës, nuk do ta kishin kursyer edhe një varrim të gjashtë të të ndjerit të Madh, Naim Frashërit!…
…Por në s’u ka vajtur mendja për këtë, le t’u shkonte për një shtatore të lartë të Naim Frashërit në një nga sheshet e Kryeqytetit, ashtu siç e meriton dhe i takon poetit më të madh të kombit, pasi ka të tilla shtatore të njerëzve që janë shumë larg Naimit.

SEPSE KOMUNISTET, ISHIN DHE MBETEN KRIMINELET ME TE KEQINJ TE SHQIPETAREVE DHE MERITOJNE VETEM LITARIN.
Ha mut, o trap!!!
Hipokrizi komuniste.Deri ne vitin 1978 Lidhja e Prizrenit konsiderohej si veprimtari shoviniste ne dem te fqinjeve sllave.Konsiderohej si Konferenca e Mukjes dhe nga viti 1944 deri ne vitin 1978,nuk u kujtua asnjehere.Ne 1978 kosovaret vendosen ta festojne me madheshti,cka i detyroi sllavokomunistet e byrose politike te ndryshonin qendrim.Megjithate betejat e malsoreve shqiptare kunder Malazezve ne Nokshiq,Rrzhanice,as sot nuk permenden por fryhet qellimisht vrasja e Maxhar pashes ne kullen e Abdullah Drenit.
Familjaret e Naimit dhe Abdylit bene gabim qe eshtrat e ddy vellezerve te shquar lejuan te cvarrosen per tu tallur llumi i proletariatit ne Shqiperi.Ketu ka turkoshake me shume se ne Turqi,;Ketu ka sllavofile me teper se ne Beograd,ketu ka grekofone me greke se greket,,prandaj sjellja e eshtrave te patrioteve ketu eshte hipokrizi.Do te pesojne si eshtrat e Fishtes.
Demo,o kelysh i zgjebosur fashist!
Ti je armik i Shqiperise,o ndyresire e poshter!
Po kisha dhe une nje koment,qe 2 dite me pare z.moderatori!
Nje shkrim shume i mire por me nje titull qe nuk ka lidhje me permbajtjen! Mithat Frasheri para se te ishte balliste ka qene dhe mbetet nje shqiptare i madh, intelektual dhe patriot i paarritshem. Bindjet dhe veprimet e tija gjate perjudhes se luftes jane nje ane e erret e jetes se tija por nuk duhet te eklipsojne kontributin e tij per atdhe. Cdo trashegimtare ka te drejte te vendose se ku duhet te prehen paraardhesit e tyre.
Kurse ju komunistet i diskriminuat pasardhesit e tyre si mos ma keq.