Si “ndëshkohen” të dënuarit në Arabi

Dita

Skenat e tmerrit të ekzekutimeve me prerje kokash janë bërë emblemë e terroristëve të Shtetit Islamik. Por kjo metodë përdoret edhe nga Arabia Saudite për të burgosurit e dënuar me vdekje. Të hënën numri i të ekzekutuarve me prerje koke arriti në 110. Autoritetet e mbretërisë saudite i prenë kokën një të dënuari me vdekje, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e një personi pas një zënke.

Regjimi i mbretit Salman është vënë së fundi në qendër të kritikave për metodat ç’njerëzore të ekzekutimit të të burgosurve, nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Amnesty International thotë se për këtë vit, Arabia Saudite ka thyer rekordin e 7 viteve të kaluara për ekzekutimet me prerje koke, e lejueshme në bazë të Sheriatit Islamik. Numri i tyre po rritet vit pas viti dhe me ritmin e sivjetëm, Amensty International paralajmëron se do të thyhet edhe rekordi i të gjitha kohërave, ai i vitit 1995 kur u dokumentuan 192 ekzekutime.

Një lajmërim të pak ditëve më parë, mbretëria shpalli njoftimin zyrtar ku ofroheshin 8 vende të lira pune për ekzekutues me prerje koke.

Sipas njoftimit, nuk ishte e nevojshme që aplikantët të kishin eksperiencë apo të trajnoheshin. Në maj, Arabia Saudite zuri vendin e parë për ekzekutimin e kriminelëve në botë, duke ia kaluar edhe Kinës dhe Iranit.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *