Testosteroni është një hormon steroid që prodhohet në testikuj dhe në gjëndrat adrenale.
Ai është hormoni mashkullor kryesor, por që e kanë edhe gratë, ndonëse, në sasi shumë më të vogël. Pas pubertetit, niveli i testosteronit tek meshkujt është 8 deri 10 herë më i lartë, nga niveli i tij tek gratë.
Nivelin mesatar të testosteronit, kryesisht, e kemi trashëguar nga prindërit, por, kushtet fizike dhe sociale ku jetojmë nuk janë indiferente, ato shkaktojnë ndryshime në nivelin e testosteronit.
Burrat me testosterone të lartë, përbëjnë rreth 10% të burrave të studiuar.
Janë, pikërisht, këta burra e djem që hapin më shumë telashe me njerëzit afër tyre, siç janë mësuesit dhe shokët e shkollës.
Kjo është më e theksuar, kur këta djem janë duke u rritur. Këta djem kanë më shumë partnere seksuale, por kanë edhe më shumë probleme në shkollë dhe në shoqëri.
Këto fenomene evidentohen dhe bëhen më të theksuara, kur këta burra e djem nuk kanë edukim të mirë dhe nuk kanë të ardhura të mira.
Në një studim me djemtë e rinj në burgje u konstatua, se sa më i lartë niveli i testosteronit në gjakun e tyre, aq më shumë violentë ata ishin.
Sjelljet delinkuente janë më të shpeshta midis djemve që rriten pa baballarë.
Është detyrë e prindërve të inkurajojnë tek djemtë sjellje dhe marrëdhënieve më të mira njerëzore dhe të përpiqen të diskurajojnë shpërthimet emocionale të djemve.
a.d. / dita

artikull mjaft edukues
Testosteroni duhet te jete i larte , se te ndihmon te jesh i shendeteshem
Dhe tek te rinjte esht normale se kane moshen
Por qe ta mbajne testosteronin te larte edhe me kalimim e moshes
duhet te bejne stervitje me shtange per kembet
Duke e vendos shtangen ne supe dhe ben ulje ngritje , duke u ulur ne gjunje,
dhe te ngrihesh prape ne kembe.
Ky esht ushtrimi me i mire per te ritur testosteronin , i cili te mbron eshe nga semundjet
Ndersa ne lidhje me dhunen , dhuna ulet me nje edukim te pergjithshem te rinise ne shkolla , ne tv , ne radio , ne gazeta , ne shoqerite civile etj
Pra te behet ajo qe bente Enveri , edukimi moral i Rinise , sic behet ne gjithe boten moderne
Si edhe duke pasur gjykata te rrepra kunder akteve te dhunes dhe polici te forte qe nuk toleron dhunen