Si në mesjetë, pagesat e studentëve bëheshin me…lopë, miell e oriz

Bledar Lumani

Këto ditë jemi duke dëgjuar çudira që vijnë nga universitetet private të cilëve u është hequr licensa.

Kryeministri Rama deklaronte dy ditë më parë se 900 të huaj kishin marrë diplomë në këto universitete, teksa leksionet ishin shqip.

Dhe ata nuk dinin asnjë fjalë shqip.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, ka treguar të tjera çudira sot, në një bashkëbisedim me studentët.

Sipas saj, ka pasur universitetet ku pagesa bëhej si në mesjetë, me lopë, miell e oriz.

Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, do të hynit në auditore dhe programe që nuk ofronin drejtimin e duhur.

Ku pagesat e studentëve bëheshin si në mesjetë, me lopë, miell e oriz.

Ku mungonin të dhënat për vijueshmërinë e studentëve.

Ku ju si studentë do të ishit çdo ditë në auditore , ndërsa në fund të vitit akademik do të rezultonin dhe të tjerë që nuk janë fare në Shqipëri dhe të kishin marrë dëftesën madje më të mirë se ju, apo të huaj që edhe nëse nuk dinin një fjalë në shqip, do të rezultonin të diplomuar.

Edhe nëse do të vijonit universitete publike do të kishit konkurrentë ata që studiuan në këto filiale apo universitete që mbyllëm dhe për shkak të abuzimit, do të kishin nota më të mira se ju dhe ata në tregun e punës do të ishin më të favorizuar për shkak të kësaj situate të turpshme”, ka thënë ministrja gjatë fjalës së saj./b.l

 

Share This Article
9 Comments
  • Po pse nuk fillon nga vetja,te na tregosh se pse pikerisht ti nuk shkove ne Universitet shteteror per te bere Master shkencor po shkove pikerisht ktu ku blihen notat,tek “UFO”,,,,,, do te na thuash se ne vendin tend Rama duhej te kish zgjedhur nje tjeter qe ka absolvuar universitetin shteteror!!!???

  • Eshte mire qe ti tregosh me emra ku paguhej me vaj dhe ku me lope apo vazhdoni qe mbi te metat te shtoni dhe genjeshtrat.Ju besuam njehere ne fushate tashti po e mbushni kupen si mashtrues ordiniere

  • Hahaha…..po çfar masteri shkencor ka bere kjo e pailuminuara minister e arsimit!!!

    Ka pire kafe, si shkembim ne natyre , me çunat e lagjes qe e hapen ” UFO”-n

    Ta gezoje masterin, se ai lloj mbaron pune sot.

  • Kure te kesh mesjetar te tipit Berisha ne krye te shtetit gjithmon pune mesjetar behen.si ne arsime dhe ne te gjith drejtimet. Elita shqiptare tashme duhet te ngrihet dhe te ndergjegjsohet se mjafte ka heshtur deri tani.Te ngrihen dhe ti venje ne udhe pune dhe te marreni masea per izolimin e ketyre mesjetarve.!

  • Po per diplomat e leshuara pa kriter ndaj kujtdo qe tani pretendon dhe ta ze vendin e punes kush mban pergjegjesi???
    Jo vetem privati , por dhe universitetet shteterore kane bere pazare notash pa hesap. Nuk ka ngelur analfabet pa diplome.
    Atehere zonja ministre, te ”diplomuarit” shkencore e profesionale te ketij dhjetevjecari si mund te vijne e te me kercenojne buken e femijeve mua sepse nuk kam nje master ???

  • O zonja ministre, po ty duhet te te vije turp nga ato shkollat qe ke bere ne Shqiperi. kur paske qene kaq e shkelqyer perse nuk shkove te merrje nje diplome dinjitoze ne nje universitet dinjitoz jashte shtetit. jane gjynah ata studente qe kane mbaruar universitete serioze jashte te lihen pa pune nga keta militante injorante si puna e kesaj me diplome pacavure shqipetare. Pas vitit 90 nuk mbeti njeri pa diplome universiteti ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *