Si ngjarja e si lajmi!

redaktor

….“Menjëherë pas ngjarjes, ka reaguar Ministria e Arsimit, e cila ka shkarkuar hallën dhe mamanë e 18- vjeçarit, ndërkohë që i është dhënë vërejtje mësuesit kujdestar”.

Eshtë kjo një pjesë e shkëputur nga lajmi mbi incidentin e së hënës në shkollën e mesme në Gjorm të Vlorës, ku një 17 vjeçar, i zënë keq nga sevdaja, tentoi ta rrëmbente zemrën e bashkëmoshatareje, pa maskë në kokë, por me pistoletë “ballit”. Duke hapur kështu siparin e një dramatizimi të nesërm me subjekt cfilitjen e një zemre që, në vend që të pijë kupën e helmit, siç e do puna në këtë rast, vendos të hakmerret me shkallën më të ulët të ordinerllëkut, duke shtënë mbi një femër. Pra, një “anti-Romeo”, që zë fill si histori, në fshatrat e Lumit të Vlorës. Por ngjarja komplikohej më shumë nga fakti se e ëma dhe halla e të përvëluarit, ishin: njëra mësuese e tjera drejtoreshë shkolle. Duke qenë kështu, me një koiçidencë fantastike të disa elementëve të mpleksur në një – djali ka dashur të kompletohej në pozita: mamin mësuese, hallën drejtoreshë, mungon vetëm e dashura për të qenë “njëshi” i shkollës – edhe lajmi i dalë nga ngjarja, ka përftuar padashje një “finale” qesharake në frazën e fundit, me mamin dhe hallën që shkarkohen nga detyra. Të ngjan sikur veç shkarkimit, njërës si mësuese e tjetrës si drejtoreshë, atyre u është hequr dhe e drejta për të qenë nënë dhe hallë e 17 – vjeçarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *