Si nisën përgjimet në Dibër, zgjedhjet e pjesshme që prodhuan kriza

Bora Basholli

1 vit pas zgjedhjeve vendore, në vitin 2016 Dibra iu rikthye votimeve pasi  kryebashkiaku socialist Shukri Xhelili u shkarkua nga detyra.

E gjithë vëmendje e politikës u zhvendos në Dibër, ndërsa gara mori përmasa të politikës kombëtare.

Fushta mes kandidatëve Sherefedin Shehu për PD-në dhe Muharrem Rama për PS-në, u zhvillua nën tensione.

Në 1 shtator të atij viti, Partia Demokratike dorëzoi një kallëzim penal në  Prokurorinë e Krimeve të Rënda për një grup, sipas saj, i cili blen vota dhe kanos votuesit dibranë për llogari të kandidatit Muharrem Rama, shkruan Oranews.

Në grupin me 12 anëtarë të denoncuar nga PD, është edhe Arben Keshi,  protagonist i 16 audio-përgjimeve të publikuara nga revista gjermane “Bild”.

Mes të akuzuarve në atë kohë, ishte edhe Dionis Ymeraj, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, sot  kandidati i Partisë Socialiste  për bashkinë e Dibrës.

Në kallëzimin e PD-së theksohej se Ymeraj furnizonte me mjete financiare edhe personat që janë të ngarkuar me detyrën e shpërndarjes së parave në këmbim të votës në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër.

Emrat e tjerë të denoncuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda  ishin drejtues policie si dhe funksionarë të Partisë Socialiste.

Kandidati socialist u shpall fitues, me një diferencë prej 4600 votash.

 

b.b/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Po Idrizi çthote per dibren ?

    I eshte bashkuar thirrjes per vjedhje votash dhe ai. Ai po e di mire kete punen e Dibred.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *