Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Sali Berisha është personifikimi i njeriut që vjen nga periferia me vullnetin për të mësuar, por edhe me etjen e pashuar për sundim. Njeri, që deri në vitin 1990 mundi të ngjitë shkallë karriere profesionale dhe partiake, pas këtij viti shpalosi gjithë tiparet e individit që nuk ka as ide, as ideale, as skrupuj moralë, që nuk njeh parime, që pushtetin e ka qëllimin më të lartë të jetës dhe gënjeshtrën, fyerjen, shpifjen, trillimin, kërcënimin, burgosjen, rrahjen dhe vrasjen i ka mjete të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Me sjelljen e tij tash e 23 vjet Sali Berisha ka dëshmuar se rënien e sistemit politik komunist nuk e donte për shkak të idealeve demokratike apo dhimbjes ndaj vuajtjeve të atyre që e pësuan nga ai regjim, por vetëm për të mbërritur vetë në majë të pushtetit dhe, mundësisht, të mos zbresë kurrë prej atje. Shtetin e drejtuar prej tij e ka shndërruar në një bandë dhe bandat as nuk mund të ndërtojnë shtet dhe as janë në shërbim të popullit. Kontributi i tij në përçarjen e popullit shqiptar dhe në rrënimin moral, dhe jo vetëm, të shoqërisë shqiptare mund të krahasohet me atë të një pushtuesi të huaj.
