“Jam unë që i paguaj, nuk shoh arsye pse t’u ofroj luks e privilegje”

Ornela

Ambasada Suedeze në Tiranë publikon në faqen e vet zyrtare në rrjetet sociale një artikull të gazetares dhe shkrimtares braziliane, Claudia Wallin.

Wallin jeton prej 2003 në vendin nordik dhe një prej gjërave që i ka bërë më shumë përshtypje është thjeshtësia që karakterizon politikanët vendas, që nuk gëzojnë asnjë privilegj nga detyra si deputetë, ministër, kryeministër apo pozicione të tjera shtetërore.

Përshtypjet e saj i ka rrëfyer në librin “Të pathënat e Suedisë” (Sweden: The Untold Story).

Më poshtë një pjesë nga libri i saj i shpërndarë në formën e një artikulli nga ambasada suedeze në Tiranë, botuar në Dita:

Sado e çuditshme dhe e pazakontë mund të tingëllojë për përfaqësuesit e popullit diku tjetër, Suedia nuk ofron asnjë luks, apo privilegj për politikanët. Ata nuk kanë makina zyrtare, as shoferë personalë, ministrat suedezë udhëtojnë me autobusët dhe trenat, shpesh të mbipopulluar, ashtu si qytetarët që përfaqësojnë. Nuk kanë asnjë të drejtë imuniteti, ata mund të dalin në gjyq ashtu si një qytetar normal.

“Jam unë që i paguaj politikanët dhe nuk shoh arsye se përse duhet t’u ofroj një jetë të mbushur me luks dhe privilegje”, thotë Joakim Holm, një qytetar suedez.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë paratë publike duke udhëtuar me taksi përfundojnë në faqet e para të gazetave dhe mediave online.

Vetëm Kryeministri ka të drejtë që të përdorë një makinë të forcave të sigurisë.

Kreu i Parlamentit ka një abone të transportit publik që e përdor për të shkuar çdo ditë në punë.

Pjesa më e madhe e deputetëve suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku lajnë dhe thajnë rrobat e veta tek lavanderitë komunale. Kjo mund të tingëllojë si e pabesueshme jashtë Suedisë, por sot për parlamentarët suedezë është shumë herë më mirë, po të kihet parasysh që në vitet 1980-1990 përshtasnin zyrat edhe si dhoma fjetjeje pasi nuk përballonin qiratë e larta të apartamenteve.

Askush në administratën publike nuk merr një rrogë të tepruar. Një deputet i Riksdag (Parlamenti) merr rreth dy herë më shumë se rroga e një mësuesi të shkollës fillore.

Në nivel vendor, këshilltarët bashkiakë nuk kanë rrogë fare, madje nuk kanë as zyra. Ata punojnë nga banesat e tyre. Kjo mund të shihet nga kolegët e tyre gjetkë si një rast që kërkon trajtim psikologjik, por nuk është kështu.

Përvoja suedeze shemb mitin se politikanët, pra ata që drejtojnë një shoqëri duhet të trajtohen me rroga të majme, si zonjusha, zonja e zotërinj, që janë më të dinjitetshëm sesa qytetari mesatar, ndaj meritojnë privilegje dhe përfitime që një qytetar i zakonshëm nuk mund t’i ketë kurrë.

Ky është vendi që trajton zyrtarët qeveritarë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të zakonshëm, një vend pa “Shkëlqesi” dhe tituj të tjerë formalë (të padobishëm). Një shoqëri që hoqi dorë nga përdorimi i titujve formalë që në vitet 1960 dhe ku të gjithë të thërrasin e thërriten me “Ti”. Kjo, sepse sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd, as politikanët që duhet të jetojnë sipas kushteve që jetojnë njerëzit që i kanë zgjedhur.

Më kujtohet ndjesia e çuditshme e dëshmimit të një fenomeni jashtëtokësor kur pashë ministrin e Jashtëm suedez së bashku me Kryeministrin tek shtynin në një supermarket të Stokholmit karrocat e mbushura me ushqime, apo kur pashë kryebashkiakun e Stokholmit tek priste në radhë në stacionin e autobusit për të marrë abonenë e tij, apo kryeparlamentari që ishte ulur në një prej stolave jo dhe aq komodë të metrosë së këtij qyteti.

Suedia është e çliruar nga pabarazitë e thella sociale dhe është padyshim një prej vendeve më të sigurta dhe më pak të dhunshme në botë, ku politikanë dhe qytetarë, zakonisht nuk kanë nevojë që të lëvizin me makina të blinduara.

Por, më i rëndësishëm është fakti që politikanët janë vazhdimisht në kontakt me shoqërinë që i zgjedh dhe vuajnë edhe vetë mbi shpinë problematikat e përditshme të vendit, sado të pakta qofshin ato.

E njëjta gjë ndodh edhe në sistemin e drejtësisë. Asnjë gjyqtar, apo prokuror nuk ka të drejtë për të patur një makinë zyrtare, as sekretare dhe as të tjera favore si këto.

Të pushtetshmit duhet të japin llogari dhe i gjithë informacioni duhet të jetë i lirë dhe publik. Llogaridhënia dhe transparenca suedeze vëzhgohet dhe monitorohet nga ligji më i vjetër i transparencës, ligj që e bën korrupsionin në nivel kombëtar një fenomen të pazakontë.

Në vitin 1766 u vendos që në Kushtetutë e drejta e publikut dhe e çdo qytetari për të patur akses tek dokumentet e qeverisë. Në Suedi mund të informohesh për çdo faturë shpenzimi të ministrave, deputetëve, gjyqtarëve dhe të vetë Kryeministrit dhe të kujtdo zyrtari tjetër, përfshirë edhe të familjes mbretërore.

Një prej skandaleve më të mëdha në politikën suedeze ndodhi në vitet 1990. Zv.ministrja e asaj kohe, Mona Sahlin përdori kartën e kreditit qeveritare për të blerë disa sende të tjera personale. Skandali u zbulua dhe ajo e pagoi shtrenjtë për këtë, duke humbur vendin e punës.

Në më pak se një shekull, Suedia arriti që të transformohej nga një vend përgjithësisht i varfër agro-kulturor në një prej vendeve më të pasura, më të barabartë dhe më pak të korruptuar në botë, ku askush nuk qëndron mbi qytetarin. Përvoja suedeze, tregon më së shumti se ndryshimi mund të ndodhë.

o.j/dita

Share This Article
49 Comments
    • Po kryeministri suedez a i shan qytetaret e vet “Te q…sha robt,o maskara!-sic ben rregullisht Rama tek ne?
      Osé “t’i hani ate qe nuk tregohet gruas time!?
      A do rrinte 60 sekonda ne detyre?

      • Ndersa ne Shqiperi Jonida , si minsitre e Drejtesise na i kalon netet kur esht me pune neper Europe,
        ne hotele me 5 yje, qe kushon 700 dollare nata,

        Se jo per gje por ja do puna Jonides dhe nderkaq, sulet gjithe shtypi dhe langaraet e Rilindjes hajdute ne mbroojtje te neteve ‘pa gjume” te Jonides ne hotelet me 5 yje

        Suedia qe ka mireqenie super te larte , nuk ju lejon as gjerat me elementare
        politikaneve te saj

        Ndersa bytha e Jonides, nuk mund te rehatoset tamam, por nuk u zhgerye ne hotelet me 5 yje

        Dhe pastaj partine ku na militon Jonida , e quajme Socialiste,
        dmth

        Parti qe mbron interesat e popullit te thjeshte,
        por i mbron interesat e popullit te thjeshte,
        duke u kujdesur ,
        per sumen e Jonides , qe te fleje sa me rehat ne krevatet 700 dollareshe ne nje nate

      • Shembulli suedez eshte NDIHMA ME E MADHE qe na ka dhene ndonje shtet deri me sot pa asnje perjashtim!
        Boll me teorira dhe pompozitete!
        Pervoja suedeze te studiohet dhe te vihet ne zbatim qe ne 1 janar 2020!

    • Prandaj shkelqen ai vend, i paska prere koken cdo te keqeje.
      Tek ne vleresohet tjetri nga teneqeja e makines, nga titulli i mashtrimit dhe zotesija e vjedhjes dhe krimit, qe ben te zvogelohet dinjiteti i njeriut te ndershem.

    • Ne Shqiperi keto ligje e kjo kulture nuk arrihet as per 5 shekuj,por te fillohet nga me te thjeshtat:
      1-Te ndryshohet Kushtetuta,ku kryetari i partise te kete te drejten qe te zgjedhe vete kandidatet per deputete dhe kryebashkiake!
      2-Deputetet te propozohen dhe zgjidhen nga populli i cdo zone e jo nga listat e hartuara nga partite!
      Listat te zhduken dhe njerezit te votojne per deputetin e jo per partine,qe deputeti te nnjohe per “ZOT” popullin e jo kryetarin e partise!
      3-Mandati i deputetit te jete prone e popullit dhe jo e deputetit dhe ne rast se deputetri shkel interesat e elektoratit me propozim te 20% te elektoratit t’i hiqet mandati dhe te votohet nje tjeter ne vend te tij!
      Keshtu nuk do shitet mandati sic behet sot!
      4-Te mos kete grupe parlamentare,qe veprojne si repart ushtarak,por cdo deputet te mbroje interesat e elektoratit e jo te partise!
      5-Kryetaret e partive fituese te mos emerohen ne poste shteterore,se vihet partia ne shewrbim te shtetit dhe shteti ne sherbim te partise e jo te ligjeve dhe te te gjithe popullit!
      6-Te hartohet dhe miratohet me referendum nje Strategji Kombetare te Zhvillimit,qe kryeministrat te mos bejne investime korruptive sipas interesave te tyre me PPP etj,por te kete strategji afatgjate,deri ne 50 vjecare!
      7-Te ndalohet dhenia e fondeve nga buxheti i shtetit per komunitetet fetare dhe arsimin privat!
      8-Te shkurtohet sasia e ministrive nga 16 qe eshte sot ne 8,sepse sot te gjitha veprimtarite jane dhene privatit dhe shteti eshte kthyer ne TAKSIDAR!
      9-Te shkurtohet numuri i deputeteve nje per cdo rreth
      Deputetet te mos nderhyjne ne punet e pushtetit vendor!
      10-Te shkurtohen shpenzimet administrative,per udhetime,dieta,per pajisje,makineri,etj ne 70% te sasise te sotme!
      Te mos matemi me Europen vetem me shpenzime,por sipas shembullit suedez!
      11-Te hartohet dhe miratohet me referendum MINIMUMI JETIK I NJERIUT!

  • Falenderoj redaksine e gazetes per kete shkrim!
    Ftoj shtetasit shqiptare qe ta lexojne.
    Do te ishte ndere,nuk do bejne krim.
    Nese edhe politikanet tane e zbatojne.

  • ta lexojne edhe italianet greket spanjollet portugezet etj etj…vendet nordike prandaj jane perpara sepse punohet me ndergjegje per te miren e shoqerise

  • Po te perdorin taksi thote me parate e shtetit dhe i bejne qepaze ! Ne e hedhim shurren perpjete o shoku,marrim hotele me pese yje qe jemi ku e ku me te varfer se Suedia
    Pa le me ti tregosh Suedezeve historirat e politikaneve tane me blloqe ne duar

  • Keta palacot tane kane gjetur nje fjale te kopjuar qe e mbajne si moto pune “Ne emer te Sovranit” thone.
    Vjedhje nga te kater anet ne ne kurriz te “sovranit”

  • Po ata kane nje Mbret vetem, kurse ne kemi njeqind e nje plus asaj qe sundojne kur ai tjetri vetem mbreteron !
    Te ndrojme edhe ne sistemin per Monarki me kushte qe te marrim shembul tek surdezet per te tjeret!

    • Ja kjo, i bie fyellit ne vend tjeter. Nuk u del primitivizmi nga shpirti
      Ndaj sbehet ky vend, se njerzit jane gjysmake, zhvillojne gjysmen e trurit, gjysmen tjeter e kane fosile

  • Mund të jetë obeze në para, në idera, por kjo sdo të pengonte ta lexonte librin e kësaj gazetare, ose të dalë nga guaska e saj kaotike.
    Minimumi të mos dalë në mbrojtje të shpërdorimit, qoftë dhe të 1 $ publik.
    Lulit mirënjohjeje që nuk gjeti më shumë se 1 të tillë .
    Ka shumë të rinjë talente, por mos iu shihni biografinë por mëndjen.

  • Sikur vetëm një ditë suedezët të ishin në Shqipëri dhe të qeveriseshin nga qeveria e Ripjelljes së PS me në krye Edi Ramën me brekushe, ka ndonjë prej bashkëkomentuesve ndonjë ide se si do të reagonin suedezët që njihen si populli më i qetë në botë?

  • Këtë duhet ta lexojnë politikanët tanë nga i pari tek i fundit
    të majtë dhe të djathtë ,kanë vjedhur e plaçkitur vendin dhe popullin.Duhet ta dorëzojnë gjënë e vjedhur dhe të shkojnë në burg.Vetëm atëhere do ketë shpresë për shqiptarët.Do duhen me qindra vite të bëhet Shqipëria si Suedia,po nuk u shporrën kjo klasë maskarenjsh ,nuk do bëhet kurrë.O moj Shqypni e mjera Shqypni !!!Vargje aktuale edhe sot ,tërë jetën Shqipëria dhe shqiptarët janë qeverisur nga hajdutë dhe hijena ….

    • Kete ta lexojne shqiptaret si popull, se politikanet na e kane varur teneqen me kohe.
      Ashtu e do populli festen, ate feste i ve.
      Tallen ata, ndersa ne bejme komente inteligjentesh.
      Kjo pune do dru, se koha e fjaleve ka mbaruar.

  • Shumé nga kéto fakte jané té vérteta megjithaté, Suedia éshté shtet kapitalisto-monarkist.
    Mbreti i merr 1-2 kronoré nga çdo qytetar i punésuar.
    Kjo éshte e padrejté.
    Pse té paguajné qytetarét kot, psh, familjen mbretérore pér lukse pa fre?!!!http://www.gazetadita.al/si-nuk-duhen-shpenzuar-parate-e-taksapaguesve-shembulli-i-Suedise/
    Pastaj, né çéshtjen e té ardhurave ka dallime té médha; fj, njé drejtor apo udhéheqés i merr 3-4 rroga mé shumé se punetorét té cilét kryejné puné té rénda.
    Vlen té thekdohet fakti qé, jeta éshte bukur fort e siguruar nga aspekti social dhe shéndetésor.
    Né veçanti pleqté dhe njerézit e sémuré kané trajtim té mrekullueshém.
    Né çerdhet e fémijéve ka rend dhe disipliné “ushtarake”.
    Flora dhe fauna éshté e mrekullueshme.
    Çédhtja e banimit éshté çéshtje e kryer prej shumé vitesh.
    Ne disa qytete té vogla fjala vjen;;é shumé ka apartamente banimi, sesa, kérkesa pér banesa.
    Nderime shqiptare!

    • E paskan edhe Suedezet nje cen ! e bukura eshte se ja teregojme ne shqiptaret “ku i pikon catia”Per mend ne jemi te paret,mesojme gjithe boten, prandaj i kemi vize te rregulluara gjithe punet tona

  • Propozoi qe ky shkrim i gazetares te Braziljane per SUEDINE te botohet ne D I T A me te madhe dhe disa here.
    Po keshtu ambasadori Suedez te dali ne TV te gjithe vendit per te propaganduare shembullin Suedez.
    -Dhe artikujt e gazetave me historine Suedeze tu çohen ne zyra,shtepi,vetura e kudo te gjithe pushtetareve tane te babzitur qe po i marrin frymen popullit.
    -Kete e ka ne dore Kryeministri Rama i cili ka maxhorancen per te miratuare NJE LIGJ SPECIAL …i cili do te hynte ne HISTORI.

    • Ia mbeshtes deri ne RREZE,filozofit ushtarak, gjeneralit jo anonim Teme Lalaj nga Mallakastra qe harroi se idhullin e tij Edi Rama e ka per cdo gje si KARIKATUREN me te bukur te te gjithe kryeministrave ne bote!
      Keshtu e filloi edhe Rama ne fillim,shkonte ne zyre ne kembe!
      Keshtu beri edhe beniamini i tij Veliaj,qe sapo u zgjodh kryebashkiak i Tiranes,mori nje femije rom nga rruga te semure ne treotuar dhe e coi me makinen e tij private ne spital!
      Por vetem kaq bene keta sharlatane,se me pas i hodhen “mut” ne fytyre qytetareve duke i bere milionat rrush e kumbulla!
      Te krahasosh Ramen kryeminister dhe ministrat e tij me keta suedeze eshte njelloj si te krahasosh lepurin me tigrin!

    • O Ethem, po si ka mundesi qe nje rrote sallami si puna jote ka qene loqe madhor. Epo kishim ushtri atehere jo llafe. Me komandante si puna jote mire qe nuk ju tek Luksemburgut te na kishte sulmuar se per Zone do te na kishin pushtuar per dy dite. Tashti jo se do te kishte ndonje gje te keqe, vetem se do te ishte pak si turp.

    • Jo jo, Suedi nuk jemi dhe nivelin skandinav tè jetès nè komunitet, mbase nuk do e mbèrrijmè dot kurrè.
      Por ama, gjèrat po ndryshojnè, edhe pse ngadalè.
      Kryeministri, nuk çakèrrehet mè si pacient psikiatrie nè gjèndje tè rèndè, edhe urdhèr pushkatimi pèr popullin e tij, nuk jep.
      Ministri i mbrojtjes, nuk na hedh mè nè erè fshatrat, nè bashkèpunim me djalin e kryeministrit, pèr tu bèrè tè pasur me gjakun e fèmijève qè demontojnè arnatim ushtarak.
      Situatè kongoleze, kjo jona. Nuk èshtè e drejtè, tè ngrihen paralele krahasimi, aty ku nuk ka asgjè tè pèrbashkèt, as pikèn e nisjes dhe as destinacionin final.
      Tipari dallues i shoqèrive skandinave, èshtè mènyra e civilizuar e komunikimit me njèri tjetrin. Mendimet e njè “mirel” apo “arben” janè tipar dallues se deri ku shkon dikush, qè nuk posedon dinjitet personal dhe qè pèr njè lugè çorbè, flejnè edhe me Janullèn.
      Me Suedinè, nuk kanè gjè nè thes, kèta kafshues pulpash me pagesè.
      Pèr tè kèrkuar njè politikè suedeze, duhet doemos tè kesh edhe njè popull tè tillè, qè rrespekton ligjin dhe nuk bèhet shèrbètor i krimit.
      Nè Shqipèrinè tonè, hajduti dhe krimineli, kanè reputacionin e burrave tè zotè.
      Do ishte njè hap i madh pèrpara, nèse do fillonim ti shihnim dhe trajtonim pèr atè qè janè, kontigjent krimi.
      Suedia, èshtè vetèm njè hap larg. Apo jo?

      • Populli nuk eshte Suedez o Rama,ke te drejte,eshte Shqipetar,por kjo nuk do te thote qe lidershipi te jete Shqipetar e jo Suedez

  • Taksapaguesit shqiptar ia shperdoron parate qeveritari, ia vjedh me koncensione Monopol si ai i Rinasit dhe e degjeneron duke tallur b… dite per dite ne Facebook.

  • Nuk eshte e vertet! ju lexoni atopjese te gazetave qe deshironi. Politikanet suedez lere qe jane te kamur deri ne fyt me nga dy e tre shtepi po kane rroga marramendese, bile edhe kur hiqen nga posti per fajin e tyre marrin miliona, tye ashtuquajturen renie parashut. Lexoni me mire shtypin

  • Sepse suedia eshte socialiste si ne kohen e xhaxhit more trapa.
    Edhe kryepalla e nisi diten e pRe te punes me biciklete the gjithe shtypi bythlepires si tema e trumbetuan me te madhe.
    Edhe lali dhjeri diten e pare to punes shkoi me biciklete. Pastaj harroi shpejt. Harroi dhe kryepalla sepse pak muaj u desh we te benin super miljona me pop dhe koncesine.
    Ppp, pushtet, para, p……

  • Kur shqiptaret dru me pré te behen aq te civilizuar dhe te respektojne ligjin aq sa suedezet, – atehere kane te drejte te kerkojne nga qeveritaret e tyre qe te sillen si ata te Suedise. Nje popull qe ka respekt vetem per hajnin, per te qe nuk i japin nuse po nuk vodhi, “te fortin”, “te shkathtin”, etj etj nuk ka pse te kete pretendime per ti ngjare Zvicres apo Suedise. Jemi si qyteterim vite drite larg tyre. Ne duhet te marrim shembull nga Turqia, me te cilen kemi kaq shume gjera te perbashketa, si dembelizmin, rryshfetin, qenien rehat dhe buke thate etj etj. Me Europen jemi tejet larg, Prandaj te bertasim:” E duam Shqiperine, si gjithe Turqia”!

  • Ik moj corbe e prishun po si mundesh ti drejtohesh Shtz . mender Bamir M. Topi me TI apo Zotit Noka apo ZOTI Braqe apo zoti Palla e shume Zotave e ish-zotave qe kan shkerdhy kete vend per bark e per shpine!!!!!!

  • Me fal, nuk e dija qe Suedia qeka nje vend kaq i varfer. Nqs politikanet jetokan me kete stadard qesharak, atehere kush jeton me standard te larte ne Suedi. Se ne rregull, politikanet nuk paskan makina qeveritare, po kush i ble Volvot qe prodhohen ne Suedi? Me duket se egzagjerohet ne paraqitjen e gjerave. Dakord qe i lakan dhe i thakan rrobat neper lavanderite komunale, po lavatriçe per familjet nuk shiten neper supermarketet suedeze? Qe politikanet nuk kane privilegje te tepruara dhe te egzagjeruara eshte nje gje shume e mire, po si na i paraqisin ketu i bie qe politikanet jane pak si Lymi i Tutit.

    • shko bo i xhiro nga suedia qe ta verifikosh me syte e tua.
      Ne suedi nuk shko me gruja me pjell ne martenitet por vjen marteniteti tek shpia e saj,keshtu qe te evotihen shpenzimet e kota dhe pa vend edhe iliaçet jepen me kokra e jo me paketa te skadume si ne shqiperi,e shume detaje te tilla.
      Sa per volvon ate e bljne si suedezet por me shume eshte monopol eksporti per ti siguruar populli kushte sociale afgjata,arsim te shendoshe dhe te sakte,,shendetesi falas,kirurgji dentare falas etj.
      Skandinavet sidomos Norvegji dhe Suedi jane dy kollonat baze te skandinavise.
      Me te fuqishme sa sa gjermania.
      Sho boj i xhiro per lezt te kokres se qejfit por kujdes,se ke me radh goje shqyer ose memec dhe hutum nga habia e mrekullise suedeze.
      Bye Rrofte ZAPATA!!!

      • O HOMORA qeke pak i avashem. Ironine e kuptoke me bythe, po sidoqofte me bohet qejfi se qeke miku Zapates.

        • Plaku shtatgjati nga Tomorri deri tek Shpati.

          Ne artikuj serioz ironia dhe humori kane spikatien e vet,por kur ato i perqendrohen realitetit.
          Faleminers qe e vlereson miqesine time me ZAPATEN.
          Ah desh harrova me te dhon nje detaj te vogel mbi ironine,te ciles zduhet askurre ta shoqerosh me pyetie sepse i bie vlera e mesazhit nga ku ironia jote me kaloi neper shale.
          Ironia jote:”Se ne rregull, politikanet nuk paskan makina qeveritare, po kush i ble Volvot qe prodhohen ne Suedi? ”
          P.S.
          Bytha ime oshte me dhi e jo me pellit ah me leshu na i bomb nganjeher ne te rrallet po shpesh here(kujdes fjalen e nalume).
          😉

          • Bindem plotesisht per inteligjencen tende superiore dhe e vleresoj mundimin qe merr te behesh profesor e te me shpiegosh mua strukturen e ironise dhe kur e si duhet perdorur ajo qe edhe amebat si ti ta kuptojne. Me respekt te lutem te me hash nje mut o rrote sallami.

  • Tashti u kujtuar ju për harxhimit maramëdëse të hajdutëve dhe putanave që na qeverisin dhe deputetëve.
    PO JU NUK DINI SA SUPERFUNDE herë hodhën për gjoja sigurimin fi,ik te tyre.MILIARDA të pakrahasueshme me Asnjë vënd në botë,bile qindra herë më të larta se edhe me diktaturën.E përse për të ruajtur Edin Ilirin dhe Lumin.Vetëm për pordhën se ata si prek njeri me dorë.

  • Suedia qenka vend i prapambetur duhet temarre shembull nga ministrat dhe deputetet shqiptare qe deputeti duhet te kete mekine te blinduar te beje pushime lukksi,Ministrat duhet te kene akoma me shume privilegje te urdherojne kush do jete fitues i tenderit, te beje me pas shtece kontarate 20 % te kete te drejte te mari 20 % te vlerets se kontartes dhe te kete shtepi te bollshe 3 +1 me 3 banja ne qender te tiranes

  • shqiperi moj lule mali
    me edin karafil djali
    barok pamje kali
    kafe krem tek lokali
    fytit tek spitali
    si llesh pali
    shpaten pasha ali
    si gjem trendafili
    edi palla kopil prej kopili
    shqiperi tulipan me zili
    qeshet me gili-gili
    kater gjethe terfili
    shanci si servili
    hisell debili.
    Moj shqiperi aurore boreale
    pellg shure neper hale
    dale moj pa dale
    rruges pa sandale
    shpirt kufomash sociale
    pa shkolla dhe spitale
    pa uzina dhe mirmbajtie komunale
    plehra notuese neper kanale
    ullitjia me fekale
    sa biollogjike aq speciale
    krimet me shkalle fenomenale
    sa normale aq banale
    hije vdekjie monumentale
    lajle moj e fishkur lajle
    e ngerdheshur sentimentale
    peshtiresi ne bordell e lokale
    neteve rakia artizanale
    motrat,grate petale permbi petale
    joshiet,epshet banale
    kenget elegjike origji fatale
    neper krevetet e hoteleve
    shfryhen ofshamat origjinale
    moda moderne kanibale
    stringu joshjie sezonale
    fcb,instragam sekse infernale
    videot shkelqime hormonale
    bythe jashte fare normale
    motrat tona gjeniale
    lluks i botes vagjinale
    ekzibicionet kirurgjikale
    per nje foto me piedestale
    paraqet gazeta interkontinentale
    bukurite e motrave neper karnavale
    pallat fishkellim brimash ne anale
    llotari fati neper lokale
    ne tere boten origjinale
    paraqet femra shqipe emocionale
    shqiperine e nderur sensacionale
    ulluk turpi male permbi male.
    Oh,shqiperia patetike
    plakarushe mbi karrike
    vajtim turpesh satirike
    drame me pamjie idilike
    banale neper estrada komike
    trishtime,melankoli platonike
    dufe,shfryrjie homerike
    statuje ngrirjie pellazgjike
    monument perdhunimesh ilirike
    shqiperia me shance tragjike
    cinizem,ironie,blasfeme lunatike
    D’rama ediane krijese apollogjike
    ty varr per mbi varret lakonike
    ne krye te tendes energjike
    adhurim i modes paraqitjie demokratike
    rrjetet socaile edi me rime apostolike
    shqipet me himne fantomatike
    kenge sa e hidhur aq tragjike
    mbi lulen e namur shqiperi
    mjerim,kalbezim e varferi
    Moj e shemtuara shqiperia lozonjare
    llumet,intrigat,dredhite neper pazare
    E mjera shqiperi dele permbi delet manare
    trishtimi,dhimbjia saj si hare
    tare ti e lajthitura tare
    hiçit te namur fanar permbi fanaret
    drites se diellit vello zije
    ogurzeza hije neper hije
    dermimi shqipetares kapadeije
    degjenerimi flak joshjie
    dituri permbi lendina dije
    denegrim heroik ne pamjie
    hiçi ngjeshmeri vemjie
    premtimi ushunjez gjaku
    pall edi mençuri plaku
    turpin mahnites tek praku
    as shum e as se paku
    me ritem tik-taku
    shqipen si çanaku
    bubullim karadaku
    hadeve e flaku
    peshmerim bekim me sepaku
    shqiperi mo pranver shije behari
    koqe e byth tek kandari
    krenare mbi te moj bukuri
    eh moj zambake prej ari
    motrat vellezerit i huaji prej zagari
    me zinxhirin e uri
    nje fishkellim me potpuri
    drita vitrinash lakmi kumari
    fotografi seksi tek altari
    mesysh tersi i keqi sy ah zagari
    i marri tek i marri
    rrin heshtur perpbri-perbri
    rrebesh e furi
    shtrudhie akull frigoriferi
    ah moj krenari moj kranari
    pa nena e pa burra trimeri
    shkaterrimi i qetesise se varrit
    vasha thellez e azgani i djalit
    bjeshkeve te malit
    nga valbona nga drini
    ne degjenerim mirse na vini
    ju shqiptare,ti e tera freskia shqipeni.
    Eh moj shqipeni lis pa vend mejdani
    Ed pallushi ed hajvani
    qe nga dje e deri me tani
    ne anekand si tigani
    ed palles hajnit nje shikim
    lule perbi luet ne trshtim
    e semura shqiperi ne lengim
    shpresim enderrave mbi shpresim
    Oh shqiperi trendafil behari
    me petale e gjemba prej ari
    e himte e brishte ne kersheri
    sklitje emri mbi pllake varri
    hulumtim kenge pa potupuri
    Aj mo shqipni elegance zambaku
    hija ogurzeze peshperim çanaku
    kull vajtimi,kull ngujimi
    lotet diamant shkelqimi
    ne zi mergimi
    zeri rinis klithie kumbimi
    dhurata e edi krimbit
    vepra shpetimit
    pellitjet zili pellitjesh
    shprsa kenge zvenitjesh
    e luljia shqqiperi ylber peshperitjesh.
    Oh moj shqiperi behari vjeshtes…
    vjeshte dimri peshperima gjethes…

  • Ç’ qenka lodhur kot Marksi me “Kapitalin” për t’a shkrojtur duke u stermunduar gjithe jeten per ti treguar njerëzimit se cili ishte burimi i pasurimit te nje pakice dhe varferimi i shumicës absolute te njerzimit, kur barazine ne shoqerine njerzore e paska arritur Suedia qe me Kushtetuten e vitit 1766 ne te cilen shkruhej për te drejtën e qytetarëve per tu njohur me dokumentët e qeverisë. Po a shkruhej ne Kushtetuten e monarkisë suedeze për te drejta te barabarta ndaj mjeteve te prodhimit, te cilat krijojnë te mirat materiale që janë burimi i jetës së njerzimit? Me siguri qe jo. Sepse Suedia është një vend kapitalist dhe si te gjithë vendet kapitaliste ne themel të ekzistencës se tyre kanë pabarazinë materiale, sociale, politike e shpirtërore.
    Pa e zgjatur, për të mos u bërë i mërzitshëm dua të them se dokrrat e gazetares braziliane janë te bukura e të pranueshme per Brazilin e brazilianet dhe këtë eksperiencë të “bukur” suedeze le t’ua serviri qeveritarëve te Brazilit me qëllim qe edhe Brazili i sajë te bëhet si Suedia dhe ajo te kthehet në vendlindje te mos torturohet nga i ftohti Nordik, nga i cili shpesh herë e pëson edhe Europa.

    • O Gimo, a ke qene noi here ne Suedi ti? E dyta akoma me psikopatite grafomanike te Kar(l)it u merrke zotrote? A nuk te mjaftoi ty falimentimi ne rang boteror i sistemit qe u ndertua duke ndjekur halucinacionet e Marksit? Nejse, njeriu eshte i lire te besoje cfaredo budallalleku qe deshiron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *