Si nuk pati dinjitet kardiologu pasionant i shëtitur!

Ornela

Pajtim Bello

Të gjithë e dëgjuam Z.Berisha të thotë: ”..po të kthehemi 40 vite pas mua do të më gjenit një kardiolog pasionant, një njeri i shëtitur që jetonte absolutisht jo keq,… por kishte një problem, nuk kishte dinjitet ky njeri.”.

Me këtë rrëfim ky njeri/mbreti vendosi të dalë lakuriq! Një film dokumentar me metrazh të gjatë. Bukuri: “Një njeri i shëtitur që jetonte absolutisht jo keq!” Ia ka dalë të përfshihej në “elitën” e kohës, kur at’herë jo kushdo mund të arrinte një majë të tillë. Por si?! Për kohën që bëhet fjalë plotësimi me çdo kusht interesave vetjake të larmishme e në rritje, në një masë të dalluese mbi ambientin që të rrethonte, e kishte një çmim. Do ti nënshtroheshe një procesi formimi apo çformimi të karakterit. Nga “e imja” kaloje tek “vetëm për mua”, nga “vetëm për mua” kaloje tek “Unë” dhe Brenda pak cikleve nga  “Unë”, nxirrnin hundët “Uni” bashkë me Egoizmin! Në këtë moment prirja egoiste është kthyer në ligjësi përcaktuese në karakterin e një njeriu.

Filozofia përcakton se egoizmi është armiku natyror i lidhjeve/marrëdhënieve të tjera. Si i tillë egoizmi përligj çdo lloj veprimi përtej kodeve/kufijve të moralit të pranuar apo të lejuar. Prej këtej ky njeri udhëhiqet nga paranoja dhe pragmatizmi. Këtu fillon shkërmoqja e dinjitetit!.. Sikundër e pranon edhe vetë, as z.Sali nuk mund t’i ketë shpëtuar këtij procesi, (nuk kishte dinjitet ky njeri!..). Si të tillë, me apo kundër dëshirës së vet, e katapultuan në Lëvizjen Demokratike. Poshtë derës futi këmbën e lyer me miell të bardhë, shkeli mbi fituesin e garës për Kryetar të PD dhe i rrëmbeu postin, një veprim i natyrshëm për Z.Berisha.

Deri në vitin 1990 mik i familjeve të udhëheqjes, falë tyre edhe shkëlqeu mbi të tjerët, por nuk u zverdh ti anatemonte ato familje si komuniste e kriminele dhe mbi to të lartësohej si më antikomunisti i shekullit. I quajti shqiptarët bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës por, si kirurg pasionant, nga kjo bashkësi ndau vehten dhe ata që i duheshin për të përmbushur misionin. Pa dhimbje i nxiti shqiptarët të investonin edhe qindarkat e fundit në piramida deri ditën e falimentimit të tyre. Deklarohet miku më i madh i SHBA por nuk lë rast ti ikij pa dëmtuar imazhin e tyre, së fundmi edhe me përballje ndërkombëtare në Parisin e tij të preferuar. Përgjërohet për Kosovën por lejoi të furnizohej me karburant makina luftarake vrastare e Millosheviçit apo i kërkoi Delegacionit të Kosovës që të mos firmoste Marrëveshjen e Rrambujesë. Hiqet sikur nuk di si u tret fati i kosovarit Remzi Hoxha edhe pse pranon që në këtë çështje janë përfshirë institucionet e shtetit që Ai i drejtonte. Në ngjarjet e viteve 96-97, kur Shqipëria u shkrumbua dhe rrezikoi ndarjen veri-jug, Ai armatosi militantët e PD dhe bashkë Ushtrinë i nisi të sulmonin jugun e Shqipërisë me këmbësori e deri bombardim me avionë që u ngritën në qiell. Në 21 janar 2011, përballë zyrës së tij, Garda e Republikës vrau katër protestues dhe brenda kryeministrisë u zhdukën provat e krimit. Ai akuzoi si puçistë, horra e lavire bulevardi shtetarët plangprishës; madje akuzoi protestuesit dhe të vrarët duke shkelur mbi dinjitetin e të gjithëve!

Tani kuptoj përse Saliu President dhe Kryeministër, e kishte të lehtë, të sillej si më sipër. Një udhëheqës shumë mëkate i bën jo vetëm se ia kërkojnë ti bëjë por edhe sepse ia ofron karakteri e vet! Por vjen ora kur prej mëkateve të rënda sistemi del jashtë qendrës së rëndesës, të merr me vehte e të nxjerrë lakuriq përkarshi njerëzve të tu dhe aleatëve. Historia të damkos me vulën e turpit, kjo më së paku. E ku hyn dinjiteti i individit  këtu?!.. Dinjiteti, si virgjëria, humbet një herë dhe nuk vjen më. Nuk është mall në tregun e pakicës apo shumicës.  Cilin dinjitet i kanë shkelur SHBA, kur siç deklaroi Z. Sali Berisha në orën 1800 të datës 20 Maj 2021 “…nuk kishte dinjitet ky njeri”!.. Dinjitetin t’ia kërkojë vetes dhe jo SHBA.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte Saliu i zi e katran ne shpirt si para edhe pas 1990. Rrnofshin SHBA qe e hapen lojen sepse duhet te paguaje per gjithe te keqijat qe ka bere dhe nuk ka bere pak. Eshte kriminel i lindur. duhet bere gjyq publik dhe te terhiqet zvarre neper Shqiiperi e Kosove. Cika

  • Hahaha Po kur tha se gabimi I tij edhte futja ne Partine e Punes.Hahaha I dhjere na frika se vite para ka thene se u fut per denoncimin e Traktatit te Varshaves.Tani na thuj kur u bere spin se amerikanet e kane.

  • Pa nje pa dy qe saliu eshte spiun i serbise dhe tani po luan hapur. Nuk dime ku luajne Ilir Meta me Lulin,? Erdhi dira qe te dekonspirohen spiunet…, antishqipatret. Aliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *