Si nuk vure mend, o Sali

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

O zoti deputet Berisha! Si ka mundësi që pas një humbjeje të thellë në zgjedhje, sot vazhdon dhe kërkon protesta? Nga karrigia ose nga kali u rrëzove për shkak të politikave që ndoqe për tetë vjet me radhë dhe për programin që na ofrove për katër vitet e ardhshme, nuk na pëlqeu dhe nuk të votuam dhe këtë duhet ta dish. Gjithë kohën më ka lindur pyetja: si nuk nxjerr mësim nga gjithë politikanët evropianë të moshës tënde? Me thuaj një ish-kryeministër apo dhe ish-president (se të gjitha i ke provuar), pas humbjes së zgjedhjeve, a kanë vazhduar akoma të jenë në skenën politike? Më thuaj njërin. Ti na qeverise për 8 vjet, ti i kërkon popullit të ngrihet në protesta. Për çfarë? Të rrëzojmë këtë qeveri dhe të vish ti prapë? Lëre rininë të jetë përpara, lëri njerëzit e ndershëm dhe moderator të PD-së të dalin në krye të opozitës, ti vazhdo detyrat e moshës dhe ngrysu diku mos të të shikojë njeri, se ku i dihet, mos harron ndonjë ditë dhe drejtësia s’merret me ty!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *