Një vajzë shqiptare shkoi në Itali me premtimin e një pune dhe shpresën se kishte gjetur njeriun e jetës, por ajo ra në kurthin e tmerrshëm të një shqiptar, 37 vjeçar me iniciale L.B. Ai është arrestuar nga policia.
E reja kishte arritur në Itali më 20 prill, ku kishte marrë një shtëpi në Staggia. Por, me të shkuar në banesën e premtuar nga bashkëkombësi, është futur në një bodrum dhe është kërcënuar.
Aty, burri i ka treguar vajzës se nuk kishte qëllim të krijonte familje me të, por për ta shfrytëzuar si prostitutë.
Me qëllim për ta bindur, shqiptari e ka shfrytëzuar seksualisht dhe e ka dhunuar dhe poshtëruar me qëllim që ta bindte për t’u bërë prostitutë.
Në një moment, siç raportojnë mediat italiane, vajza ia ka vjedhur telefonin 37-vjeçarit duke i telefonuar të motrës që jetonte në Grosseto të Italisë, duke i shpjeguar gjithçka po ndodhte. Ajo ka rrëfyer se ishte e izoluar në afërsi të Poggibonsi.
Ishte motra ajo që ndërhyri duke bërë denoncimin. Më pas, janë lajmëruar autoritetet shqiptare për të përgjuar telefonin e burrit, por siç shkruajnë mediat italiane, ai dilte i fikur në gjuhën shqiptare.
Pavarësisht nisjes së hetimeve, asgjë nuk u zbulua. Ishte një telefonatë e një shtetasi italian, që lajmëronte se dëgjonte britma dhe klithmat e një gruaje që dilni nga një shtëpi në Staggia.
Operacioni i policisë nuk vonoi duke arrestuar shqiptarin me iniciale L.B. Vajza është dërguar në spital për trajtimet e nevojshme.
Burri është transferuar në burgun e Siena në akuzën e rëndë të rrëmbimit dhe lëndimeve trupore.
