Guida e plotē: Si plotësohet dosja që duhet për të dalë në pension

Ornela

Mosha e përcaktuar, si dhe periudha e sigurimit janë dy kushtet bazë që çdo individ duhet të përmbushë për të hyrë në skemën e përfitimit të pensionit.

Me plotësimin e këtyre dy kushteve çdo person duhet që të paraqitet pranë strukturave rajonale të sigurimeve shoqërore për të paraqitur kërkesën e përfitimit, si dhe dosjen e dokumenteve të kërkuara sipas llojit të pensionit për të cilin aplikohet.

Me ndryshimet e bëra, janë thjeshtuar procedurat e sigurimit të dokumenteve që përmban dosja e pensionit.

Institucionet ku gjenden dokumentet e kërkuara

Një pjesë e këtyre dokumenteve tashmë mund të merren edhe online në portalin e-Albania.

“Për të përfituar pension pleqërie, pension të reduktuar, dhe pension si nënë me shumë fëmijë, etj, përfituesi, ose i autorizuari me prokurë duhet të paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (ALSSH) të vendbanimit të tij, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e daljes në pension. Përfituesi për pension, ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet e përcaktuara ”, bëjnë me dije autoritetet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar edhe listën e plotë të dokumenteve të detyrueshme, dokumenteve që duhen në mungesë të librezës së punës, si dhe dokumenteve shtesë për kategori të caktuara që duhet të paraqiten për përfitim e të gjitha llojeve të pensionit.

Në skedën informative mbi dokumentacionin për pleqërie të zbardhur nga ISSH gjeni të detajuar edhe institucionin që është përgjegjës për lëshimin e secilit dokument që ju nevojitet.

Përfitimet e plota

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore, pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.

Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.

Po sipas ligjit, shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive.

Më tej, në ligj saktësohet se në asnjë rast shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se sa masa e përcaktuar për pensionin social.

Përfitimet e reduktuara

Krahas pensionit të plotë, personat e interesuar kanë mundësi të përfitojnë dhe pension të reduktuar.

Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension të përcaktuar në nenin 92 kur kanë plotësuar vitet e sigurimit të përcaktuara, si dhe nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar. Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit.

Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara është 0.6 për qind në muaj.

“Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i plotë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit, para mbushjes së moshës së përcaktuar në nenin 43, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit të pensionit të plotë të pleqërisë, për personat që plotësojnë kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, është 0.6 për qind në muaj”,  përcaktohet në ligjin e sigurimeve shoqërore.

Dokumentacioni i detyrueshëm për të përfituar pension pleqërie:

Dokumentacioni i detyrueshëm                              Institucioni që lëshon dokumentin

Fotokopje e Kartës së identitetit                                             Vetë personi

Certifikatë familjare                                                               Portali e-Albania, DRSSH

Certifikatë martese (kur ka ndryshim mbiemri)                    Zyra e Gjendjes Civile

Deklaratë për vitet e punës                                                    Vetë personi

Librezë pune                                                                           Vetë personi

Librezë kontributesh                                                               Vetë personi

Vërtetim për periudhën e shërbimit Ushtarak (për meshkujt)  Qendra e Personel Rekrutimit

Diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat) Shkolla e Lartë

 

Dokumentacioni shtesë në rastet e mungesës së librezës së punës dhe asaj të kontributeve:

Vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës                       Qendra e Punës

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në vitin 2011

Qendra e Punës

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 2012 deri në momentin e lënies së punës                                                                                             Portali e-Albania, DRSSH

Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë)                                    Zyra e Punës

Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë                                    Gjykata

Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve                                   Vetë personi

Vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak)                                   Qendra e Punës

 

Dokumentet shtesë në rastet e përfitimit si ish i dënuar politik:

Vërtetim për faktin e dënimit politik dhe kohën e vuajtjes                Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Vërtetim i gjendjes gjyqësore                                                            Zyra e Gjendjes Gjyqësore

 

Dokumentacioni shtesë për përfitimin e pensionit si nënë me shumë fëmijë:

Certifikatë lindje e fëmijëve                                                               Portali e-Albania, DRSSH

Certifikatë martese e fëmijëve                                                          Portali e-Albania, DRSSH

Certifikatë vdekje për fëmijët që jetojnë me prindërit                     Portali e-Albania, DRSSH

 

Dokumentacioni shtesë në rastet e ndryshimit të gjeneralitetit:

Vërtetim nga Njësia Administrative për ndryshimin e gjeneralitetit            Zyra e Gjendjes Civile  Vërtetim nga qendra e fundit e punës për ndryshimet e gjeneralitetit       Qendra e Punës

 

Dokumentacioni shtesë në rastet kur personi ka punuar si kuadër në ish-kooperativë bujqësore:

Vendimi i emërimit në punë, si kuadër                                  Arkiva e Shtetit

Diploma e shkollës së mesme/lartë                                       Drejtoria Arsimore/Shkolla e Lartë

 

Dokumentacioni shtesë në rastet e përfitimit të pensionit të reduktuar

Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat                                          DRSSH

Vërtetim si kërkues pune                                                                    DRSSH

 

Dokumentacion shtesë për përfitimin e pensionit të minatorit, konform nenit 3, të Ligjit nr. 150/2014:

Fotokopje e Kartës së identitetit                                                         Vetë personi

Certifikatë familjare                                                                           Portali e-Albania, DRSSH

Deklaratë për vitet e punës                                                                Vetë personi

Librezë pune                                                                                       Vetë personi

Librezë kontributesh                                                                           Vetë personi

Vërtetim për periudhën e Shërbimit Ushtarak          Qendra e Personel Rekrutimit

Vërtetim për derdhjen e kontributit suplementar                             Qendra e Punës

 

Dokumentacioni shtesë për kompensimin e energjisë elektrike:

Vërtetim për pagesën e energjisë elektrike                                                  OSSHE

Deklaratë për kompensimin e energjisë elektrike                             Vetë personi, sipas formatit të ALSSH-së

 

Për të përfituar një pension suplementar shtetëror, konform Ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996, i ndryshuar, duhet paraqitur dokumentacioni i mëposhtëm:

Fotokopje e Kartës së Identitetit                                                                     Vetë personi

Certifikatë familjare                                                                           Portali e-Albania, DRSSH

Vërtetim i vjetërsisë në shërbim/detyrë/funksion                                         Qendra e Punës

Vërtetim i pagës referuese të detyrës/funksionit                                          Qendra e Punës

Fotokopje e Librezës së punës                                                                        ALSSH

Vërtetim i gjendjes gjyqësore                                                                        DRSSH

 

Dokumentet shtesë për pension suplementar si ish-ushtarak, konform Ligjit nr. 10142, datë 15.05.2009, i ndryshuar:

Fotokopje e Kartës së Identitetit                                                         Vetë personi

Certifikatë familjare                                                                           Portali e-Albania, DRSSH

 

Dokumenta shtesë për pension suplementar si pilot, konform Ligjit nr. 9128, datë 29.07.2003, i ndryshuar:

Fotokopje e Kartës së Identitetit                                             Vetë personi

 

Dokumentet shtesë për pension suplementar si efektiv lundrues i nëndetëseve, konform Ligjit nr.9361,datë 24.03.2005:

Fotokopje e Kartës së Identitetit                                             Vetë personi

 

Dokumenta shtesë për pension suplementar për titull shkencor akademik, konform Ligjit nr. 10139, datë 15.05.2009:

Fotokopje e Kartës së Identitetit                                                         Vetë personi

Dëshmi për marrjen e titullit ose vërtetim                Komisioni i Kualifikimit Shkencor/Komisioni i Vlerësimit të titujve

Vërtetim për kohën e gëzimit të titullit                                                         Qendra e Punës

Vërtetim për pagën referuese,                                                                      Qendra e Punës

 

DITA

Share This Article
3 Comments
  • ore cuna , po kur duhen te behen keto dokumenta kur te mbushesh te 65 vjetet apo me pare ..? {per meshkujt flas } kurre nuk gjeta nje njoftim te sakte , por skini faj ju , pasi ku te gjeni gazetare te mire ?! ata iken te gjithe jashte shtetit ..! a more katrane ju thoni , ne po bejme nga 30 vjet ne “kurbetin e zi ” , ku erdhem te rinj dhe u beme te vjeter , ju te vjeter {zheji} enderoni te beheni te rinj..!

  • kur e ke libresen e sakte perse u dashka dhe vendimi i komqe je emru ne pune per koop bujqesore flas psh nje ekonomist ne koopperativ bujqesore apo N/BUJ ku mund ti gjej emerimet deri sa i ka ne libres vitet e punes kush ti hidhte ne ate kohe kot ne libres as qe behej fjale po doni dhe ca leke me me shku ne arkiva me nxjerr vendimet e komitetit te asaj kohe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *