Nga Habjon HASANI
E ç’rëndësi ka sa e lartë do jetë poltrona që ta bëjnë gati të tjerët, në llogari të fundit, prapë bythën tënde do të duhet të vendosësh edhe aty”, – se di pse por mu kujtua fiks kjo shprehje kur u krye dhe akti i fundit i një procesi 3 javor, akti i leximit të një copë letre, me emrin e fituesit në PD, Lulzim Bashës. Procesi në thelbin e vetë përbënte një risi për Partinë Demokratike, pasi kjo parti që prej themelimit të saj, nuk na kishte treguar asnjëherë se si do reagonte pas dorëheqjes, e për më tepër, pas pranimit publik të humbjes të njeriut që e diktoi fort fatin e saj, Sali Berishës. Ndaj dhe procesi përveç rëndësisë politike dhe kombëtare, merrte dhe dozat e një kurioziteti të shtuar: Si do reagonte PD-ja tani që Patriarku bëri atë që se kishte bërë kurrë më parë, pasi pranoi humbjen? Ajo që ra menjëherë në sy, ishte goditja që mbërriti nga vetë teksti i dorëheqjes së Patriarkut. Berisha doli përpara mediave dhe pranoi humbjen e zgjedhjeve. Më pas, në vijim të fjalimit deklaroi se kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD, por pak më tej… ai shtoi se do të qëndronte kryetar në detyrë për të mbikëqyrur procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri. Kaq duhej që shumica e zyrtarëve dhe drejtuesve të kësaj partie, në të gjitha nivelet të merrnin qartë sinjalin: Gjyshi do ngulë njëherë spirancën e vetë pastaj do ikë. Kjo deklaratë në fakt, ishte fillimi i një situate të tensionuar dhe me shumë të panjohura që shoqëroi gjithë procesin e garës dhe të kandidatëve në PD. Partia, kishte Sekretar të Përgjithshëm që shumë mirë mund ta kryente këtë rol, ndaj dhe, prania fizike e Berishës për të mbajtur frerët e garës nuk mund të ishte diçka dhe aq pa lidhje. Më pas erdhën kandidimet. I pari ishte Sokol Olldashi. Ai shkoi njëherë në zyrën e Berishës dhe pasi qëndroi rreth 45 minuta me të, doli dhe shpalli kandidimin për kryetar të kësaj partie. Mes zyrtarëve të kësaj partie ka pasur një hije të rëndë dyshimesh mbi këtë takim. Dilema që shtrohej ishte: Kolin e ka thirrur Doktori, apo Koli ka shkuar dhe ka trokitur me iniciativë të vetë tek Doktori? Pra në thelb kishte pasiguri nëse Olldashi me ndërgjegje dhe vullnet të lirë do të pranonte të ishte një kundrafigurë e kandidatit fitues Lulzim Basha, apo kishte shkuar te Berisha duke i bërë të ditur ambicien e tij, duke qenë më se i qartë se në planet e Berishës për trashëgiminë e PD-së nuk kishte vend për të.
Koli nis nxemjen
Por, përtej dilemave që e shoqëruan deri në ditën e fundit të garës, Sokol Olldashi nisi të bënte një organizim domethënës në të gjitha rrethet. Goditjen e parë nga Berisha e mori kur kërkoi në kryesi që gara të zhvillohej në muajin Gusht, Olldashi kërkonte kohë. Kryesia ia rrëzoi kërkesën në të njëjtën ditë që e njohu zyrtarisht si kandidat sëbashku me Lulzim Bashën dhe dy të tjerë. Ishte një sinjal i qartë se kryesia e udhëhequr nga Berisha, nuk kishte ndërmend ti shkonte pas avazit nevojave të Olldashit për të modeluar fushatën e tij. Gjithçka nisi me nxitim. I vetëdijshëm se kishte për të paguar faturën e kandidatit më pak të preferuar nga Doktori, Olldashi bëri një lëvizje pak sa të çuditshme që në fillim. Ai pajtoi djemtë dhe vajzat e dekorit që asistonin Berishën gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të 23 Qershorit. Mori me vete në çdo takim të njëjtin staf të rinjsh që kishte marrë Berisha deri më 22 Qershor. Ishte një përpjekje për të dhënë idenë se Berisha në fakt i kishte ofruar dhe dekorin e vetë për ti ardhur në ndihmë. Një përpjekje groteske, e cila e tillë mbeti deri në fund. Askush nuk mund ta kapërdinte dhe të vinte në diskutim planet serioze të Berishës me Lulzim Bashën, duke u bazuar te dekori i ngjashëm mes Olldashit dhe Berishës. Olldashi motivoi fort të vetët duke u shprehur publikisht, madje në çdo takim e tavolinë se Lulzim Basha kishte për të fituar vetëm në tre qytete. Në Tiranë, Elbasan dhe në Dibër. “Në të gjitha qytetet e tjera keni parë se çfarë kam për të bërë”, – u thoshte ai mbështetësve të vetë.
Luli SHIP-i dhe Listat
Në ndryshim nga rivali i tij, Lulzim Basha thuajse nuk është impenjuar fare personalisht për fushatën e vetë. Takimet e tij ishin të koordinuara nga një staf njerëzish të ngushtë të tij dhe të Berishës, ai vetëm lexonte një ditë para se ku do të ishte të nesërmen dhe kaq. Sallat mbusheshin gjithnjë, por vetë Basha nuk është se bënte ndonjë telefonatë për të organizuar takimet, e gjente shtruar kudo që shkonte. Pas takimeve të para në horizont nisi të ndihej problemi i listave. Partia kishte ngarkuar një person të quajtur Florion Xhuti, të merrej me hartimin gjeneral të tyre. Xhuti është zëvendës/shef organizativ në PD, pjesë e një strukture që njihet si SHIP-i, ose Shërbimi Informativ i Partisë. Gjatë gjithë muajt e fundit Xhuti mbante kontakt vetëm me Berishën. Në fakt emri dhe ekzistenca e SHIP-it ka qenë thuajse fare e patrajtuar në media, madje për shumëkënd kjo strukturë pretendohet si një sajesë mediatike apo teori konspiracioni. Çuditërisht, kësaj strukture okulte në PD, emrin ia ka vendosur i pari Azem Hajdari. Në vitet 95-96 kur ai ashpërsoi marrëdhëniet me Berishën dhe u godit prej tij, miqtë e tij kujtojnë takimet në “Rogner”, kur Azemi u thoshte: “Mirë Gazidede se jam mësuar, po nuk më lënë rehat as këta spiunët e SHIP-it”. Pas vitit 1997 SHIP-i u drejtua nga Gjergj Lezhja dhe struktura u “pagëzua” me këtë emër ndër të tjera edhe nga ish-ambasadorja amerikane Mariza Lino, e cila i referohej shpesh kësaj organizate okulte të PD-së me të njëjtën frazë, SHIP, në takimet që ajo kryente në Tiranë. Mobilizimi i SHIP-it për hartimin e listave ishte dhe mesazhi i parë direkt për të gjithë njerëzit e Sokol Olldashit se kubeja e partisë nuk kishte ndonjë plan për të, të gjithë ishin përveshur për të emëruar Lulzim Bashën kryetar. Situata e krijuar ishte edhe tensionuar por edhe komike. Bashkëpunëtorët e ngushtë të Olldashit merrnin prej tij udhëzimet për organizimin e fushatës, entuziasmoheshin nga siguria e Sokolit që u fliste për një fitore drastike mbi Bashën, por pas takimeve me Sokolin, ata nisnin telefonatat për të konfirmuar dhe vetë emrat e tyre në listën e votuesve. E dinin mirë që SHIP-i mund edhe ti “qërronte” arbitrarisht nga listat. E ku do ankoheshin nëse e pësonin?
Dritëhijet e Kolit
Sokol Olldashi doli të martën në një konferencë për shtyp duke bërë një deklaratë të pazakontë, të papritur madje edhe për njerëzit që për 3 javë rresht e kanë shoqëruar non-stop në fushatën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Goditi procesin dhe parregullsitë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Nuk është se tha ndonjë të pavërtetë, as kur përmendi listat e mangëta dhe as kur foli për presione ndaj mbështetësve të tij. Thjesht, fakti që e tha, nuk është pak. Stafi i tij përgjatë gjithë kohës nuk ka ditur ti përgjigjej me siguri kurrë pyetjes nëse Sokol Olldashi do denonconte një proces farsë. Në fillim kur i pyesje se nëse besonin në fitore, shpreheshin entuziastë. Pastaj kur i pyesje se nëse përbënte problem që kandidati i tyre kishte zero njohuri për listat e zgjedhësve, thonin që ka ca probleme, por Sokoli kishte marrë të gjitha garancitë nga Berisha për një garë korrekte. Pyetjes finale, se çfarë do të bënin ata nëse listat e Florion Xhutit dhe SHIP-it do ta bënin garën të pabarabartë, ata i përgjigjeshin me hipokrizi dhe me një siguri të sforcuar, sipas tyre nuk kishte asnjë arsye që kjo gjë të vihej në diskutim. Nëse vazhdoje më tej dhe i kërkoje të dije nëse Sokol Olldashi do ta denonconte apo jo një garë farsë të organizuar nga Berisha dhe SHIP-i, në rastin më të mirë ndërronin temë bisede, por kishte dhe ndonjë që çohej me vrik nga tavolina. Ishte një Tabu pra, as vetë bashkëpunëtorët e Olldashit, nuk e çonin dot nëpër mend se kandidati i tyre do të ishte aq trim sa të bënte një veprim të tillë…mos o Zot, t’i kundërvihej procesit që e bekoi dhe vetë Patriarku. Stafi i Sokol Olldashit gjatë gjithë kohës e ka ditur se po diskriminohej në garë, por asnjëherë nuk gjeti guximin të bashkëpunonte me gazetarë për të konkretizuar problemin dhe për ti dhënë jehonë të vërtetës. Aq më keq ishte nëse shkoje si gazetar i ndonjë gazete që ata e klasifikonin si të majtë, ishin aq të kompleksuar sa nuk donin të kishin as telefonata e jo më takime pune në kafe. Në fakt, ky qëndrim i një pjese të tyre përbënte një të dhënë të rëndësishme, pasi tregonte qartë “terrorin psikologjik” që ishin duke jetuar ata në këtë garë. E çfarë duhej tjetër për ta kuptuar?
Koli gjen samar, gjen LSI-në
“Kur nuk i bie dot gomarit….i bie LSI-së”, – shprehja e vjetër popullore mund ti përshtatet shumë mirë dhe thuajse-kauzës që gjeti Sokol Olldashi si pikën e tij më të fortë në këtë fushatë. Ai nisi një agresion verbal në fjalime kundër LSI-së duke i faturuar asaj një pjesë të mirë të shkaqeve të humbjes më 23 Qershor, por duke fituar dhe një valencë identiteti në garë, pasi dihet publikisht që Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë një partneritet dhe një miqësi të konsoliduar dhe që në PD shumëkush ka pritshmëritë se kjo lidhje mes tyre mund të rezultojë dhe afatgjatë. Por a ishte kjo tezë e Olldashit, një kauzë prej kryetari PD-je(në tentativë)? Vetë Sokol Olldashi nuk është se kishte dallime thelbësore me kandidatin Basha. Të dy kanë qenë të promovuar në politikë vetëm falë vullnetit të Berishës, pavarësisht korridoreve që ia kanë sugjeruar Berishës emrat e tyre. Të dy ishin ministra për thuajse 8 vite dhe në mënyrë analoge i janë nënshtruar pa kushte çdo vullneti, kërkese apo dhe kapriçoje të familjarëve të Berishës. Nuk kanë guxuar kurrë t’ua bëjnë fjalën dysh. Në fakt është e vështirë të gjesh në PD ndonjë ministër që ka vepruar ndryshe me familjarët e Berishës dhe presionet e tyre, përjashtim përbëjnë ndoshta vetëm Besnik Mustafaj dhe Ilir Rusmali, të vetmit që treguan kurajë për të rezistuar ndaj këtyre presioneve. Të dy kanë paguar faturën e kësaj rezistence. Por Sokol Olldashi përveç se ishte identik si Basha i nënshtruar ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, i kishte krijuar vetes dhe një antipati të përgjithshme në radhët e PD-së si pasojë e sjelljes së tij prej snob-i dhe ironiku mospërfillës. Olldashi është kryetari i fundit i Forumit Rinor të PD-së i zgjedhur me votë, që në vitin 2002, të gjithë të tjerët janë emëruar. Kërkesave nga anëtarët e forumit në vite për të ndikuar që të bëheshin zgjedhje në FRPD ai nuk u kushtoi kurrë rëndësi. Nuk e vinte ujin në zjarr për funksionimin e demokracisë në PD, ndonëse sot është duke e pësuar më shumë se kushdo këtë klimë në PD. Ish-bashkëpunëtorë të tij e mbajnë mend atë në fushatën e vitit 2007 për Bashkinë e Tiranës njësoj mospërfillës, çohej në orën 12:00 të drekës nga gjumi edhe pse ishte në pikun e fushatës për tu bërë kryetar i Bashkisë më të madhe në vend. Por edhe si ministër i Transporteve, përveç ftohjes dhe distancimit të tij me militantët dhe bashkëpunëtorët e dikurshëm ai e shfaqi arrogancën dhe në të tjera nivele, më serioze. Për tu përmendur është një mbledhje e bërë me disa biznesmenë ndërtues rrugësh, të cilëve qeveria u detyrohej rreth 230 milionë euro për punë të papaguar. Njëri prej biznesmenëve në takim i thotë Olldashit se “po u ndryshkeshin makineritë” dhe se ishin bllokuar totalisht. Olldashi me arrogancë ia kthen: “Zoti X, unë nga ana ime do të të pyesja ty, si i sigurove paratë që bleve 4 milionë euro makineri. Një telefonatë e kam dhe më vjen e plotë dosja e atyre parave”. Mesazhi ishte i qartë për të gjithë biznesmenët e pranishëm në takim: Harrojini këto muhabete, se ju bëjmë të merrni valixhet. Sigurisht që edhe si i tillë Olldashi ka vepruar nën autoritetin dhe garancitë e Berishës sado që sot ai ankohet për LSI-në. Por Olldashi nuk mundet dot realisht të thojë të vërtetën hapur, pa qenë nevoja ti bjerë nga Kina, apo nga LSI-ja, pasi problemin Olldashi nuk e ka pasur në asnjë moment me LSI-në, sado që kjo e fundit mund të ketë favorizuar tangencialisht Bashën, problemin real Olldashi e ka pasur me një person konkret, që nuk është Sali Berisha.
Kumbarja e fituesit
Ka një të vërtetë të njohur gjerësisht, botërisht, në PD e më gjerë, por që asnjë nga figurat drejtuese kryesore të PD-së nuk guxon ta thotë, të paktën deri më tani. Lulzim Basha është investim direkt i Argita Malltezit(Berishës). Basha është manekina që i ka borxh gjithë karrierën e vetë zonjës Malltezi, por njëkohësisht është dhe personi që me paaftësinë e tij natyrore për të çarë i vetëm, shërben dhe si kolateral i trashëgimisë së Berishajve mbi partinë. E thënë ndryshe, Basha plotëson kriterin e “fëmijës”, ai do ketë gjithnjë nevojë për dikë që ta marrë prej dore dhe ti tregojë rrugën, apo ta mbajë në prehër, apo ta mësojë të mos ketë frikë nga “gogoli” etj etj. Është një manekinë e bërë si me porosi, perfekte. Nga ana e tij Sokol Olldashi, e ka ditur mirë, që në fillim, se nuk kishte përballë si rival thjesht manekinin, por Kumbarën e tij, së cilës, Sokoli, njësoj si të gjithë burrat e tjerë në PD, bën gjithnjë kujdes të mos i zërë rrugën. Përcaktimin më interesant mbi fuqinë e zonjës Malltezi në PD, e ka bërë një anëtar i FRPD-së duke e krahasuar me një personazh të regjizorit Quentin Tarantino. “E ke parasysh në filmin Kill Bill, është një personazh që quhet O-Ren-Ishii. Ajo ishte një luftarake e paepur, tepër e zonja, që shoqërohej nga 3 bashkëpunëtore femra tepër të ngushta dhe në dispozicion kishte një armatë të tërë me burra që i bindeshin si Perëndi dhe njëkohësisht e kishin frikë pasi e dinin mirë se çfarë mund të bënte. Pak a shumë këtë mund të të sjell si shembull figurativ mbi autoritetin që ka në PD Argita Malltezi”, – përshkroi anëtari i FRPD-së. Nëse i hedh një vështrim të gjithë këtij 8 vjeçari të qeverisjes së PD-së, rezulton se pas Berishës i vetmi person që gëzon një autoritet real dhe ndikim të gjithëanshëm në PD, vjen direkt Argita Malltezi. Të gjithë të tjerët mund të kenë rangje dhe zyra në parti, por për autoritet dhe ndikim real, asnjë nga figurat qendrore apo ministrat e PD-së nuk mund të krahasohet me zonjën Malltezi. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ajo nuk është “goca e llastuar e babit”, përkundrazi, rezulton se ka disa parametra të veçantë në drejtimin e punëve dhe në stilin e saj të komunikimit, sjelljes dhe reagimit ndaj problemeve që e bëjnë një lojtare serioze, një lojtare të fortë. Pikërisht kësaj force ka bërë kujdes Olldashi ti shmanget gjatë gjithë kësaj kohe, ai e ka ditur gjithnjë që po tentonte të triumfonte në një terren shumë delikat, po sfidonte “të përzgjedhurin” që kishte si kumbare Argita Malltezin. Me këtë të fundit, Sokoli nuk do të guxonte kurrë të shpallte një luftë të hapur, për më tepër në kushtet kur edhe si ministër ka ndjerë çdo ditë autoritetin e saj absolut mbi kurriz dhe i është nënshtruar përherë. Maksimumi që mund të bënte ishte të “gjuante me llastiqe” LSI-në, apo të shmangte një urim për kryetarin e ri të emëruar, Lulzim Bashën. Të tjerat nuk janë punë për të dhe ai e di mirë. Oda është private dhe është e tjetërkujt.
interesante, bravo
HAJDE BANANE HAJDE.
Olldashi ka sjellje rugaci, edhe ai nuk ishte i pershtateshem per drejtimin e partise.Ne krye te kesaj force te madhe politike duhet te dilnin te rinj, me kulture perendimore dhe te pa njollosur.Ashtu sic ndodhi, zere se e ke Berishen ne krye te PD-se.
PËRGJIGJJUNI
koli deklaroi se do te c’montonte partine e punes dmth PS por harronte qe ai ishte vete brenda Partise se Punes qe ishte ndryshkyr totalisht e fosilizuar si nje parti bolshevike.
Eh mor Kol – nuk ke kuptuar asgje nga politika e bolshevikut SB – ndofta e ke bere kete pune me konsesus dhe ju hpdhe hi mbeshtetesve te tu !
kot e keni, Rames qe tani ka filluar ti bjere kallaji dhe nuk mbush dot as dy vjet qeverisje. Pas tij edhe ju si fletushke nuk keni arsye per te ekzistuar. Sot per sot eksiztoni vetem zi zeri i Rames i certifikuar si organ i persekutimit njerezor dhe guzhine punetoresh per shpifje
Doni te riktheni monstren mo shpellare? Kur ta lere Rama, Mubaraku juaj ka cofur
Neperke, ka kujt t’i ngjaj.
Nji shkrim interesant!po jo i pa pritshem,dihen levizjet e familjes Berisha!
Lidhjet e Argites me Lulzim Bashen,loja e piste ndaje Sokol Olldashit eshte
shperberja e PD-es…..
Pse burrat e pd e quajné nen zë me emrin e njé personazhi te tarantinos thoni juve? Por uné pyes “pse ka burra ne pd”?. Them se nuk ka. Vetem nje gjel kendon aty,gjeli sali dhe per tè tjeré as që duhet té flisni. Edhe ju te “ditës “e kini thene e sterthéne kushedi sa herë këtë gjë. Atehere perse shkruani per burra ne pd?. Ndoshta e kini fjalén pér burra té skopitur …kéta po ,jane aty. Por ka réndesi ta thoni kéte sepse po na çorientoni me lajmet befasuese te “ekzistencés së burrave në pd”!
Lufte ne familjen e Berishes kush do te trashegije KUTINE qe berisha mban peng te gjithe LULI apo ARGITA,kjo eshte ceshtja.Kush mer kutine ai ben ligjin ne PD,por zera thone qe berisha mund ta hedh KUTINE ne vullkan.
UNE MENDOJ DUHET NJE GRUPIM TJETER,TI BASHKOHEN BAMIRIN TOPIT DHE TA LENE ME GISHTE NE GOJE,ARGITEN DHE BASHEN ,KJO DUHET BERE URGJENT PO KAM NJE MERAK SE DUAN TE GJITHE TE JENE KRYETAR
duhet qe njerzit e ndershem te pd te largohen nje ore me pare nga ky grup mafioz sali argita basha dhe fazlliq sepse po qendruan shume me kete grup mafioz populli do tu beje me keq se me 23 qershor prandaj o njerz te ndershem te pd largohuni dhe gjeni vendin tuaj sa me pare
Kjo “HYJREM” qe dhe origjinen e thell andej e ka, po perpiqet me cdo kusht te shpetoj “sulltanin”gjakatar por me asin lake qe ka ne dor don te kontrolloj ter gjithesin e asaj PD je te falimentuar deri ne kte moment ! Esht me e rezikeshme se i ati se punon ne hije dhe vendos ajo fatin jo vetem te PD por edhe te gjith shqiperin qe don ta kthej ne ciflikun berishian ! Nuk do ndalet se nuk esht vetem,se mbas saj fshihet tjeter gjarper i madh qe kurr nuk esht ndalur se hedhur helm ndaj shqiptareve naiv qe me ne fund goditen si duhet dhe i vun fre tatepjetes ku po e conin ! Jan aq te shemtuara levizjet e ktyre diteve , me deklarata kontradiktore te humbesit ,me levizjet Lefteriqie qe te ngjallin pasiguri dhe frik tek shqiptaret e shkret sa duhet jo naiv por budalla ,dele e semur, qorr e cdo te keqe qe mundet te ket nje elektorat i semur ,qe te mos kuptoj cfar fshihet mbas ksaj farse dygishtash ! Injorim i plot i intelektit ,i personalitetit dhe i cdo ndryshimi mes njeriut dhe qenieve te tjera qe njeriu i mposht me trurin e tij ! U jan errur syt dhe nuk perfillin asgje se zemrimi prej perbindshash ka zen vendin e llogjikes ! Deri ne shtator kushedi cdo shohim akoma me kte vrull paturpesie e injorimi qe po u behet shqiptareve fitues dhe del pyetja Ku e gjejn kte kurajo ????Cfar premtimi kan????Cfar parapazaresh jan ber dhe me ke ????? Per ta edhe heshtja esht fitore e madhe !! Ajo ju duhet tani per tani dhe mbrojtja me e mir esht sulmi dhe kte sulm e filluan pa kaluar 10 dit nga grushi i papritur ! Mbas loteve filloi kercenimi dhe mbas kercenimit organizimi i “fitores se re”i njeriut hije qe erdhi nga asgjekundi ! Nuk di cfar strategjie ka maxhoranca e re !!! Heshtja esht tradhetia e radhes ! Po nuk u pastrua ky “mut” 23 vjecar nga kokat e shqiptareve qe me fakte tu hapen ne “tavolin” cfar esht ber ne kuriz te tyre ,dhe jo per hakmarje ,ateher do hecim po ne te njejtin mocal te infektuar !Termi hakmarje esht justifikimi i heshtjes ,kompromisit dhe parapazareve ! SHikoni Islanden cfar beri opozita sapo erdhi ne fuqi por ska pse shkoni kaq larg, shikoni ktej nga ish jugosllavia si u ndoqen penalisht kryeminister dhe ministra te koruptuar ! Megjithate le te presim pa te shohim por o poull i PD ndigjoni edhe ato qe nje njeri i thjesht si “lali” ju ben thirje se jan thirje qe dalin nga thellesi shpirti te indinjuar ,te paperlyer,e ndofta PD isti qe si te gjith ne i besuam ksaj partie ne oret e para ……Koha do tregoj !!!
Edhe Kiçua ka te drejte. Partia e ka edukur me karfosje dhe ai e di se çfare flet!
Gjithe esenca ne kete shkrim permblidhet ne keto rreshta te tij :
“ Lulzim Basha është investim direkt i Argita Malltezit(Berishës)(Basha )është manekina që i ka borxh gjithë karrierën e vetë zonjës Malltezi,
E thënë ndryshe, Basha plotëson kriterin e fëmijës , ai do ketë gjithnjë nevojë për dikë që ta marrë prej dore dhe ti tregojë rrugën, apo ta mbajë në prehër, apo ta mësojë të mos ketë frikë nga “gogoli”.
Të tjerat nuk janë punë për të ….[ tjere ]. Oda është private dhe është e tjetërkujt. “
Te futesh Brenda odes nuk e lejon edhe Kanuni, kete edhe Olldashi e di mire, Jane çeshtje qe nuk duhet te mesohen.
Nje pyetje lind : Qe te plotesosh kriterin e femijes duhet te jesh i lindur, i biresuar ose disa fusin edhe dhenderrin. Cilin kriter ploteson Lulushi, ne duart e Gites dhe oborrin e gjyshit ?
Skenar mafjoz, për një familje mafjoze. Asgjë për tu çuditur. Gjithçka për tu pritur. Të punosh 23 vjet apo më shumë jashtë Shqipërisë, nga Italia, vende të tjera e pastaj në Kosovë me misionet e posaçme, e më pas në Shqipëri duke zbatuar të gjithë skenarët e mundshëm, për gjunjëzimin e popullit me mashtrime e vjedhje të kalibrit mafjoz, do të thotë as më shumë e as më pak, se skenarët janë gatuar diku, janë zhvilluar gjetkë dhe janë zbatuar këtu në mëmëdheun e shkretë, si mbi kavjet e laboratorëve.
Mos harroni se kjo lojtare e hekurt, bashkë me manekinin, kanë qëndruar jo pak kohë pranë misioneve të huaja në Kosovë. Se çfarë kanë tjerrur konkretisht, ata e dinë. Ne shohim vetëm fasadën. Se çfarë fshihet pas perdes, e di “oda e berishajve”.
Ideja e trashëgimtares së vërtetë të fronit të kryetares së pd-së, është hedhur para nja dy apo tre vjetësh, nga Nikollë lesi, i cili deklaroi në media se do propozonte direkt për vajzën e kryeministrit si trashëgimtare e këtij froni. Bile bëri dhe një cv të shkurtër si njeri me shumë vlera dhe e përshtatshme për fronin. Pra këtu flitet për një klan familjar, që e konsideron partinë, si pronën e familjes, si pronën e “odës së berishajve”. Dhe këtë e kanë arritur nëpërmjet manipulimit dhe përpunimit dalngadalë të të gjithë “deleve të bindura” që sipas rradhës hynin dhe merrnin nganjë karrike pranë “odës mafjoze”. Po të shihni sot, të gjitha delet, janë të goditura, të lodhura, të pamundura të rigjenerohen. Prandaj u zhdukën edhe nga ” listat e preferencës”.
Tani fillon ripërtëritja e listave me elementë të rinj, me besnikëri të freskët, me bindje të verbër deri sa të bien edhe ata viktimat e radhës, si paraardhësit. Ky proces është i pandalshëm. Problemi është i atyre që bien në këtë kurth e nuk dalin dot më. Është si puna e çarqeve me minjtë. Ka shumë të tillë. Prandaj dhe nuk i vë njeri në hesap. Prandaj dhe i eliminojnë pa kurrfarë hezitimi. Siç ka dhe shumë të rinj, të gatshëm dhe të etur për karrierë dhe që gënjehen me pak gjë. Kot nuk thotë populli…”I riu si veriu”.
Problemi që diskutojmë në të vërtetë është një problem që i takon demokratëve. Ata duhet të preokupohen për të ardhmen e kësaj partie. Ndoshta u ka ardhur koha të diskutojnë alternativa të tjera, jashtë “odës”. Por është edhe shqetësimi ynë si qytetarë, sepse ne jemi të interesuar për një jetë sa më normale dhe pa prapaskena mafjoze. Sepse kostot e këtyre merimangave, dihet që nuk i paguan tjerrësi, por ata që zihen në rrjet.
Të jesh qytetar vigjilent, është detyra numër një e çdo njeriu të civilizuar. Dhe këtu një përgjegjësi të madhe qytetare kanë dhe pd-istët. Vendi ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Do pretendojmë ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike, me lirinë e vërtetë dhe me ligj e drejtësi, apo do lejojmë të lulëzojnë familjet dhe “odat e errëta” që duan ta shndërrojnë vendin në “Republikë bananesh”?!
Nje biberon ne gojen e Lulit do te ishte shume here me i mire se nje banane ne doren e Argites ! Kur te mbarohet qumeshti , Luli do te jape shpirt !!!