Si po shfryhet tullumbacja e përgjimeve!

redaktor

Akuza-në rrobën e bardhë,
është qepur me perin e zi,
mbaroi zhurma dhe buja,
dhe tullumbacja u shfry.

Shpifja u bë monument,
po për të gjithë s’qe shaka,
Saliu vërtetë ka talent,
po ja që përgjime nuk ka.

Ditë me radhë na shurdhuan,
shqupistët me gojë të pistë,
dhe për çdo rast sajuan,
me katërqind emra një listë.

Shpifjen dhe hedhjen e baltës,
zanat e ka shoku Salë,
por është problem kur akuza,
me një të tillë bëhet palë!

Po s’ndalen ata të pacipë,
dhe shpifjes-shpifje i shtojnë,
por keq i bëjnë llogaritë,
kur tufë bagëtish na mendojnë.

Tullumbacja që fryu akuza,
u shfry në kohën e duhur,
dhe mali i baltës,
u bë i gjithë re e pluhur!

Përgjimet-si krim shtetëror,
i duhej shokut Sali,
t’i jepte vetes një dorë,
që të mos votonte tani!

Në funksion të reformës,
bëhen të gjitha pisllëqet,
sapo dështon një mashtrim,
një tjetër nxjerrin nga zgëqet!

Këta liliputë histerikë,
maten me hije mëngjesi,
dhe plaku i marrë injekton,
dhe tek të rinjtë çdo lloj vesi.

Po vjen kohë e pastrimit,
do shkruhet një tjetër histori,
do jetë gijotina e krimit,
reforma në drejtësi.

Si kundërshtar i saj,
Berisha ka bërë garantin,
si kamikaz qesharak,
ka nxjerrë në skenë figurantin.

Që kakarit pa pushim,
porsi kokoshi mbi pleh,
i dehur nga kakaritja,
asnjë zë tjetër nuk njeh!

Përgjimet i kishte një armë,
një kusht për të mos votuar,
ndaj dje të gjithë e pamë,
me një surrat të thartuar!

Shpifje do kemi akoma,
se kombinati s’pushon,
po dita e sprovës së madhe,
tani për të gjithë po afron.

Lulashi ka nerva çeliku,
sa krahasim s’mund të ketë,
tetëdhjetë e teta-lum miku,
greminë e tij do të jetë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *