Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Burime diplomatike nga Brukseli bëjnë të ditur se presidenti serb Vuçiç në takimet e mbyllura me zyrtarë të lartë të BE ka hedhur idenë se Serbia mund të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë, nëse BE përkrah qendrimet e Serbisë në dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga BE.
Lëshimet, që kërkon presidenti serb, janë që BE të heqë dorë nga kushti i njohjes së Kosovës për pranimin e Serbisë në BE, dhe që BE të përkrahë projektin serb të ndarjes së Kosovës nëpërmjet shkëputjes së Veriut të Kosovës.
Ringritjen nga Serbia të çeshtjes së ndarjes së Kosovës e njoftonte në 4 prill edhe presidentja e Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko, e cila deklaroi se “ndarja e Kosovës është përsëri në axhendë”.
Serbia po flet për ndarjen e Kosovës sepse është inkurajuar nga ndarja e Ukrainës prej Rusisë me agresionin që shkëputi dhe aneksoi dy krahinat ukrainase të Donjeckut dhe të Luganskut. Serbia është inkurajuar nga Rusia dhe po i kërkon BE-së që t’i japë Veriun e Kosovës nëpërmjet të ashtuquajturit “asosiacion të komunave serbe”, që është modeli rus i Donjeckut dhe i Luganskut.
Serbia po shfrytëzon pazarin e lartë artificial, që po i jep asaj BE për bashkimin me sanksionet antiruse të BE. Presidenti Vuçiç po paraqet si argument në takimet e mbyllura diplomatike se ai detyrohet të lidhet me Rusinë vetëm nga Kosova, dhe po t’ia japë BE-ja Kosovën, ahere Beogradi nuk do të ketë nevojë për Rusinë dhe veton ruse në KS të OKB, kështu mund të zbatojë sanksionet antiruse.
Është nje bllof vulgar serb, që synon vetëm të shkëpusë lëshime strategjike nga BE për Kosovën.
Por me sa duket disa segmente të diplomacisë europiane janë mallëngjyer nga përçapjet e reja të presidentit serb në Bruksel dhe kanë shtuar dozat filoserbe në veprimtarinë e tyre. Nuk mund të klasifikohet ndryshe veçse si skandaloze sjellja e ambasadorit të BE në Prishtinë, i cili në datën 14 prill iu kundërvu në një mënyrë antidiplomatike kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Në 14 prill kryeministri Kurti, duke dënuar sulmet e armatosura terroriste me kallashnikov dhe me granata tre herë brenda katër ditëve në Veriun e Kosovës kundër policisë kufitare të Kosovës, deklaroi se “burimet tona identifikuan sulmet si të ardhura nga Serbia”. “Brenda disa minuta, tërheq vëmendjen portali i njohur europian “euractiv.com”, ambasada e BE në Prishtinë lëshoi një komunikatë, ku paralajmëron qeverinë e Kosovës “kundër spekullimeve të panevojshme”.
Ku e mësoi brenda disa minutave ambasada e BE në Prishtinë dhe ambasadori çek, që e drejton, se sulmet terroriste kundër policisë kufitare të Kosovës nuk i kishte organizuar Serbia? Kë pyeti ajo në terren dhe nga kush mori përgjigje për disa minuta se kush i kishte organizuar?
Cilën zyrë mori ambasada dhe ambasadori për konsultim në Bruksel dhe iu përgjigjën brenda disa minutave se duhet të kritikonte qeverinë e Kosovës, e cila e drejtoi gishtin te Serbia pas konfirmimit nga administrata e saj, nga shërbimet e saj të specializuara dhe nga policia e saj, që i njohin Veriun e Kosovës dhe lidhjet e bandave kriminale serbe me Beogradin shumë më mirë se ambasada dhe BE bashkë?
Shpjegimi është se ambasada e BE në Prishtinë me sa duket ka porosi të marrë në mbrojtje Serbinë. Ky qendrim absurd diplomatik mbahet në një kohë që Kosova, edhe pa qenë shtet kandidat në BE, edhe pa marrë liberalizimin e vizave nga BE, iu bashkua menjëherë sanksioneve të BE ndaj Rusisë.
Dikush apo disa segmente në diplomacinë e BE kanë synimin e një presioni në rritje ndaj Prishtinës me qëllim që ta detyrojnë atë të pranojë modelin rus të Donbasit dhe t’i lëshojë Serbisë Veriun e Kosovës, duke realizuar ndarjen e Kosovës, që ëndërron presidenti serb Vuçiç. Ndaj presidenti serb po luan në prapaskenë bllofin e shkëmbimit të Kosovës me sanksionet antiruse të Serbisë.
Presidenti serb është inkurajuar nga qendrimi i çuditshëm i BE, e cila po hiperbolizon rëndësinë e bashkimit të Serbisë me sanksionet antiruse. Është një paradoks politik, që po shoqëron gjithë veprimtarinë e diplomacisë së BE gjatë agresionit rus në Ukrainë, që po e fryn jashtë çdo logjike nevojën e bashkimit të Serbisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë.
Në planin formal është e drejtë që BE i kërkon Serbisë si shtet kandidat i BE, që ka hapur bisedimet e pranimit me të, të zbatojë detyrimin e harmonizimit të politikës së jashtme serbe me atë të BE dhe në këtë kuadër të bashkohet me sanksionet ndaj Rusisë.
Serbia është i vetmi shtet europian, që ka refuzuar të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë. Serbia është i vetmi shtet kandidat i BE nga katër shtetet kandidate të Ballkanit, që ka refuzuar të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë.
Mirëpo ka një formatim tepër disproporcial dhe hiperbolik të rëndësisë, që diplomacia e BE po i jep çeshtjes se sanksioneve të Serbisë ndaj Rusisë. Diplomacia e BE nuk kufizohet vetëm te detyrimi që ka Serbia si shtet kandidat për të harmonizuar politikën e jashtëme të saj me BE dhe të bashkohet me sanksionet, por po e paraqet çeshtjen sikur nga sanksionet, që duhet të ndërmarrë Serbia, varet fati i luftës në Ukrainë.
Është një pozicion disi komik, sepse Rusia nuk po pyet për sanksionet e gjithë BE, dhe jo më të ndjejë ndonjë efekt nga sanksionet e një mikroshteti ballkanik si Serbia, e cila varet plotësisht nga gazi dhe nga nafta ruse. Dhe BE, në vend ta detyrojë Serbinë të bashkohet me sanksionet antiruse, në vend të ndërmarrë penalitete ndaj saj, rrin dhe i lutet çdo ditë Beogradit për sanksionet, sikur BE ka nevojë për Serbinë dhe jo Serbia për BE.
Në Parlamentin Europian i është kërkuar presidentes së Komisionit Europian nga deputetët e parlamentit që të pezullojë bisedimet e pranimit me Serbinë dhe të ndërpresë financimet e BE për të, derisa ajo të bashkohet me sanksionet e BE ndaj Rusisë si të gjitha shtetet e tjera kandidate.
Mosvendosja e penaliteteve nga BE ndaj Serbisë dhe qendrimi lutës i diplomacisë së BE, e ka trimëruar presidentin e Serbisë Vuçiç aq shumë, sa që ai çdo ditë e sfidon BE-në me refrenin prorus se Serbia nuk do të ndërmarrë asnjëherë sanksione ndaj Rusisë.
Madje në 18 prill presidenti serb i sulmoi sanksionet e BE ndaj Rusisë si “imorale dhe të pakuptimta”. Madje për kritikat europiane ndaj Serbisë pse vazhdon fluturimet ajrore për në Rusi në një kohë që gjitha vendet europiane kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për Rusinë, presidenti Vuçiç në 18 prill i kundërsulmoi shtetet europiane: “Turp të keni të gjithë! I hoqët ju fluturimet ajrore kur ne na bombarduan 19 shtete në vitin 1999?”.
Presidenti serb Vuçiç, që nuk e ka dënuar kurrë me gojën e tij gjatë dy muajve të agresionit rus as Rusinë dhe as Putinin, sulmon çdo ditë 19 shtetet demokratike të Aleancës Atlantike, që ndërhynë për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin e Serbisë kundër popullit shqiptar në Kosovë në vitin 1999.
Dhe diplomacia e BE, ku 17 shtete të asaj ndërhyrje të drejtë humanitare janë anëtare të BE, nuk pipëtin dhe nuk i përgjigjet presidentit serb. Nuk pipëtin diplomacia e BE edhe kur presidenti serb e shpall këto ditë “të pafajshëm” kriminelin ndëkombëtar të luftës Millosheviç, në qeverinë kriminele të të cilit Vuçiçi ka qenë ministër.
Kulmi i mungesës së seriozitetit dhe i hipokrizisë së diplomacisë së BE arrin kur ajo në stilin e kokrrave të rrushit të Nastradinit qëmton në qendrimet e Serbisë disa kokrra “të palagura”, që don t’i hajë dhe që po ia paraqet opinionit publik si virgjëri europiane e Serbisë. Në datën 15 prill ambasadori i BE në Beograd Emanuel Zhofre bëri një deklaratë bombastike se “Serbia ka bërë kohët e fundit disa hapa të rëndësishme për të përputhur politikën e saj të jashtme me vijën e BE”.
Nuk dihet se si dhe ku ambasadori i BE në Beograd, që e dëgjon çdo ditë presidentin serb të thotë se nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë, paska parë “hapa të rëndësishme” të përputhjes europiane të Serbisë.
Dihet që diplomacia e BE e pompoi me të madhe votën, që dha Serbia në 2 mars për rezolutën e OKB në mbështetje të Ukrainës dhe në 7 prill për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB. Janë dy vota si lëvizje demagogjike serbe, ku qendrimi i Serbisë fshihet pas atyre 141 shteteve, që votuan rezolutën e parë, dhe atyre 95 shteteve, që votuan herën e dytë.
Por asnjëherë në dy muaj të agresionit rus presidenti Vuçiç dhe qeveria serbe nuk e kanë dënuar kurrë me emër Rusinë për agresionin e saj ushtarak në Ukrainë. Ndër hapat e rëndësishëm, që duket kanë mallëngjyer ambasadorin e BE në Beograd, duhet të jetë vendosja nga qeveria serbe e sanksioneve për ish-presidentin e Ukrainës Janukoviç, që jeton në Moskë, dhe i cili meqë ka edhe shtetësi ruse, mund të llogaritet nga Komisioni Europian “hap i guximshëm” kundër Rusisë.
Komisioni Europian dhe diplomacia europiane e hiperbolizuan aq shumë votën serbe në mitingun diplomatik të OKB, sa që në 8 prill i dhuruan Serbisë heqjen e sanksioneve për importet e naftës ruse në Serbi, kur vetë BE i kishte vendosur ato sanksione në 14 mars. Në kohën, që bënte zhurmë se po i kërkonte Beogradit të bashkohej me sanksionet ndaj Rusisë, Komisioni Europian i heq sanksionet e importit të naftës, duke i bërë favore të çuditshme edhe Serbisë, edhe Rusisë.
Ka një artificialitet dhe një favorizim që kërcet në qendrimin e diplomacisë së BE në çështjen e sanksioneve serbe ndaj Rusisë. Ky artificialitet nuk mund të ecë më me përrallën infantile të diplomacisë së BE se me këtë politikë preferenciale ndaj Serbisë do të arrihet shkëputja e saj nga aleanca strategjike me Rusinë dhe do të bashkohet me Perëndimin.
Nuk dihet pse diplomacia e BE mbyll sytë përpara një prove historike. Në vitin 2014 Rusia ndërmori agresionin e parë ushtarak kundër Ukrainës dhe i aneksoi Krimenë dhe i shkëputi dy krahinat separatiste të Ukrainës Lindore. BE e ndëshkoi me sanksione Rusinë, por Serbia refuzoi edhe atëhere të bashkohej me sanksionet e BE. Pyetja e thjeshtë është: Gjatë këtyre tetë viteve Serbia është lidhur më shumë me Rusinë apo me BE?
BE bëri edhe hapin absurd, që filloi bisedimet e pranimit të Serbisë në BE pas agresionit rus në Ukrainë dhe kur Serbia refuzoi sanksionet e BE.
Gjatë tetë viteve nga agresioni i parë ushtarak rus në Ukrainë e deri të agresioni i tanishëm ushtarak në Ukrainë, Serbia është shndrruar në një bazë ushtarake e Rusisë dhe është armatosur me armët me moderne ruse që nga Mig 29 e deri te sistemet e raketave ruse.
Pas vitit 2014 Serbia ka zhvilluar në territorin e saj manovra të rregullta ushtarake me forcat desantuese ruse dhe në vitin 2021 Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar sëbashku 100 aktivitete ushtarake. Në datën 17 prill presidenti serb Vuçiç me solemnitet ftoi publikisht të gjithë qytetarët e Serbisë të vijnë në 30 prill në aerodromin e Batajnicës se do të organizojë ekspozitën më të madhe të armëve më të fuqishme të Serbisë me sistemet e reja të raketave ruse dhe kineze.
A pyet diplomacia e BE veten se kujt i shërben ky demostrim sfidues i forcës ushtarake serbe me raketa ruse dhe kineze në kulmin e agresionit rus në Ukrainë?
Ndaj idea e hedhur nga presidenti serb për të kërkuar nga BE si shpërblim të vendosjes së sanksioneve antiruse marrjen e Kosovës apo të një pjesë të saj, është një bllof serb për të shkëputur lëshime strategjike nga BE në dialogun Serbi-Kosovë në dëm të shtetit të pavarur të Kosovës.
Serbia nuk mundet dhe nuk don të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe as të ikë nga aleanca strategjike me Rusinë, e cila i ka lidhur në të dy këmbët presidentin serb dhe qeverinë serbe. Madje Moska po dikton edhe formatimin e qeverisë së re serbe pas zgjedhjeve të 3 prillit, dhe siç shkruante gazeta e mirëinformuar ruse “Komersant“ në 17 prill “presidenti Putin i ka thënë presidentit Vuçiç që të përfshijë në qeverinë e re të Serbisë sa më shumë politikanë, që janë për lidhje miqësore me Rusinë”.
Diplomacia e BE vazhdon të ndjekë ndaj Serbisë një kurs të gabuar, i cili as nuk e sjell Serbinë më afër Europës edhe Perëndimit, por i lejon Beogradit të luajë bllofe me BE. Serbia fle në shtratin e Kremlinit dhe i luan nganjëherë syrin BE-së, e cila bie në trans nga flirtet e rreme serbe.
Nuk ka dyshim se diplomacia serbe po perdor bllofin e vet per futjen ne administrten e vet shteterore te kater komunave serbe ne veri te Kosovës; por askush nuk e ndalon diplomacine e Kosoves te perdore bllofin e kalimit te komunave shqiptare ne jugperendim te Serboise nen administrimin e Republikes se saj.
Globalizimi i Ekonomise Boterore, ngritja institucionale e Bashkimit Europian dhe fuqizimi i organizatave politike, ekonomike, ushtarake e civile u jep shansin shqiptareve te zonave kufitare Kosove-Serbi te jetojne se bashku me nje administrate shteterore.me bashkekombasit e vet, duke shmangur konfliktin ushtarak te modelit ruso-ukrainas, qe eshte nje marrezi ne shekullin XXI.
Sulmi me peshtyma i Shabes. Lodhesh kot se Shqiperi-Kosove jane territore amerikane. S’hyn gjekundi BE ne keto akrobacite e tua islamo-turke. Pak me diplomat ne justifikimin e luges se corbes. Jo kaq me sopate se nuk i dihet jetes.
Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá tokën e Shqypnís
Për me mbajtë klysht e Rusís?
Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m’ kto brigje
Për tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Át Gjergj Fishta, Lahuta e Malcís, Kanga XIII, vargjet 40–49 (Shkoder, 1933).
E bukur kjo! Ai i thot vendos sanksjone, ky : jo. Ai: të nderpres fondet. Ky: më jep mitrovicën. Ai: Vendos sanksione. Ky: ok. Bëjm përmbledhjen: mar mitrovicën, nuk mar fondet për një muaj, vendos sanksionet der në fund të luftës. Ai: ok, me ju serbët gjithmonë e gjejm një zgjidhje. Ky: ne duam paqe për të gjithë. Ai: zgërdhihet dhe i hedh dorën në sup.
Ajo i sheh dhe mendon, prap u takuan pa më thënë.
Ai ësht Bonell
Ky Viçi
Ajo ësht Fon Der Lajne
Po te mos qe per BE, ata 10mije burra ne Srebrenice mund te ishin gjalle sit. BE i tradhtoi i coi ne gryke te ujkut serb Milloshevic.
Gjithkush ben pazaret e veta ne kete Ballkan e me gjere. Vucic pazare me BE per sa shkruan Shabani edhe Rama yne pazare me Ameriken duke i mbledhur asaj tere refugjatet ku deshton politika e saj (iraniane, afgane e pse jo dhe nigeriane) e duke i strehuar ne Shqiperi, si pazar i mbajtjes se tij ne pushtet.
JO VEÇ TANI, POR KA DISA VITE QË EUROPA ËSHTË MË PRANË SERBISË SE SA KOSOVËS …
Dhe Shteti Shqiptar po ashtu është më pranë me planet antishqiptare greke dhe serbe se sa me deshirën per UNITET KOMBËTAR…
TRADHËTINË E KEMI BRENDA NESH… PARA SE TË NA E BËJË EUROPA … AJO EUROPË E 1913 QE NA COPTOJ PËR SLLAVO-GREKO-ORTODOKSËT… qe e urrejnë KOMBIN SHQIPTAR
@BRUKSELI ,Jo Europa, por UK & Hebraiket !
Dhe ja tash me deshire formojm Open Balkan,ose si i thuan serbomaqedonet „sepski svet“.Hyme ne gojen e ujkut ,ne aleance sllavo ortodokse qe gjithmon ka dashte,por tash edhe me shume ,te na zhduk kombetarisht te na asimiloj dhe kur nuk e bene kete,te na zhduk fizikisht dhe te na quaj fajtore,terrorist e kriminel.Pajtohem plotesisht me parakomentuesin faji eshte i joni dhe pike.Popujt munde te zgjedhin politikan qe munde te jene edhe te korruptuar por ne asnje menyre tradhetare te popullit qe te tradhetoj interesat kombetare.Kjo ndodhe vetem te shqiptaret prandaj kemi kete situat,armikun e bejme mik per inat te vellaut….
Europa ben bla bla bla vendimet per kosoven i merr SHBA
Nje propozim “paradoksal” i Vuçiçit drejtuar Brukselit:
1. Ju do e merni Serbine me kusht qe Serbia te mare Kosoven.
2. Nuk kërkoi “Serbskaja” Republiken qe eshte e tera e banuar me Serbe, por desheron te pakten “Kishat e Kosoves” se bashku serbet ne territorin ku jetojne.
3. Me duket “komplet pa kuptim”. Nje forme per te kuptuar si mendojne shqipetaret, kudo qe ato ndodhen.
4. Ne rast se do te ndryshoj kufijt mund te propozonte:
a. Serbet e Kosoves dhe territoret perkatese ti mare Serbia
b. Shqipetaret qe rrojne ne Serbi dhe territoret e tyre ti kalojne Kosoves.
d. Vuçiçi e di se negciatat nenkuptojne qe “do japish e do marish”.
e. Ne rast te kundert qellimin mund ta arrish “vetem me lufte”.
f. Flitet se Serbia po ben nje “modernizim te thelle” te ushtrise.
BE ja ka interesat e veta kundrej Serbise dhe Shqiperise, nese ne na duket se kandari i tyre eshte i njeanshem, ky eshte komplet problemi yne! Ne vetem mund te spekulojme dhe te shpresojme qe interesat tona te perputhen me ato te tyret! Europa te ndihmon te pakten kur shef qe duk ndihma ,ndryshe te thot ” shko ke Sudja ”
Kot sa per kuriozitet a kishte filjale dhe ne Serbi Sudja? Jo s’ma mer menja, ka qen shum patriote ajo s’levizte ‘e deshte shum pjellen he..popllin ton desha me thon!
NJË ANALIZË, QË TË LE PA FJALË.
Nuk thuhet rastësisht kjo fjali. Jo se është e para analizë e përkryer e Ambasadorit tonë të shquar.
Por sepse të tillë argumente që sjell Profesor Murati, nëse do t`i lexonin edhe ata nëpunësit-këpusha të Brukselit, do t`u skuqej faqja, edhe pse janë të pa gjak.
Në njërën anë, duhet “përgëzuar” serbia e cila di që t`i paketojë mirë të quajturat lëshime që paska bërë duke “goditur” Rusinë. Duhet përgëzuar, për diplomacinë që ka, për mënyrën se si i shet ato në tregun e Brukselit, për aleancat që ka me shtetet “europiane”. Në Histori, kjo është quajtur e drejta e të padrejtit.
Por nuk pushon së qeni e drejtë e tij. Çështja është se çfarë bën Shqipëria, me këtë bibën që ka “në krye të diplomacisë”.
Vërtet, me cilët shtete “lobon” vendi ynë për interesat e tij kombëtare?
Do më thotë shumëkushi: -Po ja, ne kemi Amerikën. Për hir të së vërtetës, ne e kemi, por nuk dimë se sa na ka ajo ne.
Sepse edhe Ukraina, kishte Amerikën. Por amerika, përveçse i dërgoi armë e municione të vrasë veten, asgjë tjetër nuk mundi të bëjë.
Mos e pruftë puna, të ndodhemi në pozitën e Ukrainës. Sepse askush nuk mund të parashikojë se çfarë do bëjë europa. Deklarata e poshtër e ambasadorit të BE-së në Prishtinë për sulmet serbe në veri, kishte vetëm pesë llafe të ndyra, që fyejnë nivelin e mendimit njerëzor: -“Palët të heqin dorë nga provokimet”.
Domethënë, vendos në të njëjtin rrafsh, Serbinë me Kosovën!!!
Sa u takon këtyre xacërve “filoeuopianë”(lexo-filogrekër), ata vetëm jargë kanë për të hedhur kudo.
PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
Patriotet ky vend i ka marre historikisht ne qafe
Z.Shaban !
Ju do te benit mire ,qe keto njohuri kaq te thella dhe po aq te sakta,per politiken e jashtme te Evropes ne pergjithsi dhe te Vendeve te Ballkanit ne vecanti,te ia transmetoni brezit te ri me ane te nje Fakulteti,te hapur nga Ju !
Ju pergezoje per mendimet ,dhe pershkrimin real te politikave te Kancelarive te ndryshme ne Bote. !