Çfarë ndodhi me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? Flasin e ç’nuk flasin po shteti ku është? Berisha e di mirë përse e kanë vrarë, dhe nuk e zbardh krimin, jo se është politik apo ordiner, por se do të mbajë nën terror çdo kundërshtar të tij që mund ta gjejë një fat i ngjashëm. Mesazhi i Berishës në këtë rast është se nëse je kundërshtari i tij, mund të vritesh dhe për arsye personale, dhe ordinere, dhe politike, por kurrë s’ka për t’u zbardhur.
Qëllimi i tij është të prodhojë një sfond interaktiv krimi, ku ndaj kundërshtarëve të vet krimi të mobilizohet vetë, duke pasur sigurinë se pushteti nuk e ngacmon. E njëjta gjë ndodhi dhe kryetarin e Komunës së Tërthores në Kukës. Dhe për të ndjerin ka pista ordinere dhe politike. Ka bile indikacione konkrete për devijim hetimesh nga pista reale, prej njerëzve më të afërt të Berishës në polici. Por dhe në këtë rast nuk ka shumë rëndësi arsyeja pse e kanë vrarë.
Për Berishën ka rëndësi të përçohet mesazhi që kush vret kundërshtarë politikë, apo njerëz që nuk janë njerëz të mijtë, të flejë i qetë se nuk do të kapet kurrë. Është pikërisht kjo strategji ajo që prodhon frikë në shoqëri, dhe bën “bashkëpunëtorë vullnetarë” të pushtetit kundër opozitës çdo trafikant, çdo vrasës, çdo hajdut, çdo prostitutë apo dhe çdo polic politik.
Email nga adresa: [email protected]