Si qytetarë të shqetësuar të botës…

Dita

Kur emigrantët e mësynë Europën,
Ashtu si një mizë e shtuar lisi,
me siguri me ta kanë penetruar,
Edhe me dhjetra celula ISISI!

Jemi mësuar me “Allahu Ekber”,
nga gojët më të ndyra e kemi dëgjuar,
Ndaj krimi mbi Parisin këtë herë,
nga “allah ekberët” qe i lajmëruar!

ISIS është kolera e planetit,
që asnjëherë nuk u mor seriozisht,
mbase Perëndimi i vé gishtin kokës,
tani që u gjakos kaq mizorisht!

Si qytetarë të shqetësuar të Botës,
kemi shkruar për kolerën vazhdimisht,
për bishat që presin koka me hanxharë,
që fatkeqësisht s’janë njerëz me bisht!

Shkruam para se hatarat të ndodhnin,
po prapë e ndjejmë veten si në faj,
iu kërkua burokracisë perëndimore,
që kuçedrën ta vrasë në folenë e saj!

Me sulmet ajrore kemi dështuar,
se ISIS i zi vazhdon të shtojë kokë,
ndaj “Allah Ekberët” e mallkuar,
duhen luftuar rreptësisht edhe në tokë!

Duhet një forcë internacionale,
Rusi-Be-Amerikë sa më parë,
aty emrin dua ta kem edhe unë,
si një nga më të parët luftëtarë!

Të ligjë e të paburrë terroristët,
mund të sjellin me qindra kufoma,
ata s’mund të prishin Rendin Botëror,
po duan frikë edhe panik në jetët tona!

Këto pjella të ndyra të ligësisë,
djallëzisht-nuk bëjnë luftë frontale,
vetëm për pak çaste mostra ISIS,
shkakton vdekje e dhimbje kolosale!

Në Paris u vra gjithë njerëzimi,
nuk mund të quhet sulm i izoluar,
unë atë natë nuk isha në Paris,

por gati jam me armë për të luftuar!

Share This Article
9 Comments
  • Merre dyfekun o Beno e shko te luftosh se atje i ke dhe Kurdet tani neper pozicjone luftimi..Nga Rusia mos prit te luftoje terrorizmin se i intereson me shume se kushdo tjeter bashke me Kinezet. Vet Putini po ferkon barkun e kenaqet kur e sheh sa esht zvogeluar EU tani pas kesaj qe ndodhi ne Paris

    • Lufta nuk behet vetem duke marre “dyfekun”
      kushdo qe merr “dyfekun” dhe vret te pafajshem ,i ka ardhur ora e fundit
      kushdo qe ferkon barkun ne masakren e te pafajshmeve ,nuk eshte rus ,as muslyman ,dhe aq me pak njeri ,eshte thjesht VRASES ,
      UE nuk eshte zvogeluar aspak ,ishte thjesht ne kerkim te
      nje rruge me sa me pak
      viktima ,me sa me pak homofobi .Kushdo qe e zgjuajti nga ky gjume ,uroj te kete marre parasysh dhe pasojat .
      ka ardhur koha qe te gjithe te kuptojne se para se te besojne ne nje zot te padukshem ,duhet te besojne te njeriu ,te ai qe shikojme perdite
      te edukojme kedo te ekzistenca dhe vlera e te Mires
      por sidomos tia edukojme vetes kete !

  • Ah! Nuk e ha mortja gatesen,
    qe prej te vetit trup e nxori,
    ndaj kudo eshte, do vuaj mileti,
    dhe i pa funde do jete terrori!

    Ne lufte une dua te vete,
    se per LIRI vdesin vec trimat,
    por kjo, qe ne po shohim sot,
    eshte vec terore qe bejne kulimat!

    Nder shekuj legjendash e historie,
    lumenje gjaku kane vershuar,
    askush nuk foli,se askush nuk pa,
    e kuqja e gjakut te kish ndryshuar!

    Gjake myslimani e te krishteri,
    pa reshtur ne lufte derdhi mileti,
    ai, nuk nxiu, e as nuk verdhi,
    kudo, me te kuq u lye planeti!

    Vargu i rralle si perhere,
    kushtrimin per Paqe ka leshuar,
    a thua, treshja jone madhore,
    te kete pas kohe per ta lexuar??

  • Para se tu shkruaj dy fjale, po ju them se jam simpatizant Nr 1 i USA-s e po aq simpatizant i Frances.

    Prandaj denoj ne menyren me absolute aktet terroriste ne France.

    Tani dy fjale per ata qe fluturojne me presh:

    Shihni pakez harten e AFRIKES e mejnehere do te kuptoni se ajo, ka nje porte te madhe qe e ndan me Evropen e perbere nga 7 kanata; Iraku, Siria, Egjypti, Libia,Tunizia, Algjeria, Maroku.

    Nga keta, Iraku, Siria e Libia jane kanata te thyera, pra afersisht gjysma e portes eshte e thyer.

    Si y thye kjo pjese e kesaj porte te madhe, u thye per shkak te gabimeve madhore qe bene si Amerika ashtu dhe Franca, ku here vec e vec e here bashke eleminuan qeverite e ketyre dy vendeve me menyrat me te gabuara, me te papergjegjeshme, me skandaloze qe ekzistonin, kur shume mire mund te spostonin si Sadam Hysenin ashtu dhe ate budallain tjeter te Libise Gedafin, me menyra te tjera, dhe duke e kaluar pushtetin ne duar te femijeve te tyre qe ishin shume me te moderuar, por pa sulme ushtarake, pa nje lufte te vertete, gje qe beri te mundur qe Iraku te bjere ne duar te disa tribuve e Libia ne duart e shume me teper tribuve, kur nderkohe dhe Sirine e kemi akoma si nje Han pa parta.

    Hiqni dore nga shprehjet, islami ashtu e katoliku keshtu e ortodoksi keshtu. E keni pare Shqiperine cfar ndodhi pas vitit 1997, u kethye ne vend skafistesh per Italine pasi njerezit u terbuan si popull pa shtet ose me shtet te dobet e te armatosur etj, etj.

    E gjithe kjo qe ndodhi ne France, ish pasoje e nje politike shume te gabuar qe ndoqen Amerika me nje pjese te shteteve te Evropes, ndaj kanatave te portes se Afrikes qe i solli dhe eksodin biblik

    Deri ne sekondat e fundit, bente thirje Berluskoni e disa lider te tjere te Evropes e Botes, e beme nje gabim duke sulmuar Irakun (pothuajse padrejtesisht) te pakten mos bejme GAFEN TJETER, te mos e sulmojme ushtarakisht Libine, pasi nuk mund ta parashikojme ne dore te kujt do te bjere Libia qe pastaj do te kete dhe popullin te gjithe te armatosur.

    Te largojme Gedafin nga froni, duka ja kaluar pushtetin me te moderuarve me revoluion portokalli ose menyra te tjera te buta, por pa e thyer njeren kanate te Afrikes me Evropen.

    Cti besh, u bene pak xheloze Francezet, pse Libia kish me preference firmat italiane etj etj se te tyret per investme ne Libi.

    E ja cfar ndodhi, sot kemi gjysmen e portes se thyer nga mund te vershojne tere afrika sikurse dhe vershuan.

    Parisi a Franca nuk mbrohet duke forcuar forcat e rendit apo ushtrine apo terrci e verrci, apo me peralla Parisin ta mbojme ne Tirane, e komente medjelehtesish por duke ristabilizuar ato shtete qe u destabilizuan artificialisht, si Iraku, Libia, Siria.

    Ka plotesisht te drejte Ministri Alfano ne Itali qe tha, nuk ka kurre Rrezik Zero, por ja qe budallenjte e Frances e rriten rezikun me duart e tyre, me kokfortesine e tyre, me mendjemadhsine e tyre, duke na e lene nje kontinet te tere me porten gjysme te thyer.

    Mire se Amerika po themi e beri gabimin e saj pak me heret, duke sulmuar ushtarakist Irakun, po Franca me Angline, c’mutin paten qe e fuen ne lufte Libine duke e lene ne duar te dhjetra tribuve e ploteshit te armatosur.

    Paqja e Frances, e tere Evropes, e tere ne evropianeve do te jete pothuaj e plote, kur se me shpejte te ristabilizohen keto vende, pasi popujt pa nje te pare te kujto religjioni te jene behen te rezikshem, sidomos, sidomos, sidomos kur kane tribu te fuqishem brenda e jane te armatosur.

    E mbani mend nje gje: njerezit, kushdo qofshin ata, te cdo lloj ngjyre, moshe, religjioni, duan me shume paqen se luften

    Prandaj shoku Beni ti leme perallat me kukulla te te shohim realitetin ne sy

  • O beno merru me hallet tona leri hallet e botes se dhe terroristet se bejn nga qejfi dikujt i esht vrar familja nga politikat perendimore se ven ju marin naften dikush esht genjyer nga hoxhet e papergjegjshem dikush esht agjent perendimor e ku di un. Esht shum e pist si loj dhe ma do mendja ti e ke inteligjencen te kuptosh sa mos e lejosh veten te besh vjersha te tilla.

  • isisi ne shqiperi e ka emrin sali berisha ,dhe ka vrare njerez me mijera ,por ne gerdec dhe ne tirane me 21 janar ka vrar haptazi,dhe askush nuk eshte shqetesuar,per kete mortje qe arben duka e ka provuar ne trupin e tije dikur, nuk jane me te keqije ata qe vrane ne paris aspak. ky ijoni eshte dhe deputet dhe na vret cdo dite duke na bere moral prandaj lenne parisin shifni ketu afer se kemi rrezikun ne vater ky kriminel po kerkon pushtet prseri per dite , kujdes isis i jone eshte me i rrezikshmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *