Si reagojmë emocionalisht kur pijmë?

Ornela

Një punë kërkimore, që përfshinte 30.000 persona në 21 vende të ndryshme rreth botës, ka zbuluar se njerëzit reagojnë emocionalisht ndryshe duke u bazuar në pijen alkoolike që kanë pirë.

Të pish verë të kuqe të bën të ndihesh më rehat dhe më i dashur, ndërsa vodka dhe uiski rrisin energjinë dhe agresivitetin.

Studimi zbuloi gjithashtu se vera e kuqe të bën të ndihesh më i relaksuar dhe melankolik.

Edhe vera e bardhë ka të njëjtin efekt si ajo e kuqja.

Pijet më të forta alkoolike lidhen me ndjenjën e agresivitetit dhe nervozizmit, por gjithashtu rrisin energjinë dhe vetëbesimin.

Birra rrit ndjenjën e relaksit dhe atë të vetëbesimit.

Këto përfundime u arritën pas një ankete online, të përgatitur nga ekspertët e Universitetit të Bangor në Londër, për persona nga 18 deri në 34 vjeç, e përkthyer në 11 gjuhë të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *