Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Mesazhi që kanë marrë qytetarët deri më sot nga mënyra se si reagon drejtësia ndaj së keqes e antiligjores, është tepër i rëndë: sa më shumë të vjedhësh, aq më lart ngrihesh e aq më i paprekshëm je. Kjo ka çuar deri aty që kur e pyeti mësuesja një nxënës se çfarë do të bëhej kur të rritej, ai iu përgjigj: hajdut! Për këto 24 vjet ky ka qenë një realitet i hidhur se jo vetëm hajdutët, por edhe kriminelët janë ngjitur majash të larta deri në lektorë të zhvillimit të drejtësisë e të luftës ndaj korrupsionit. Ironi më të madhe për një popull nuk mund të ketë. A do vazhdojmë me këtë menefregizëm qytetar, apo do t’u përvishemi atyre që janë antiligj e antishtet e t’i vëmë përpara? Kjo varet vetëm nga ne…! Goni.