Si shkarkohet presidenti?

Edona Llukacaj

Pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së 30 qershor për zgjedhjet lokale dhe dekretimin e këtij vendimi në lidhje direkte, Partia Socialiste është shprehur se ka nisur procedurat për shkarkimin e presidentit.

Kjo ngre pyetjen se si ky shkarkim mund të realizohet:

Në nenin 112 të rregullores së Kuvendit, shprehet në detaje një procedurë e gjatë, që duhet ndjekur hap pas hapi.

  1. Gjithçka nis me paraqitjen e kërkesës me shkrim të 25% së deputetëve, drejtuar kryetarit të Kuvendit, bashkë me motivimin e shkeljeve të pretenduara të Presidentit.
  2. Pasi merr propozimin, kreu i Kuvendit duhet të vërë në dijeni parlamentin dhe Presidentin.
  3. Pas kësaj procedure, kërkesa i paraqitet Komisionit të Ligjeve që brenda 15 ditëve duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport në lidhje me këtë çështje, si dhe të shprehet nëse duhet ngritur një komision hetimor apo jo.
  4. Kuvendi brenda 7 ditësh duhet të zhvillojë një seancë me debat mbi këtë raport të Komisionit të Ligjeve
  5. Më pas, në rast se propozimi pranohet në Kuvend, duhet që brenda 2 ditëve të ngrihet një komision hetimor i cili do të mbledhë të dhëna për akuzat ndaj presidentit.
  6. Komisioni ka në dispozicion 3 javë kohë për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të mbledhë të dhënat.
  7. Në përfundim të hetimit, për të cilin rregullorja e Kuvendit nuk parashikon një afat maksimal, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
  8. Pasi procedurat përfundojnë, komisioni hetimor harton një raport që i dorëzohet Kuvendit, i cili brenda 20 ditëve duhet të bëjë shqyrtimin e tij.

Gjithashtu, presidenti ka të drejtë që të mbajë fjalën e tij në lidhje me çështjen dhe të dëgjohet nga të gjitha palët.

  1. Pas këtyre proceduarave, Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, pra 94 vota dhe me votim të fshehtë.
  2. Pasi gjatë procedurës së votimit janë marrë votat e nevojshme , vendimi Kuvendit i dërgohet, Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos përfundimisht për shkarkimin ose jo të Presidentit.

 

e.ll./dita

Share This Article
14 Comments
  • Epo kollaj fare qeka, neser merrka fund kjo pune. La e shkarkuam edhe Presidentin, po pastaj?

    • Plaku Curciobaku.

      Shkarkohet Presidenti .

      Ngrihet SPAK

      Merren nen Lupe veprimtaria kriminale (politike )dhe pasiuria e tij i hidhet kapistra qafes
      etj
      Pastaj vazhdon me prostituten Hollandeze
      i kerkohet te krecej para Komisionit Bel Danc vesh
      vetem me Tanga blu te flamurit te bandes se shpelles ,
      dhe pastaj pallohet e terhiqet zvarre per ne qeli .

      zhduket me radhe banda e shpelles ish pd dhe
      normalizohet jeta e shqiptarit

      si te duket or taj !

  • Ou sigurimsat ne pension dhe gomeret militante paskan mbyllur gojen? Kujtuan se erdhi 45-sa prape dhe u ngjall Koci Xoxe ku tja merrnin kenges “ne litar,Ne litar “. He more debila plasini syte

  • Mirepo.Gjykata kushtetuese ku gjindet.Edhe ta kerkosh me (Gjipies)GPS nuk e gjeni dot.
    Fundi fundit: Fundi dalte hajer.

    • Plaku i rremë Xhuxhumaku thashe se kishe harruar te hash mut. Vazhdo te hash o Plaku Xhuxhumaku, ti kujton se po me rruhet shume mua. Vazhdo!

  • deri sa te shkoje ne kuvend shkarkimi I presidentit, bohen votat apo nuk bohen per shkarkimin e tij , duhet shume kohe, deri atehere zgjedhjen e 30 qershorit kon perfunduar , keshtu qe nuk na plas trapi o shkarku presidenti apo nuk o shkarku …… do vije dita qe do largohet nga presidenca, por do te largohet I turperuar…..

  • I turperuar dhe me pranga ne duar.Do ta japin live televizionet shqiptare dhe te huaja.Si do duket Likja valle kur ta marrin ne mes policet hajdutin me aktivitet 30 vjecar qe tamaja e madhe e beri te hyje ne histori si nje nga flliqsirat me te medha qe ka pare vendi.

  • Ketij plaku xhuxhumakut i ka ra majasilli ne goje mos ja vini re.E njoh mikun eshte nga ata qe zvarritet gjithe diten dhe ben gam gam ose me qarte haaam haaam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *