Nëse ka pasur një sektor që nuk ka pushuar asnjë ditë gjatë kulmit të pandemisë, kur pothuajse të gjithë ishin të mbyllur në shtëpi, ka qenë ai i aktivitetit të pasurive të paluajtshme.
Të dhënat zyrtare të INSTAT bëjnë të ditur se në tremujorin e dytë 2020, aktiviteti i pasurive të paluajtshme arriti një nivel historik të lartë, të paktën që nga fillimi i vitit 2008, kur raportohen të dhënat.
Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto me çmime korente, i papërshtatur sezonalisht, për aktivitetin e pasurive të paluajtshme ishte gati 26 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro, me një rritje të ndjeshme nga tremujori i parë 2020.
Në fakt, të dhënat e INSTAT tregojnë se ky sektor ka shënuar një rritje të fortë që nga tremujori i parë i vitit 2018.
Në tremujorin e dytë 2020, ekonomia ra me 10.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas INSTAT, por aktiviteti i pasurive të paluajtshme, u zgjerua me 5.5%.

Ekspertët: 60-70% e blerjeve bëhen nga paratë informale
Në Tiranë po lartësohen çdo ditë qiellgërvishtësit, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Collier International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, gjithsesi shumë të pakta në numër.

Stela Dhami, drejtore menaxhuese e Collier International thotë se në Shqipëri krahu i lartë i çmimeve i përket kryesisht projekteve të reja në proces zhvillimi e sipër në qendër të kryeqytetit dhe realizimi me sukses i tyre do te varet nga shitja.
E cila mbetet për t’u parë duke pasur parasysh faktorë si tkurrja e popullsisë për shkak të emigracionit të theksuar vitet e fundit, pasojave të COVID që shkaktoi humbje të 50,000 vendeve të punës dhe një shtrese të mesme e të lartë që gjithsesi e ka të vështirë t’i përballojë të tilla shpenzime ose i ka plotësuar tashmë nevojat për shtëpi të bollshme.
Zyrtarisht Shqipëria ka një boshllëk të stokut për një shtresë të mesme të punësuar të cilët synojnë dhe përballojnë shpenzime mesatare për banesa deri në 1,000 EUR/m2.
Në ndërtimet e reja një apartament prej 100 metra katror në qendër të qytetit mund të kushtojë deri 350-400 mijë euro, një shumë vërtet e lartë për një vend që zyrtarisht është ndër më të varfërit e Europës.
Nga po financohet ky boom i pasurive të paluajtshme, që nuk përligjet me realitetin e një vendi që ka të ardhura për frymë sa 31% e mesatares europiane?!
Nga bankat, jo. Sepse të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja e re për blerje banesash në periudhën prill- qershor ishte rreth 5 miliardë lekë (40 mln euro), duke shënuar një rënie prej 26% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ekspertët e pasurive të paluajtshme mendojnë se pjesa më e madhe e apartamenteve të shtrenjta po financohet nga burime informale.
Ylli Sula, botues i “Çelësit” dhe indeksit “Keydata Albania”, pohon se 70% e këtyre pronave po financohet nga paraja “gri”, që nuk buron nga tregu i institucionalizuar, por nga fenomene, si: korrupsioni, evazioni dhr trafiku.
“Rreth 90% e fashës së njerëzve të pasur në Shqipëri e kanë ezauruar investimin personal për shtëpi të parë dhe të dytë luksoze këto vitet e fundit. Blerjet që bëhen tani në zonat luksoze, nuk kanë logjikë ekonomike”.
Sipas tij, nëse 30 – 40% e këtyre blerjeve, që nuk janë të bazuara në logjikë ekonomike, po bëhen nga të pasurit e këtij vendi, atëherë 60-70% i mbetur rezulton të bëhet nga një kategori tjetër, e cila nuk janë as të pasurit, as investitorët.
“Duke qenë se të gjithë e dimë se sa janë të ardhurat mesatare në vend, rezulton se këto blerje për pjesën e mbetur bëhen nga paraja “gri”.
Të njëjtin qëndrim ndaj edhe Ilda Zaloshnja.
“Këto çmime nuk janë për masat, pavarësisht se Tirana është një kryeqytet në zhvillim. Informaliteti, sidomos te blerësit po e mban gjallë tregun e çmimeve të larta”.
——-
Marrë nga Monitor. Titulli është i redaksisë. Në foto, pamje nga kullat që po ngrihen tek diga e Liqenit

Si mund te spegohet ?!?!?!?!?!?!?!?!??!C’eshte paraja gri?!?!?!?!?!?!?!?!
Shpjegohet pa ekspertiza fare.
Allbania urupiane është vend i bandave të drogës, këtë i rezervon allbanise urupiane Europa kurvë.
Për sa kohë jemi më kushtet e integrimit, kazan drogë.
Dhe meqe ra fjala, këto “analiza” = përpjekje urupiane për të mbuluar mutin me shurrë
Vdekshin kta legena qe investojne ketu qe na moren frymen dhe te ardhmen. Qe sblejme dot shpi prek ktyre, nuk cojme dot femijet ne kopesht, nuk i japim dor gruas nje darke qe mos jete qofte. Cdo cmim ka kercyer pepjere prej ketyre ndyrsirave.
do plotesuar kushtet e integrimit vella,
duhet te europianizohemi (shkurt prostituizohemi) qe
te na integroj makaroni.
osmanllinj+grek+serb=antishqiptar
Shume e vertete, keshtu ka thene partia, por do pyetur shqipetaret cfare mendojne.
Po ke te drejt te ekuacioni fut dhe PPSH, duket qe ke nje IQ te admirueshme si antishqiptar qe je.
Shkurt: lavatriç pareve te droges !
E pra si shpjegohet. Se hera e pare qe pastrohen para neper bote. Me beton pastrohen. Me cfare do pastrohen me boronica?!
Paret qe na vjedhin ? E i shperllajne ketu
https://balkaninsight.com/2020/09/28/the-incinerator-how-a-politically-connected-albanian-built-an-empire-on-waste/
Rilindja e sulltan salepit
Pergjigja e pyetjes ne titull eshte e thjeshte fara
Eshte Boom i kush e di sa miliona Eurove te levruara nga trafiku i droges kryer nga toka, ajri e deti ne kohen e Lazaratizimit te Shqiperise ose thene ndryshe, ne epoken gadi 4 vjecare te drejtimit te Ministrise Brendeshme nga Saje Tahiri i quajtur jo me kot “Ministri me i suksesshem” nga timonieri Rama.
Nuk me shqeteson fare se po behen ndertime me parate e mafies,sepse ato ketu po investohen!
Sikur te ishin lene edhe piramidat financiare edhe 4-5 vjet te tjera,qe edhe ato ishin pastrim parash,mire do bente!
Por mua me shqeteson fakti se ku shkojne miliardat qe privatet i paguajne shtetit nga shfrytezimi i te gjitha pasurive kolosale shqiptare si kromi,nafta,bakri,hekur nikeli,armatimi e municionet e ushtrise etj?
Cfare i eshte shtuar popullit nga grabitja e ketyre pasurive?
ASNJE LEK!
Dikur KROMI CANTE BLLOKADEN,ndersa sot MBUSH LLOGARITE E QEVERITAREVE HAJDUTE!
Eh shqipet e kane mendjfn te ari i Zogut , jo te ari i ramas berishes lulit e metes qe ne krahasim eshte nje mije here ma i demshrm per ne!
Pyetni Kimeten se ajo i di me mire keto pune.
E çfar te mire pe ti Fisnik kur kromi çante bllokaden ?
Ne ate vend nuk ka administrate tatimore…nese do kishte burimi i financimit eshte ne faqen e pare te cdo kontrolli…..nuk e bejne kur ka burgaxhinj drejtore kontrolli….
Mir kur ndertohet dhe punesohen njerezit.Prej nga parate me se paku duhet te pyesim ne.Ndertimet te behen konform standarteve evropjane dhe ne vende me leje ndertimi.GJITHE BOTA LUAN ME PARA TE PISTA.
Jane parate e PPPve keto. Ndertuesit jane grabitesit e shqiptareve.
Pa e lene shume mister, gazetari duhet te gjeje pronaret dhe te shikoje nga u vjen pasuria. Sado me droge, pa patur lidhjet me shtetin nuk ngre dot asgje. Shikoni kush blen aty, dhe ku punon. Jane te gjithe te lidhur me krimin
Arben @………………………………………………….. te flet bytha para mendjes .Mos ja ngjit fain Europes ,haje pyken ,pse ore djale ,si nuk e ke kuptuar ti akoma ,qe te gjithe si PS , PD e LSI nuk e hanepsin BE , Sa lutje ne ore i bejne keta europjane ketyre zagareve tone beni detyrat .Dhe mesoje nga une o Arben djali :::
Ne momentin e hyrjes ,pra te integrimit te shqiperise ne BE ,fillon diktati i ligjit ,trasparenca e ligjit ,dhe cdo gje do kontrollohet ,dhe sdo kete me gradacela ,por do i lene parate e PPPT dhe te droges neper jastiqe .