Si sot, më 16 maj u dha Oskari i parë në kinematografi

Leda Hysa

 

Në 16 Maj 1929 është mbajtur ceremonia e parë e çmimeve të famshme Oscar.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kinemasë, shpërndau çmimet e saj të para, gjatë një darke kur merrnin pjesë rreth 250 njerëz në Sallën Blosom të Hotel Ruzveltit në Hollivud, Kaliforni.

Ideja e këtij aktiviteti ishte e Louis B.Mayer, kreu i studios së madhe kinematografike “MGM”. Akademia u themelua zyrtarisht në majin e vitit 1927 si një organizatë jofitimprurëse, e përkushtuar ndaj përparimit të industrisë së filmit.

Presidenti i saj i parë ishte aktori Douglas Fairbanks. Në kohën e ceremonisë së parë të çmimeve Oscar, zëri sapo ishte futur nëpër filma. Filmi i kompanisë “Warner Bros”, Jazz Singer, nuk u lejua të konkurronte për fotografinë më të mirë, sepse Akademia vendosi që ishte e padrejtë të lejonte konkurrimin e filmave me zë, me ata pa zë.

Fituesi i parë zyrtar i kësaj kategorie (dhe i vetmi film pa zë që fitoi çmimin e fotografisë më të mirë) ishte “Wings” me regji të William Wellman. Filmi më i shtrenjtë i kohës së tij, me një buxhet prej 2 milionë dollarësh, tregonte historinë e dy pilotëve të Luftës së Parë Botërore, që bien në dashuri me të njëjtën grua.

Një çmim i veçantë nderi iu dha aktori të mirënjohur komik Charlie Chaplin. Fillimisht kandidat për kategoritë “Aktori më i mirë”, “Skenaristi më i mire”dhe “Regjizorit më të mirë” për filmin “The Circus (Cirku), Chaplin u hoq nga këto kategori, në mënyrë që të mund të merrte çmimin special, një ndryshim që disa ia atribuan popullaritetit që gëzonte në Hollywood.

Ai ishte Oscari i fundit që do të merrte nga Hollywoodi, deri në vitin 1971.

Akademia nisi të përdorë zyrtarisht emërtimin Oskar për çmimet e saj në vitin 1939. Një legjendë popullore, por e pakonfirmuar, thotë se drejtoresha ekzekutive e Akademisë, Margaret Herrick, tha se statuja ngjante si bashkëshorti i saj Oscar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *