Si ta kuptoni nëse fëmija juaj është i uritur, apo ka pirë mjaftueshëm?

Pranvera Kola

Çdo foshnjë e vogël përpiqet tё tregojë nevojat që ka nëpërmjet gjesteve qё bën, apo tё qarës, si tё vetmet mënyra komunikimi qё kanë.

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik thonë për “Dita”, se: një vëzhgim i kujdesshëm i këtyre gjesteve, na ndihmon që t’i kuptojmë këto nevoja dhe t’u përgjigjemi atyre në kohë.

Ja cilat janë disa nga gjestet që tregojnë nëse fëmija juaj po pi mjaftueshëm, apo nëse është i uritur.

Fëmija juaj është i uritur nëse:
• Fut duart në gojë dhe i thith ato.
• Afron kokёn nё drejtim tё gjoksit, krahut, apo shishes sё qumёshtit.
• Thith buzёt.
• Grindet dhe nuk duket i lumtur.
• Qan.

Fëmija juaj ka pirë mjaftueshëm dhe duket i ngopur nëse:
• Duket i qetё, luan me duart e tij/saj.
• Largon kokёn nga gjoksi, apo biberoni.
• E zё gjumi.
• Nuk thith mё duart e veta.
• Mbyll gojën dhe refuzon tё pijё.

p.k/dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *