SMS në DITA
Në 0689073730
Edhe durimi e ka një kufi. E nderuara gazeta e shqiptarëve “Dita”. Megjithëse është “lakuar” në të gjitha rrasat togfjalëshi “avion droge” për shumë ditë me radhë, përsëri na del që nuk është “lakuar” mirë, d.m.th në interes të opozitës. Mirëpo ne që i ndjekim si në seancat parlamentare, apo komisionet hetimore, presim që së paku shpifësit të marrin ndëshkimin dhe ky “muhabet” të mbyllet. Ne duam zgjidhje të problemeve madhore, si reforma territoriale, punësimi, korrupsioni në drejtësi etj. dhe jo të mbetemi në këtë pellg apo moçal të qelbur.
Prandaj, si qytetar votues dhe taksapagues do të desha të pushohej Visho Ajazi, i cili na paska gënjyer kur në Komisionin Parlamentar na tha se nuk ka prova për ulje avionësh droge dhe të emërohet një tjetër, ose n.q.s ky nuk na ka gënjyer, atëherë të shporren nga skena politike salushët dhe laushët, këta qaramanë të përjetshëm që janë edhe qerosë, edhe fodullë. Durimi ka një kufi. Mirë të themi se këtu është han pa portë dhe avionët u kthyen në “traktor me zinxhirë” dhe u ulën dhe u ngarkuan e ikën, po atje ku vajtën nuk i pa njeri, kur qiejtë tanë monitorohen nga NATO. Sa primitive! Ymka, Pogradec.
