Sali Berisha nuk mund të vdesë si qytetar i lirë. Nuk mund ta gëzojë dot lirinë që solli në Shqipëri 22 marsi i vitit 1992. Nuk mund të jetë si të gjithë ne. Do vdesë në burgun që ngriti vetë për të tjerët. Si të gjithë horrat që përdhunojnë Lirinë!
Nëse më 22 mars të vitit 1992, njerëzve do të thuhej se më 22 mars 2013 do të kishin sërish në krye Sali Berishën, natyrisht nuk do të votonin Partinë Demokratike. Por më keq akoma, nëse më 22 mars 2013, njerëzve u thua votoni dhe një herë Sali Berishën, kjo është tepër. Për ta kuptuar qartë këtë, duhet të shikoni mitingun e sotëm tek sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë. Me gjithë sforcimin e madh për të sjellë mbështetës nga rrethet, i gjithë mitingu nuk i kalonte dot 4 mijë vetë, të shpërndarë e rishpërndarë me bezdi nëpër shesh, me një padurim që u lexohej në fytyrë kur duhet të mbaronin “qokën”, me një tribunë ku pas fytyrës së plakur dhe të kalbur të Sali Berishës, ulërinin kalamaj me shpresë që të dukej se diçka po festohej.
Ky është një bilanc i natyrshëm i një force politike, që më shumë se sa e plakur, është e lodhur nga një udhëheqës i plakur në krye të saj, që tashmë po e përdor si kompani sigurimi për miliardat e familjes së tij. Në një shesh ku besohet se ka vetëm militantë dhe punonjës administrate të sjellë me dhunë, të vrisnin sytë denduria e bodigardëve, jeleku antiplumb i Sali Berishës dhe masat e sigurisë sikur në atë shesh do fliste para armiqve të tij.
Po përtej sigurisë fizike, PD tashmë ka marrë funksionin e një kompanie sigurimi për të ardhmen e familjes Berisha. Ngulmimi i Berishës për të riqenë kandidati për kryeministër i PD-së në vitin 2013, është aplikimi për të përdorur PD si një mburojë në opozitën e tij të re, e cila nuk ka as alibinë e “revolucionit komunist” dhe as atë të pavetëdijes për piramidat, por bilancin e një shoqërie të shkretuar nga krimi dhe arkat bosh të një shteti të kthyer në piramidë. Mbi Sali Berishën e opozitës tre muaj më vonë, do të ngrihen akuza për vrasje qytetarësh të pafajshëm për të fituar para, për vrasje qytetarësh të pafajshëm për të mbrojtur pushtetin, për pastrim paresh me Qipron dhe përdorim të pushtetit për përfitime miliardash nga Familja në koncesione dhe privatizime. Sali Berisha është i qartë çfarë ka bërë, ndaj i duhet logo e PD-së dhe mandati i humbur i kryeministrit për tu mbrojtur. Ata militantët e gjorë që vijnë në shesh të pezmatuar, do të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe do të rithirren 22 marsin e vitit tjetër të protestojnë për të mbrojtur Sali Berishën nga drejtësia.
Ngulmimi i Berishës për të qenë ende fytyra e lodhur e PD-së, ka të bëjë dhe me trashëgiminë e rrezikuar politike në Partinë Demokratike. Ai do të jetë pas disa muajsh lideri i opozitës, duke tentuar të mbajë peng PD si një kompani sigurimi që duhet të garantojë trashëgiminë e tij politike në PD. Por nga nevoja për të sunduar gjatë këtyre tetë viteve, ai i ka shkelur me këmbë parimet dhe linjën politike të PD, ka mbledhur aty besnikë dhe tradhtarë, të majtë dhe të djathtë, hajdutë dhe puritanë, me të vetmin kriter që të mbajnë atë në pushtet. Pas 23 qershorit, ky aliazh do të shpërbëhet dhe Berisha do të përballet me të si opozitar. Atij do t’i duhet logoja e PD-së, kurse atyre elektorati i PD-së. Do t’i shikojmë prapë të kacafyten Pollot, Rulrat, Tritanrat, Lulrat dhe Jozefinat, me njëri- tjetrin, por e sigurt është se në krye të PD-së do mbetet Sali Berisha. Nuk ka rëndësi si kryetar nderi apo kryetar formal, por si zot i asaj godine dhe asaj sigle. Kjo është e vetmja ngjarje e sigurt, që i jep shans atij dhe Familjes së tij të fshehin miliardat që kanë bërë pas siglës së PD-së.
Ngulmimi i tij për të riqenë ende fytyra e premtuar e pushtetit të PD-së, ka të bëjë në fund dhe me një element fizik. Ai njeri ka bërë shumë armiq personal në këtë vend. Ai dhe fëmijët e tij nuk është se vetëm kanë qeverisur, por dhe kanë vrarë, kanë gjobitur, kanë shkatërruar biznese, kanë përmbysur projekte të konsoliduara biznesi dhe kanë marrë monopole mbi shumicën e ekonomisë shqiptare. Kësisoj ata përveç armiqve politikë, kanë krijuar dhe armiqtë e tyre personalë, kanë prekur njerëz konkretë, shumica e të cilëve, përveç atyre të Gërdecit dhe të 21 janarit, janë gjallë. Sali Berishës dhe Familjes i duhet PD-ja dhe një zyrë e fshehur aty, pasi nuk kanë më fuqi dhe mundësi të jenë qytetarë të lirë pas 23 qershorit. Ata nuk i përkasin dot më atyre qytetarëve, që pasi të ikin nga pushteti, mund t’i kthehen normalitetit, të dalin shëtitje në qytet, të pinë kafe si njerëz të lirë pa antiplumba e bodigardë dhe të mos jetojnë në makthe. Atyre u duhet doemos një makinë me imunitet, një zyrë me imunitet, një sigël politike dhe natyrisht një elektorat i lodhur si ai që ishte sot më 22 mars në sheshin “Nënë Tereza” të tundin ca pankarta dhe të thërrasin nga jashtë zyrës së Sali Berishës, “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”! Është nevoja e fundit që ky njeri ka nga kjo botë para se të ikë. Nuk mund të vdesë si qytetar i lirë. Nuk mund ta gëzojë dot lirinë që solli në Shqipëri 22 marsi i vitit 1992. Nuk mund të jetë si të gjithë ne. Do vdesë në burgun që ngriti vetë për të tjerët. Si të gjithë horrat që përdhunojnë Lirinë!

Nuk ka denim per Saliun qe te shlyeje te gjitha krimet qe ka bere mbi shqiptaret. Por ai qe tani nuk eshte i lire, ai perndiqet nga hija e vet dhe nga kjo hije ai mban jelekun antiplumb edhe kur fle. Ai e ndjen, se ora e kambanes per largimin e tij eshte shume e afert, eshte i tmerruar, cfare do beje, ku do shkoje, ku do mbytet se nuk ka dhe qe tret ate mafioz.
Te shpresojme, se, s’do i krijohen konditat, per ta futur vendin serish ne kaos me keto zgjedhje.
Po te kish opozite te vertete, saliu dhe pd,do ishin zhdukur me kohe nga skena e politikes ne vend .
Po te kishte edhe Mero nje kocke nga Saliu nuk do te lihte keshtu. Sa kohe i kishte pazaret me Salen nuk u ndje. Te gjithe flasin sipas interesit.
Te gjithe qe lehin jane pa kocka, te shohim po erdhi PS a do ti japi ?
O Mero ziu,c’nene te polli,more njeri?
Po le te dale ndonjeri dhe te vertetoje te kunderten e atyre fakteve qe sjell Mero!
Sali Bisha nuk do te vdese pa dale ne gjyq.Si kriminel nderkombetar. per thyerje embargoje ne shitje karburant makines vrasese te Sllobodanit , trafiqe te pista me arme etj, do te Gjykohet nga Gjykata Ndderkombetare e Hages.Para drejtesise do te shkoje edhe me Barrele si Mubaraku i Egjyptit