Nëse keni enë gatimi, apo mjete të tjera, të cilat janë prekur nga njolla ndryshku, ka një mënyrë se si mund ta zgjidhni lehtësisht këtë problem. Nevojiten vetëm disa bustina çaji për ta bërë këtë. Përmbajtja e dobët e acidit tanik që ndodhet në bustinat e çajit mund të sulmojë ndryshkun, si dhe parandalon oksidimin e tyre të mëtejshëm.
Vendosni disa bustina çaji në një tenxhere duke bërë kështu një çaj shumë të fortë me to.
Çaji duhet të jetë i mjaftueshëm sa për të mbuluar pjesët e ndryshkura të pajisjeve që do të vendosni në të.
Largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak kohë. Hidheni atë në një kovë, apo legen të madh dhe vendosni më pas pajisjet.
Lërini në të për disa orë rresht. Largojini që aty dhe përdorni një furçë të butë për të pastruar të gjitha pjesët e ndryshkut, i cili do të eliminohet pa shumë përpjekje.
Së fundmi, shpëlajini me ujë të bollshëm dhe thajini me një leckë tërësisht para përdorimit.
p.k/dita

Cili caj ne cfare bustinash, se na cuditet
Disa dege caji zoti Mirel,kaq e thjeshte
Meqenese po pasurojme gjuhen shqipetare po fusim cdo dite emertime.
Edhe ne Afrike nuk perdorin ene qe ndryshken.
Juve kujt ia rekomandoni kete keshille.
Tek ne jane perdorur ene qe nuk ndryshken, qe nga enet e baltes, bakrit dhe aluminit dhe tani ene inoksi.
Ndryshk ne enet e gatimit?!
的方法撒旦发个豆腐干豆腐干是豆腐干地方是感到反感d’s’f
人豆腐干豆腐干是豆腐干撒旦发个对方是个