Si të kujdesemi për dhimbjet e shkaktuara nga hernia diskale

redaktor

Dhimbja e mesit është një fenomen shumë i shpeshtë tek njeriu. Nga statistikat llogaritet që 80 për qind e njerëzve kanë një eksperiencë dhimbje je mesi në jetën e tyre. Një pjesë e mirë e këtyre dhimbjeve, (jo në të gjitha rastet), këto dhimbje shkaktohen nga sëmundja e hernies diskale.

Mjeku i Spitalit Universitar të Traumës, Fatos Olldashi tregon se si duhet të kujdesemi për këtë sëmundje, në mënyrë që të shmangim ndërlikimet shëndetësore që vijnë prej saj.

Çfarë është hernia diskale?

Hernia diskale është një hernim ose (e thënë në gjuhë më të thjeshtë) një dalje e diskut. Disqet janë disa kërce që ndodhen midis vertebrave, rruazave të kurrizit, të cilat lejojnë lëvizshmërinë , përkulshmërinë e shtyllës kurrizore. Të gjithë e dimë që shtylla kurrizore nuk është një trup i ngurtë. Hernia diskale ka të bëjë me çarjen e kores së diskut dhe me daljen e përmbajtjes. Në varësi të vendit ku del, mund të japë dhimbje që janë pasojë e shtypjes së nervave, paralizë dhe është ajo që në popull njihet me termin nervi shiatik. Nervi shiatik ka të bëjë me ato raste kur kjo dalje ndodh në pjesën e belit. Këtu dalin rrënjët e nervave që formojnë nervin shiatik. Nervi shiatik është një pjesë e hernies në përgjithësi. Hernia diskale mund të ndodhë nga qafa deri në pjesën sakrale ose në pjesën e bishtit (apo kërbishtes, siç njihet).

Çfarë e shkakton hernien diskale?

Shkaktarët e hernies diskale janë të ndryshëm. Prandaj dhe hernien diskale e gjejmë në mosha, profesione dhe sekse të ndryshme. Shkaktarët më të mëdhenj janë aktivitetet fizike. Kryesisht aktivitetet e pakontrolluara fizike. Pra, kemi njerëz që punojnë në punë të rënda fizike, janë hamej, megjithatë nuk u ndodh hernia diskale. Nga ana tjetër, kemi njerëz që rrinë në zyra dhe vetëm nga një lëvizje e pakontrolluar e tavolinës apo e një mobiljeje pësojnë hernie diskale. Pra, ka shumë rëndësi mënyra sesi kryhet ky aktivitet fizik. Kemi edhe njerëz që paraqiten dhe nuk mbajnë mend ndonjë shkak fizik që ata kanë bërë ditët e fundit dhe megjithatë zbulohet se kanë hernie diskale. Gjithsesi, baza mund të quhet një traumë fizike.

Cilat janë simptomat?

Simptomat janë në varësi të vendit ku ndodh hernia diskale. Njerëzit zakonisht kur dëgjojnë fjalën “hernie”, nënkuptojnë vetëm dhimbjen e belit dhe të nervit shiatik. Por hernia, siç e theksova më lart, mund të ndodhë edhe në qafë, edhe në pjesën e gjoksit (më pak). Gjithsesi, më shumë ndodh në pjesën e fundit të belit ose në ato vende ku formohet nervi shiatik. Në varësi të vendit ku kemi hernien, kemi edhe simptomat. Nëse do të kemi hernie diskale në qafë, do të kemi dhimbje të qafës, dhimbje të njërit krah apo të dy krahëve. Kur hernia është e madhe, mund të kemi edhe paralizë të duarve dhe të këmbëve. Ajo që ndodh më shpesh, është dhimbja e belit dhe shoqërohet kryesisht me dhimbjen e njërës këmbë. Këto janë simptomat më klasike që gjenden më shpesh. Kemi simptoma nga më të rëndat deri tek më të lehtat. Simptomat më të rënda janë kur hernia është e madhe dhe shtyp të gjitha nervat dhe e shkakton atë shtypjen në formë paralize. Prishen të gjitha reflekset dhe me këtë rast kemi edhe një lloj paralize në pjesën nga vendi i daljes së hernies deri në pjesën e poshtme. Ajo që është më e rrallë, quhet sindromi kauda. Ajo që është më e shpeshtë, është kur ngacmohet nervi dhe jep dhimbje të belit. Dhimbja e bën personin që të mbajë një pozicion të caktuar, pra, ecën shtrembër. Dhimbja rëndohet nga lëvizjet, pozicionet e ndryshme, gjithsesi kur shtrihen në krevat, gjejnë një pozicion të caktuar, qoftë edhe të shtrembër, por zënë rehat. Është një dhimbje që nis te pjesa e belit, përhapet në pjesën e pasme të vitheve, në pjesën e pasme të kofshës, në pjesën e pasme të pulpës dhe shkon në gishtat e këmbës. Në varësi të rrënjës së nervit që është e shtypur dhe dëmtuar, mund të kemi përhapje të dhimbjes në gishtin e madh ose në gishtat e tjerë.

Përveç të qëndruarit keq gjatë ushtrimit të aktiviteteve të ndryshme fizike, ç’mund të llogaritet tjetër si faktor risku?

Faktor risku është mospërgatitja fizike e trupit të njeriut. Shtylla kurrizore nuk përmban vetëm disqet dhe kockat, por përmban ligamentet, përmban muskujt dhe këto krijojnë stabilitetin e shtyllës kurrizore. Njerëzit që nuk bëjnë përgatitje të mirë fizike, kanë dobësim të muskujve, dobësim të ligamenteve dhe qoftë edhe një pozicion i parregullt mund të bëjë që të shkaktohet hernia diskale.

Mbipesha është një tjetër faktor. Kjo sepse mbipesha nënkupton që individi gjithë kohës mbart mbi shpinën e tij një peshë rreth mbi 20 kg më tepër. Pra, gjithë kohës shtylla kurrizore është e ngarkuar.

Cilat janë komplikacionet?

Komplikacionet i kemi nga më të rëndat, që nënkupton paralizën që në disa raste është edhe e pakorrigjueshme, deri tek të lehtat, që nënkuptojnë dhimbjet që kalojnë në një periudhë 10-ditore apo 2-javore.

Kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale?

Dhimbja e mesit është një fenomen shumë i shpeshtë tek njeriu. Nga statistikat llogaritet që 80% e njerëzve kanë një eksperiencë dhimbje mesi në jetën e tyre. Jo të gjithë kanë hernie diskale, por dhimbja e mesit dhe përhapja në trajektoren e nervit shiatik është shumë e shpeshtë dhe natyrisht jo të gjithë bëhen operacion. Kryesisht, kriteret për operacion janë të ndryshme dhe kanë evoluar në kohë. Kanë evoluar në daljen e ekzaminimeve të rëndësishme, siç janë skaneri dhe rezonanca. Por ato që janë kritere absolute për operacion, janë ato raste që shkaktojnë paralizë. Ato duhen bërë sa më shpejt, sepse nëse ndodh paraliza, është shumë e vështirë për t’u rikthyer.

disc-herniationPërveç imazherisë që kryhet në momentin që pacienti diagnostikohet me hernie diskale, cilat janë testet e tjera që duhen kryer?

Theksoj që kjo ndodh në 80% të popullsisë. Por jo gjithmonë mund të bëjmë rezonancë magnetike. Rezonanca magnetike deri tani ka rezultuar që është e padëmshme për njeriun, sidoqoftë për arsye teknike jo të gjithë njerëzit që shfaqin shqetësime të tilla, si dhimbjet e belit, mund të bëjnë rezonancë. Ajo që duhet të bëjnë të gjithë njerëzit, është vizita me mjekun, kontakti me mjekun, qoftë me mjekun e familjes, qoftë me mjekun neurolog, qoftë me mjekun neurokirurg.

Mjeku e përcakton sesa është rëndësia e kësaj sëmundjeje. A ka nga këto dëmtime që përmendëm? Nëse nuk i ka dhe është një dhimbje që ka filluar dje apo para dytësh, nuk ka pse të shkojë deri në bërjen e rezonancës. I jepen mjekimet dhe i lihet takim për një konsultë tjetër. Në përgjithësi kalon me dhënien e parë të mjekimeve. Nëse nuk kalon, kërkohet rezonanca magnetike.

Kur sëmundja është në fazat e para të zhvillimit të saj apo edhe në rastet që është përkeqësuar, çfarë mund të bëjë pacienti në kushte shtëpie për të lehtësuar dhimbjet?

Ajo që ne u këshillojmë individëve në kushtet e shtëpisë dhe në kushtet e konsultës me mjekun, është që nëse ndodh dhimbja e mesit, duhet të qëndrojnë në krevat. Shkencërisht duhet që të përdorin procedura të ftohta. Pra, duhet të përdorin ndonjë kallëp akulli, si ato që mbahen në frigorifer. Normalisht të jetë e mbështjellë me peshqirin jo në kontakt me lëkurën. Disa njerëz gjejnë rehat duke përdorur të ngrohta. Kjo nuk ka bazë shkencore, megjithatë ata ndihen mirë.

Përsa u përket medikamenteve, mund të përdorin antiflamatorë të thjeshtë duke nisur që nga paracetamoli dhe deri tek voltareni. Mund t’i përdorin në kushtet e shtëpisë normalisht, nëse nuk vuajnë nga sëmundje të tilla, siç është ulçera e stomakut apo probleme me tensionin.

Gjithashtu, pacientët duhet që të rrinë në atë pozicion që i lehtëson dhimbjet. Pra, nëse ata e shikojnë që po të përkulen në anën e majtë, i lehtëson dhimbjet, le të rrinë ashtu.

Duhet të bëjnë aktivitet fizik aq sa i lejon dhimbja, dhe jo të hanë inat me veten e tyre dhe të mendojnë se po të ushtrojnë forcë në trupin e tyre, mund ta zhbllokojnë atë. Në kushtet e shtëpisë do të rekomandoja një regjim të detyruar nga dhimbja. Nuk them regjim absolut shtrati. Njeriu mund të bëjë aktivitetin e vet fizik, por duke respektuar dhimbjet. Mund të shkojë në tualet për të kryer nevojat personale apo mund të bëjë edhe ndonjë punë nëpër shtëpi.

Po mënyra e të fjeturit?

E përgjithshmja sot është që dyshekët janë të rehatshëm. Nuk ka më dyshekë suste. Nuk ka ndonjë rekomandim të veçantë. Ka pacientë që vijnë dhe thonë që kanë fjetur në dysheme. Nuk është e nevojshme. Në krevat mjafton një jastëk për t’i mbajtur gjunjët e përkulur dhe të zënë një pozicion që e shikojnë të përshtatshëm.

Grupmoshat më të rrezikuara

Hernia diskale ndodh në moshat e mesme. Nga mosha 25 deri në moshën 55 vjeç. Hernia mund të ndodhë edhe më përpara moshës 25 vjeç, edhe pas moshës 55. Por, është më e shpeshtë gjatë kësaj periudhe, pra 25-55 vjeç, pasi në këtë periudhë aktiviteti fizik i njeriut është më i zhvilluar.

Në moshat e reja nuk ndodh, sepse shtylla kurrizore është elastike dhe nuk ka ngarkesë. Në moshat e vjetra nuk ndodh, sepse nuk kemi disk.

Ecja e shumtë është e gabuar si teori shërimi

Njerëzit nuk duhet të ecin shumë për t’u shëruar nga hernia diskale. Gabimi që bëjnë njerëzit është se kujtohen për sëmundjen atëherë kur ajo ndodh. Gjithashtu i marrin këshillat nga të sëmurë që e kanë kaluar më përpara këtë sëmundje, dhe kështu bëjnë gabime. Sapo ndodh dhimbja, shtojnë aktiviteti fizik, nisin notin sepse noti është sporti më i mirë për hernien diskale. Jo. Kjo nuk është e vërtetë. Kur ndodh dhimbja, duhet të zhvillosh një aktivitet të kufizuar fizik, aq sa të lejon dhimbja. Aktiviteti fizik nuk është trajtues, është parandalues. Ne duhet të kujtohemi që të bëjmë aktivitet fizik kur nuk kemi dhimbje. Noti është aktiviteti më i mirë në rastet kur nuk ka dhimbje. Aktiviteti fizik forcon muskulaturën, forcon ligamentet, mban trupin në formë, ruan mbipeshën që të parandalojnë hernien diskale. Por në momentin që ka ndodhur hernia diskale, ne duhet të presim që të qetësohen dhimbjet.

fizioterapie_foto_2 Mbajtja e brezit në mes

Nuk e rekomandoj shumë. Brezi sado i fortë të jetë, bëhet fjalë për shtyllën kurrizore që ndodhet midis indeve të buta. Nuk mund të vendosim një brez apo një allçi në pjesën e barkut. Të shtypim zorrët apo organet e tjera. Megjithatë, brezi ka një efekt shumë pozitiv: e kujton të sëmurin që është me hernie diskale.

Efektet e masazhit në shërimin e hernies

Masazhi nuk është se ka ndonjë efekt special tek hernia diskale, kjo sepse hernia diskale ndodh në shtyllën kurrizore, e cila është thellë. Masazhi relakson muskujt dhe jep një ndjesi të mirë njeriut.

Roli i fizioterapistit

Fizioterapsiti duhet të ketë para së gjithash rolin e edukimit të pacientit, për mënyrën e qëndrimit, për mënyrën e fjetjes, për mënyrën e qëndrimit të karrige në zyrë apo në punë. E dyta duhet të bëjë edukimin e forcimit të muskujve, të cilët do të shërbejnë si mbrojtës për të parandaluar. Sot ka dhe metoda fizoterapeutike që bëjnë tërheqje të shtyllës kurrizore në mënyrë që tek ato hernie që janë në fazën e parë, mund të ndodhë që të tërhiqet dhe të futet brenda. Lidhur me pyetjen nëse e shëron fizioterapia hernien, doktori sqaron se koncepti i shërimit të hernies është pak i ndryshëm nga ai që mendojnë dhe besojnë njerëzit me atë që ndodh në mjekësi. Mund të bëhet shërimi i dhimbjes, por jo shërimi i hernies. Njeriu nuk ka dhimbje, por hernia është aty. Nomalisht që ka mjekësi popullore, ka mjekësi shkencore, ka fizioterapistë që merren me këtë gjë.

A mund të shërohet përfundimisht hernia diskale?

Po, hernia diskale mund të shërohet përfundimisht. Nuk është sëmundje e pashërueshme. Problemi është se shtylla kurrizore e njeriut është ndërtuar në mënyrë të tillë që njeriu do të ketë probleme me kalimin e moshës.

Share This Article
22 Comments
  • Un vuaj qe 3 vjet nga kjo hernie jam operuar por mbas 2 muaj fillova punen dhenuk zgjati shum pas 1 muaj mu kthyen dhimjet dhe nuk largohen fare kam ne trajmime te ndryshmene fizioterapi ma shum se 40 her por nuk me ndihmon dot
    a mund dikush te me ndihmoj apo te me tregoj qa te bej se nukmundem te jetoj me keto dhimje

    • Kam nje herne diskale ne qafe ne unazat 5 dhe 6 .Me jep shqetesime ,humbje ekuilibri dhe te vjedha .Si mund ta trajtoj kete problem sepse me shqeteson here pas here.

    • Ju rekomandoj nje pajisje, e cila quhet NUBAX, kjo pajisje ben traksionin (terheqjen) e vertebrave, procedure qe ndihmon furnizimin me gjak te disqeve. Une e kam perdorur dhe kam pare shume permiresim. Kjo pajisje mund te blehet online.

    • Pershnetje, e kuptoj hallin tuaj pasi po e vuaj vete, por ju duhet te konsultoheni me nje mjek ortoped qe te fillosh trajtimin me ozone, ose ozono-terapi, te cilen po e vazhdoj tani dhe qe ne seanen e dyte e dalloj ndryshimin.

      • Prsh edhe un jam me henri kam shum dhimbje qe 1 vit skam lan mjek pa shku as njeri nuk pom sheron apo me ndal dhimbjen kisha dasht mem tregu ndokush qka me ba per me ndalu dhimjen

  • Ju litem une jam operu para 7 muajsh edhe jam detyru me ngrit pesh ne pun edhe tash kam probleme prap po thuaj se e njejt si para operimit dhe qka me keshilloni te bej ju lutem

  • pershendetje un kam nje herni diskale ne unazen e dyt dhe te tret tash e 12 dit nuk muj te eci skam fuqi ne kembe dhimbje te forta kam pas po kan kalu gati sod bera rezonancen dhe me me dul qe eshte e madhe 12-17 mm a mund te sherohem pa operim flm

  • Nji ndihme praktike e thjeshte qe do ju ndihmoj me rezultat pozitive.
    Bani vetem kete ushtrim si ma poshte.
    Ne kornizen e deres se dhomes ku mund te qendrojne majat e gishtrive mundohuni te ngriheni me forcen e krahve.Ky ushtrim ndikon shume ne terheqjen e shtylles kurrizore nga ma te sukseseshmet qe mund te rekomandoje mjeku specialist.
    Rrezultati rritet nese ngrihen sa ma nalt ne menyre qe koka te arrije sa ma afer kornizen ku kemi vendosur gishtat.
    Nji mjek ne pediatrin shkoder ecte shtrember.Ia rekomandova kete ushtrim.Dhe mbas pak kohet ecte drejt.Nji rast tjeter.Ishim ne plazh.Dhe per momentin nji plazhiste leviz si zakonisht por rezultoi te shtremberohet dhe mbeti si i ngrire e nuk mund te drejtohet.I rekomandova te shkoje tek dera e kabines te baj ushtrimin.Rezultati ishte ne moment.Ecte lirshem si te mos kishte ndodhur fare.
    Asht dhe nji ushtrim tjeter ne pjesn nga fundi i kurrizit i cili krijon dhimbje qe nuk te lejon te ngrihesh nga shtrati.E sic rekomandon artikulli ma nalt.Qe thot te zesh pozicionin qe ta lehteson dhimbjen e te ngrihesh.
    Une rekomandoj nji ushtrim fare te thjeshte aty ne shtrat qe krijon lirshmeri e te ngrihesh si te mos kishe fare dhimbje.Sic jeni i shtrire me shpind.Mundohuni te ngrini gjunin e kembes lart me kushte qe gjuni te jete sa ma afer dyshekut gjate levizjes.E perseriteni 3-4 here si te majten dhe te djathten.Dhe do ndiheni i lehtesuar ne gjendje normale.Ky ushtrim mund te bahet edhe ne kembe duke qendruar ne pozicionin e ushtrimit nr.2 tek levat e baletit.Ju mund te perdorni karrigen nga mbrapa vendit te ndejes.E kapni karrigen siper per tu mbajtur.I vendosni thembrat perballe njera tjetres ne distance 20 cm ndermjet tyre ku gishtrijte e kembes qendrojne anash.Merrni pozicionin gaditu me kete distance(20 cm)duke shternguar kembet dhe gjithe trupin,dhe ne ket moment uluni drejt pa perkulur trupin para,dhe gjunjet te shkojne sa ma anash.Dhe vithet sa ma brenda(para).E perseritni 4-5 here ne nji krah po kaq ne krahun tjeter.Ky ushtrim asht identik me ate ushtrimin ne shtrat.Bile nga ky ushtrim me ka lindur ideja qe ta ushtroi ne shtrate dhe bahet ma lehtesisht.
    Per kuriozitet:
    Mua me ndodhi te piskohem.Kisha dhimbje.Kerkova apostafat te shkoje tek nji Ciropraktik me akademi shkolles Amerikane.shkova 3 dite brenda nji jave.Kur kryesha viziten me jepte dhe ushtrime per ti ba ne shtepi.Diten e trete kur me pyeti si zakonisht.Me tha i ke ba ushtrimet.Po i thash.Bile kam ba edhe nji ushtrim dhe i tregova ushtrimin e terheqjes ne dere.Ooooh,ekselence me tha.
    Ika dhe i kerkova djalit qe te bisedoj me mjekun Ciropraktik dhe ti bajme pagesn per 3 vizitat e javes.Se nuk ia vlen te paguja para kot pse ka diplome mjekut.Jam ma ciropraktik vete.
    Me shume modesti deshiroj qe njeriu duhet te jet praktik per vetveten.
    Pershendetje.

    • Prsh me pelqeu shkrimi i juaj por a ka mudsi me kjart te me tregoni si ta bejm ate ushtrim te dera.Te pakten na dergo nje ingjizim sa per na iformuar me kjart ju lutem se kemi nevoj per ndihmen tende.Ju prsh

  • Prsh. Z.Hajati
    kur thuat ne kornizen e deres te qendrojm ne maje te gishtave te dores apo te kembes….
    thjesht nuk e kuptova :S
    flm.

  • Prsh…vuaj nga dhimbja e mesit kam dosa rruaza te shtypura me pare kisha vetm dhimbje te mesit…tani prej nje muaj kam.nje dhimbje te kembes nga legeni e deri ne fund ndjej nje mpirje ….me ndimoni me ndonje keshill?

  • Pershendetje nena ime ka hernie diskale po i kane then qe e ka te krisur dhe se nuk i japin garanci per operimin cfare rreziku ka nqs se e ben operimin sepse ka shum dhimbje dhe ka 6 muaj qe vuan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *