Si të kujdesemi për infeksionin e prostatës

redaktor

Infeksioni i prostatës është një ndër patologjitë e shpeshta që shfaqet kryesisht në moshat e reja dhe ato të mesme. Në rast se sëmundja trajtohet që në fazat akute, është e shërueshme. Ndërkohë që kalimi në stadin kronik kërkon një trajtim më të kujdesshëm dhe të gjatë në kohë. Për lexuesit e gazetës “Dita”, mjekja Ilda Xhelili, tregon format se si zhvillohet infeksioni i prostatës, si dhe këshillat për të shmangur në kohë ndërlikimet që shkaktohen nga neglizhenca në trajtimin e sëmundjes. “Prostata është një gjëndër me sekrecion të jashtëm (ekzokrine) e sistemit riprodhues mashkullor. Ajo është një organ gjëndëror-muskulor që peshon rreth 20 gram. Nga pikëpamja anatomike vendoset në zonën e legenit, poshtë qafës së fshikëzës së urinës dhe përreth uretrës (kanali i jashtëm urinar). Në rastet kur, për arsye të ndryshme prostata zmadhohet ajo ushtron presion mbi uretrën duke e ngushtuar, ose bllokuar fare kanalin e urinës dhe duke shkaktuar ndërprerje të herëpashershme të urinës gjatë aktit të urinimit. Prostata prodhon një lëng pa ngjyrë me pehash bazik dhe që përbën rreth 75 për qind të lëngut spermatik”, shprehet mjekja Xhelili. Sipas saj prostata ka interes të madh në praktikën mjekësore. Nga mosha 45-80 vjeç rreth 20 për qind e meshkujve vuajnë nga tumori beninj i prostatës. Ajo është gjithashtu edhe një organ mjaft i predispozuar ndaj kancerit. Ndërsa në moshat e reja dhe të mesme me shpesh haset infeksioni i prostatës.

Çfarë është infeksioni i prostatës, si dhe cilat janë shenjat që identifikojnë praninë e sëmundjes?

Infeksioni i prostatës ose “prostatitis” është një gjendje inflamatore (ose infeksioze) që përfshin jo vetëm gjëndrën e prostatës, por edhe zonën rreth saj. Shenjat klinike të kësaj patologjie janë të shumta, ku mjaft e shpeshtë është dhimbja. Megjithatë, ka shumë meshkuj që nuk përjetojnë shqetësime edhe pse mund të kenë problem infeksioni me prostatën. Sido që të jenë simptomat, të lehta ose shumë të shprehura, ato kanë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës së këtyre pacientëve.

Me çfarë simptomash shoqërohet infeksioni i prostatës në fazën akute dhe kronike të sëmundjes?

Prostatiti mund të prezantohet në formën akute (që fillon papritur, menjëherë) dhe kjo përbën formën më pak të shpeshtë, por që diagnostikohet më lehtë në bazë të shenjave klinike. Ky infeksion zakonisht shkaktohet nga një infeksion i rëndë i aparatit urinar që fillon në mënyrë të papritur me gjendje ethore, të dridhura dhe temperaturë. Kuadri klinik pastaj plotësohet me urinime të shpeshta dhe të dhimbshme, ndjenja e moszbrazjes së plotë të fshikëzës së urinës, dhimbje shpine, dhimbje në pjesën e fundit të barkut dhe të legenit. hall i madhNdërsa prostatitet kronike bakteriale janë të ngjashme me prostatitet akute, por shenjat klinike zhvillohen gradualisht dhe janë më pak të rënda. Karakterizohet nga infeksione të përsëritura të aparatit urinar tek meshkujt.

Në cilat grupmosha shfaqet më shpesh ky lloj infeksioni?

Kjo gjendje infeksioni mund të prekë çdo grup moshë, por është më e zakonshme në meshkuj të rinj dhe të moshës mesatare. Në këto raste dhimbja e legenit është e shprehur dhe e vazhdueshme.

Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë?

Shkaqet më të shpeshta janë me origjinë bakteriale dhe si rezultat i tkurrjes (spazmave) së muskujve të legenit, por ka edhe prostatite jobakteriale, origjina e të cilëve mbetet ende e panjohur. Ashtu si në rastet akute edhe në prostatitet kronike pacientët kanë dhimbje gjatë urinimit ose edhe në fund të tij, vështirësi në urinim, dhimbje në organet gjenitale dhe në zonën e legenit. Në rastet pa shenja klinike, diagnoza vihet nga ekzaminimet rutinë ose për shkaqe të tjera mjekësore. Mënyra se si prostata infektohet mbetet ende jo shumë e qartë. Bakteret që shkaktojnë prostatitin mund të kalojnë në prostatë nga uretra (kanali që bën zbrazjen e vezikës urinare në mjedisin e jashtëm) nëpërmjet urinës së mbetur në vezikë (urina reziduale), ose edhe si rezultat i kontaminimit të urinës me materiale fekale nga fundi i zorrës së trashë (rektumi).

Rrugët seksuale ndikojnë në transmetimin e infeksionit?

Më herët mendohej se ky lloj infeksioni transmetohej edhe në rrugë seksuale, por studimet e fundit referojnë se vetëm një numër i vogël i rasteve transmetohet nëpërmjet rrugës seksuale. Kushte të caktuara shëndetësore të organizmit dhe procedura të ndryshme mjekësore mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të prostatitit. Të tilla mund të jenë për shembull mbajtja e kateterit për një kohë të gjatë, marrëdhëniet homoseksuale, infeksionet e shpeshta të vezikës urinare apo edhe sëmundje të ndryshme autoimmune (reaksione jonormale të organizmit të njeriut ndaj indit të prostatës ose indeve të tjera).

Ç’mund të themi në lidhje me ekzaminimet dhe kujdesin që duhet të ndiqet në trajtimin e këtij infeksioni?

Është e rëndësishme që të bëhet dallimi me infeksionet e shpeshta të fshikëzës së urinës. Për këtë janë të vlefshme shumë ekzaminime klinike, të urinës, gjakut, si edhe ekzaminime imazherike. Ky lloj infeksioni duhet të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut specialist urolog, i cili zgjedh edhe trajtimin e duhur. Mund të përdoren edhe antibiotikët ose dhe lëshues dhe qetësues të muskulaturës dhe qetësues dhimbjesh, por gjithmonë me këshillimin e mjekut. Prostatiti është një sëmundje e shërueshme. Por, edhe në qoftë se problemi kronicizohet, duke ndjekur trajtimin e rekomanduar simptomat lehtësohen në mënyrë të ndjeshme. Edhe nëse pacientët nuk kanë shenja klinike, ata duhet të zbatojnë recetën dhe këshillimin e mjekut. Në rastin e prostatiteve infektive shenjat klinike eliminohen përpara se infeksioni të pastrohet plotësisht prandaj mjekimi duhet vazhduar sipas recetës së mjekut deri në fund dhe jo të lihet përgjysmë në qoftë se ndihemi mirë. Edhe në qoftë se pas trajtimit fillestar situata shkon mirë, duhen vazhduar kontrollet periodike sipas protokolleve të caktuara.

A ka pasoja gjendja kronike e prostatitit ?

Prostatiti kronik zhvillohet në forma të ndryshme në individë të ndryshëm dhe në mosha të ndryshme. Po ashtu, edhe shenjat klinike janë nga më të ndryshmet. Prostatitis nuk është sëmundje ngjitëse. Duke marrë mjekimin në rregull personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund të zhvillojnë jetën e tyre normalisht edhe në aspektin e marrëdhënieve seksuale. Personat që vuajnë nga infeksioni i prostatës nuk kanë rritje të riskut për sëmundje të tjera të prostatës, të veshkave apo edhe të kancerit të prostatës.

Share This Article
10 Comments
  • Mendoj se vuaj nga nje lloje I prostatit Kronik. Do doja ndihmen tuaj te me lidhnit me mjeken pasi jam jasht shtetit dhe ketej nuk po gjej zgjidhje. Jam sh ne stres ju lutem me ndihmoni .

  • Une vuaj nga prostata ne anen e djatht dhe kom dhimbje edhe urinoi shum shpesh sidomos ne mengjes kom dhimbje dhe me duket se po pelcas.nuk eshte e enjetur vetem kom dhimbje nonstop.

    • Shkaktari kryesor i kesaj semundje eshte mastrubimi i tepert. Edhte nje semundje shume e veshtire. Para se te shkoni te mjeku dhe te fillo i me mjekimet ju keshilloi qe ta lini masttubimin njeher e pergjithmon. Doktoret mund tju thon ndryshe ndishta mund te ken te drejt ne disa raste por masturbimi demton prostaten dhe shkakton prostatit pasi me daljen e shpesht te spermes e cila eshte e perber nga zinku dhe zinku i cili sherben per te mbajtur te sterilizuar rruget urinare dhe kjo ben qe te jesh i rrezikir nga infeksioni me i lehte. Dhe pas i feksionit vij probleme te tilla me pas si probleme me ereksionin e ne te gjith trupin.

  • Shkaktari kryesor i kesaj semundje eshte mastrubimi i tepert. Nk ka gje me te mire dhe te rregullt se mks te mastrubosh kurr por ja qe ne dim shume pak per demet ose nk e dim qe eshte vetem se nje gje e keqe.

  • Jam 19 vjec dhe kam dy vjet qe vuaj nga urinimi,kam veshtiresi ne dalje dhe urinoj shpesh ,ndonjehere kam ndjesine e moszbrazjes,a ka rrezik we une the jem me prostate ,ose a mund the kurohwt?

  • Jam 19 vjec dheUrinoj shpesh dhe kam veshtiresi ne urinim ,ndonjehere me duket sikur nuk zbrazem plotesisht,kam day vjet qe vuaj dhe ndjej qe CDO vit perkeqsohem cfare duhet the Ben,sa eshte rreziku,dhe a kurohet kollaj?

  • Hmm, un isha ne kontrolle vuaj nga keto probleme analizat me dulen qe jan mire por un perseri vuaj sdi qfare eshte puna a ka ndonje sherim bio apo qfare analiza duhet te bej, Ju faleminderit

  • Pershendetje vuaj qe 1 vit nga kjo smundje qkas kam perdor antibiotik qajra asgje sme ka nidmuar urinoj shpesh non stop gati 10 her ndit me bezdis kur te masturboj eshe me shpesh qka kam
    Me
    Tregoni ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *