Mjekja Ilda Xhelili tregon për lexuesit e gazetës “Dita”, se ngjirja e zërit është ndër simptomat më të dukshme të laringjitit, e cila më pas shoqërohet edhe me dhimbje dhe djegie të fytit. Lidhur me trajtimin theksohet se rastet akute mund të kalojnë edhe vetëm me kujdesin në kushtet e shtëpisë, ndërsa për rastet kronike kërkohet ndihma mjekësore
Dhimbjet e fytit, si dhe ngjirja e zërit janë ndër problemet e shpeshta shëndetësore që shfaqen gjatë stinës së ftohë. Në një pjesë të konsiderueshme të rasteve këto ndërlikime tregojnë se kemi të bëjmë me sëmundjen e laringitit. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara format se si shfaqen laringitet, shkaktarët, si dhe këshillat për të kaluar sa më shpejt ndërlikimet shëndetësore të shkaktuara prej laringjitit. Konkretisht mjekja Xhelili thotë laringu është organi i prodhimit të zërit (ose kutia e prodhimit të zërit). Kjo kuti nga lejon të flasim, bërtasim, pëshpëritim dhe të këndojmë. Laringu është i përbërë nga kërce brenda të cilave ndodhen kordat vokale. Kalimi i rrymave të ajrit nëpër laring shkakton dridhjen e kordave vokale duke shkaktuar kështu formimin e zërit. “Nga jashtë dhe brenda laringu rrethohet nga një grup muskujsh, të cilët rregullojnë pozicionin e tij, si edhe tensionin e kordave vokale duke siguruar kështu prodhimin e tingujve të ndryshëm, që nga pëshpërimat e deri tek të kënduarit. Çdo ndryshim në rrjedhjen e ajrit ndikon në cilësinë e zërit. Përsa i përket pozicionit anatomik, pas hapësirës se gojës vijnë dy gypa paralelë, laringu dhe faringu, të cilët ndahen nga njëri-tjetri nga një “kapak” i cili quhet epiglotis. Laringu vazhdon me organet e frymëmarrjes (trakeja, bronket), kurse faringu vazhdon me organet e tretjes (ezofagu, stomaku, zorrët). Gjatë procesit të ngrënies, epiglotisi mbyll trakenë dhe kështu ushqimi kalon nëpër ezofag”. Sipas saj, shpesh kur hamë na ndodh të “mbytemi” dhe kjo ndodh nëse epiglotisi nuk mbyllet mirë dhe ndonjë grimcë ushqimi kalon nëpër trake. Kjo situatë pasohet nga kollitje të forta si refleks mbrojtës derisa mbeturinat ushqimore të dalin jashtë. “Prandaj, kur hamë duhet të kemi kujdes, të hamë ngadalë, të qëndrojmë në pozicionin e duhur në tavolinë. Rëndësi ka që edhe procesit të përtypjes t’i japim kohën e duhur dhe të mos nxitojmë të gëlltitemi pa u përtypur mirë. Ushqimet e thata është mirë që të shoqërohen me lëngje”, thekson Xhelili.
Çfarë ndodh gjatë laringitit, me çfarë simptomash të dukshme shoqërohet?
Laringiti (laryngitis) është inflamacioni (infeksioni) i kësaj kutie që prodhon zë. Cilësia e zërit në këtë rast ndryshon, ai bëhet më i ashpër, gjë e cila mund të shkojë deri në ngjirje të plotë. Shpesh shoqërohet edhe me dhimbje të forta të fytit. Laringiti konsiderohet akut (me fillim të shpejtë) nëse zgjat më pak se tre javë, përndryshe kategorizohet, si formë kronike nëse mund të zgjasë më shumë se tre javë. Forma kronike shfaqet kryesisht në moshën e mesme (40-55 vjeç) dhe është shumë më e zakonshme tek burrat sesa te gratë. Shenja më e shpeshtë klinike është ngjirja e zërit (disfonia) ose paaftësia e plotë për të nxjerrë zë (afonia). Në fillim shenjat mund të jene të përgjithshme, si një gjendje gripale, djegie fyti, kollitje të shpeshta, vështirësi në gëlltitje. Shenjat më pas mund të rëndohen me temperaturë, kollitje me gjak (hemoptisia), vështirësi ne frymëmarrje (dyspnea), fryrje (zmadhimi) i gjëndrave limfatike, rritja e sekrecioneve të pështymës, temperaturë e lartë, etj.
Si shkaktohet laringiti?
Laringiti mund të jetë me natyrë infektive dhe joinfektive. Ndër shkaktarët joinfektiv më i zakonshëm është ai që shkaktohet nga refluksi gastro-ezofageal (personat që vuajnë nga hernia ose çrregullimet e muskulaturës së ezofagut duke dhënë si pasojë kthimin pas të ushqimit). Në këto raste të sëmurëve përveç trajtimit të sëmundjes bazë u rekomandohet ushqyerja në porcione të vogla dhe të shpeshta gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, asnjëherë nuk duhet të shtrihen menjëherë pas ngrënies. Mirë është që kur shtrihen për të fjetur të përdorin një jastëk më të lartë se zakonisht (në mënyrë që të parandalohet mekanikisht kthimi prapa i ushqimit apo i lëngjeve të stomakut). Kthimi mbrapsht i ushqimit shkakton djegie dhe dëmtime të laringut dhe të faringut si rezultat i aciditetit të lëngjeve të stomakut. Si shkaktarë të tjerë joinfektivë mund të përmendim përdorimin e alkoolit, duhanit (edhe qëndrimi në ambiente me duhan), mjekimet e zgjatura me preparate kortizonikë, traumat e shkaktuara nga ndërhyrjet mjekësore ose djegiet me substanca kimike dhe djegiet termike. Ndër shkaktarët infektive më kryesorët mund të jenë virale, bakteriale ose mykotike. Laringitet apo faringitet e shpeshta mund të çojnë jo rrallëherë në pneumoni virale apo pneumoni bakteriale.
Ç’mund të themi për trajtimin e këtyre rasteve?
Sa i takon trajtimit, sigurisht që në radhë të parë qëndron mjekimi i shkakut që shkakton laringitin. Gjithmonë me këshillimin e mjekut mund të përdoren antibiotiket, antiviralët ose antimykotikët. Për sa i përket masave të përgjithshme mund të rekomandohen avuj me vajra pishe ose mentoli, gjë e cila bën të mundur uljen e edemave (ënjtjeve) të mukozave dhe qetësimin e zërit, përdorimi i lëngjeve të ngrohta (as të nxehta dhe as të ftohta). Sigurisht, kur shkaku i laringitit është refluksi gastro-ezofageal, në radhë të parë qëndron trajtimi i tij për një periudhë të gjatë kohe nga mjeku specialist duke pasur parasysh edhe këshillimet e mësipërme për refluksin. Rëndësi të madhe ka gjatë kësaj periudhe edhe përdorimi i frutave të cilat janë mjaft të pasura me vitamina. Vitaminat luajnë rol shumë të rëndësishëm në rritjet e imunitetit të organizmit, pra rrjedhimisht luajnë rol në rritjen e rezistencës ndaj infeksioneve të ndryshme.

pershendetje,unw jam Nora,ka nje vit e gjysem qe vuaj nga fyti,problemi im eshte tek gelltitja,kam bere edhe inqizim te ezofagut tw gjitha kontrollet e fytit e veshit,kam kontrolluar dhe hequr dhembet ,per tre muaj kam marre 35 dite antibiotik kuptohet me nderprerje mirepo kot,problemet e mija me fytin pra me mertypjen qdo dite e me shume jan te pranishme,zeri me lodhet kohe pas kohe mezi flas ,deshta te di nese kam problem me laringun ose mundesisht nje opinion nga ju,ta theksoj jam 40vjeqare
kam vajzen 15 vjece. ka problem me zerin i eshte trashur. e kam vizituar dhe me thane se ka nje kallo.ajo eshte balerine dhe kercen por nuk e nxjerr zerin dhe kjo e ka demtuar shume kordat e zerit. Dr. Suzana i dha ilace 100000 leke dhe nuk beri asnje efekt ajo vazhdon ta kete zerin e trashe.nukpermbahet sado qe une i bertas te mos flase por eshte shume e shkathet dhe vetem kur fle gjume nuk flet. lutemi me jepni nje mendim si mund te veproj flm shume per mirekuptimin dhe bashkepunimin.
Prsh Tina . e lexova sms tuaj . ka nje ilac ne gjermani nuk e mbaj mend se si quhet . dhe nuk eshte i shtrejt . meate ilac po ta pij diku te 1 muaj hollohet zeri dhe mbet pa dallgezime .dmth kengetaret perdorin ate ilac saher qe u trashet zeri . por po ta pish nje muaj cdo dit te hollohet zeri dhe ske.me.problem pastaj .
Keli te falenderoj shume por te lutem ma jep emrin e ilacit se si ta kerkoj mbase te ve ne veshtiresi por te lutem me jep nje zgjidhje te falenderoj nga zemra
Miredita
Emrin e ka Juliana
Kam 35 vjete qe po vuaj d. 2…3 here ne vite
Kam frike se me eshte kthyer ne kronoke
Be fillim e kam pasur vetem kur shkoja me ndonje mbremje qe natyrisht duhet Ta ngresh pak zerin kur flet se nga xhurma ne salle por me kite sherohej per 3-4 dite
Me shqetesom fakti edhe tani kam e ngirur qe 1 jave para vitit te ri qe do methene me shume se 3 jave
Kur u ngrita ne mengjes ishe e ngjkrur
Ketu ku jetoj une bene sh sh ftohte dhe une morning ndohem te mbaj shalle gjate gjithe dimrit oer ta ndimuar qe te mos ngjirem
Do te desha ndonje keshille ju luteem
Me duket sikur pertypem bajamet prekin ose jane te enjtura por nuk me dhembin eshte vetem ndjesi
E bej me te ngrohta caj
Pi uje te ngrohte se e kam qef por prap kete radhe Po me mban me shume se cdo here
A do me bente pune ndonje antibiotik apo eshte infeksion ne fakt skam dhimbje as temperature vetem se zerin te ngjire prej 3 javesh
Flm
Pershendetje, jam 48 vjeqar dhe qe nje kohe te gjate vuaj nga dhimjet e laringut per shkak te problemeve me lukth. Kohet e fundit ne pjesen e djatht te laringut me eshte shfaqur nje djegje e padurushme qe po me jep shqetesim te madh, a mund te me shpjegoni ne lidhje me kete se qka po me ndodh.
pershendetje jam ndue nikolli nga miredita jam i shqetesuar pasi kam 3 jave me zerin e njirrur jam mjeku si fillim me ciprofloxacin 2 her na 1 tab dhe me bisolvon pastej me prednisolon amp 4 dit plus spraj per fytin munatoril 3her 4 pika ne fyt dhe me incidal 1 tab cdo dark nuk kammasnje ndryshim as dhimje
Jam nje grua 52 vjec dhe kam nje prob me sinozit nga kja prob kam djegie fyti si mund te me ndihmoni per te qetesuar djegjen e fytit ne pritje te pergjigje ju falenderoj
nga llapja e madhe e pidhit un jam semurur nga fyti sepse me dhemb kur llap pidhin perseri cfare mund te bej sepse e dashuroj ta llap pidhin.
kam një zë te shterrur dhe nuk mund te lexoj ne kalas me nje te lart a mund te me tregosh se qfar duhet te bej qe te kem nje ze te pashterrur ju lutem
jam 12 vjec kam ne zë te trashur nuk mund qe te lexoj ne kals bukur jam pas bër operim me hert por apet e kam te trashur ju lutem shum me tregoni se cfar duhet te bej per te pasur nje ze te mir dhe te lartt ju lutemm
jamm 12 vjeqe kam nje zë te trashur prej si e vogel nuk mundem qe te bertas shum,nuk mundem qe te lexoj ne klas me nje zë te lart ju lutemm qfar duhet te bejj ju lutemm
Prsh Un Jam 22 Vjeqar dhe jam Kengtar po kam probleme me fyt qe sme ka ndodh asniher me thahet shum shpejt edhe shterrna nese kendoj me ni mbramje me shum se 2 or smuj me mbajt me hup vokali komplet desha pak ndihm prej juve kushdo mem tregu qa muna me perdor qe mos me pas problem ma ju flm shume kushdo qe kthen pergjigjje.
Te nderuar shqiptar sherimi i zerit behet ne spatalin Pisa cisanella itali dhe un kam pas shum ze te trashe Tani Jam shum me mir
Kam veshtiresi ne gelltitjje jam 40 vjec
Jam Sandri gjermani, kam një vit me kollë dhe sekrecion te verdha, kam dhimbje të vazhdueshme në shpatull të djathtë që reflekton në gjoks e brinjë, kohët e fundit kam shumë probleme me gëlltitje dhimbje dhe kur flas, kam probleme me stomak ulçera,kur kollitem më del ndonjë her me gjak, më duket sikur është një trup i huaj në fyt, kam bërë dy her skaner nuk më ka dalë probleme me mushkëri,kam edhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të forta,
Pres një përgjigje
Me respekt Sandri gjermani