Zbulimi i gënjeshtrave është më i lehtë se që kemi menduar.
Analisti i sjelljeve dhe eksperti i gjuhës së trupit, Dr Lilian Glass, e cila ka punuar me FBI-në për demaskimin e mashtrimeve, thotë se kur dëshironi të kuptoni nëse dikush nuk është i sinqertë, duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shprehjeve të fytyrës, gjuhës së trupit dhe mënyrës si flasin.
E ndryshojnë pozitën e kokës shumë shpejt
Nëse e shihni dikë duke e lëvizur kokën shpesh kur i bëni pyetje të drejtpërdrejtë, ai mund të jetë duke ju gënjyer.
Frymëmarrja e tyre ndryshon
E prekin ose mbulojnë gojën
Personat që gënjejnë në mënyrë të paqëllimshme e mbulojnë gojën kur dëshirojnë të shmangin një pyetje.
Instinktivisht mbulojnë pjesë të ndryshme të trupit
Me siguri që keni prekur një “nerv” nëse dikush i lëvizë duart për të mbuluar fytin, gjoksin, qafën, kokën apo abdomenin.
Të shikojnë pa i kapsitur sytë
Kur njerëzit gënjejnë, është e zakonshme për ta të thyejnë kontaktin me sy, por gënjeshtari mund të shkojë edhe më tutje për të mbajtur kontaktin me sy vetëm për t’ju kontrolluar dhe për t’ju manipuluar.
a.k. / dita
uau
një profesionist “Analisti i sjelljeve dhe eksperti i gjuhës së trupit, Dr Lilian Glass, “tregon sesi mund ti “çjerrësh maskën” gënjeshtarit?!
dhe a.k. / dita na i servir si një fakt,mësim që mund ta përdorin të gjithë??
budallallëku më i madh që mund të bëhet!!
gjuha e trupit është një mënyrë për të kuptuar gënjeshtrën,POR ASNJËHERË,ASNJËHERË nuk është absolute!
si e thotë dhe vetë eksperti “MUND”, të jetë një detaj por e palidhur me fakte të tjera,e përdorur nga njerëz jo profesionistë,AJO TË ÇON NË GABIME FATALE!!
këto gabime fatale përmblidhen në atë që quhet “gabimi i otellos”!pra megjithëse personi thotë të vërtetën,në kushte të caktuara për të,që ti nuk i di,ai të japë përshtypjen e babuar!!
gjuha e trupit është një nga detajet e hetimit!pa detaje të tjera!?
vlera e saj është 0.00!pra një zero me bisht!!