Si të largojmë trishtimin dimëror

anazapta

Të shkosh në kinema për të parë një film, të dalësh për një shëtitje, të zgjohesh herët në mëngjes kur ka diell, të kalosh kohë me personat e dashur, të hash ushqime të shëndetshme dhe të kesh durim. Kjo është lista e gjërave që duhet të bëjnë ata që gjatë dimrit preken nga trishtimi dimëror. Lista e mësipërme është hartuar nga një grup studiuesish të Institutit Nacional të Shëndetit në SHBA. Ekspertët kanë studiuar për 30 vjet me radhë fenomenin “winter blues”, ndryshe gjendjet e trishtimit gjatë periudhës së dimrit. Sipas ekspertëve, kjo formë melankolie, e cila e ka origjinën te shkurtimi i ditës, mund largohet duke ndjekur hapat e mësipërm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *