Reumatizma shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve. Artroza, artriti reumatik, si dhe osteoporoza janë ndër shqetësimet më të shpeshta që shfaqen. Simptomat që dallojnë secilën prej tyre, si dhe këshillat për t’i mbajtur sa më larg. Dieta ushqimore dhe ushtrimet për kyçet e duarve e këmbëve luajnë rol vendimtar në trajtim
Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, trajtimi i hershëm i simptomave reumatizmale luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin dhe shmangien e dhimbjeve të gjymtyrëve e deformimit të kockave. Këto komplikacione favorizohen nga fakti i shfaqjes së simptomave të dukshme që në stadet më të hershme. Reumatologët bëjnë me dije se këto sëmundje mbartin një kosto të madhe, e cila nuk rëndon vetëm individin, por gjithë shoqërinë. Kjo pasi mostrajtimi, përveç dhimbjeve që shkakton tek pacienti, shton edhe mungesat në punë si rrjedhojë e paaftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme. Sëmundjet reumatizmale renditen si shkaku i dytë pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që ndikojnë në rritjen e paaftësie për punë. Kjo sëmundje bëhet më e shpeshtë tek moshat e treta, ku mbi 50 për qind e tyre vuajnë nga format më të ndryshme të reumatizmës. Kategoria më e rriskuar mbeten femrat. Në vijim të shkrimit do të gjeni në formë më të detajuar se cilat janë komplikacionet më të shpeshta që shfaqen, si dhe çfarë këshillash rekomandohen nga mjekët në mënyrë që këto sëmundje të mbahen sa më larg.
Llojet më të shpeshta të komplikacioneve reumatizmale
Reumatizma është një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila manifestohet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjese të tjera të trupit. Prania e reumatizmës shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve. Reumatizma cilësohet si një ndër sëmundjet më të shpeshta të moshës së rritur, ndërkohë që kushtet klimaterike dhe vendbanimi ndikojnë në shfaqjen e saj. Reumatizma mund të shfaqet në forma të ndryshme, ku ndër më të shpeshtat pohohet të jenë artrozat, osteoporoza, dhimbjet e belit, si dhe një tjetër formë e rënduar siç është artriti reumatoid. Sa më herët të zbulohet prezenca e tyre, aq më efikas dhe më pak i dhimbshëm është trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e komplikacioneve.
Artriti reumatik
Artriti reumatik njihet si një ndër shqetësimet më të shpeshta që shkaktohet si pasojë e inflamacioneve (apo siç njihen ndryshe në gjuhën popullore fryrje dhe ënjtje e artikulacioneve në gjymtyrë). Në përgjithësi simptomat e kësaj sëmundje konstatohen që në orët e para të mëngjesit kur pacienti zgjohet nga gjumi. Në rastet kur vuan nga artriti reumatoid, pacienti e ka shumë të vështirë lëvizjen e gjymtyrëve, e cila mund të vazhdojë edhe për më shumë se sa një orë. Por, për të konfirmuar praninë e artritit reumatik është mirë që të kërkoni ndihmën e mjekut, i cili përmes testeve përkatëse mund të faktojë praninë e kësaj sëmundje. Kjo me qëllim që të shmangen rastet në të cilat dhimbja e kyçeve dhe gjymtyrëve të ketë ardhur nga shkaqe të tjera. Për të vërtetuar këtë gjë, mjeku krahas analizave ju kërkon që të ndiqni edhe teste të tjera laboratorike, të cilat mund të japin një përfundim më të detajuar rreth simptomave të sëmundjes.
Stadet e qeta dhe të rënduara të artritit reumatik
Për pjesën dërrmuese të pacientëve që vuajnë nga artriti reumatik sëmundja mund të zhvillohet me faza të caktuara. Çka do të thotë se pacienti mund të përjetojë raste në të cilat sëmundja është më agresive, teksa herë-herë shfaqet edhe më e qetë dhe pa shqetësime të rënduara. Në rastet kur sëmundja është më aktive pacienti është shumë i lodhur, ka probleme me lëvizjen e kyçeve dhe çon në mpirje në kyçe, sidomos kur njeriu çohet në mëngjes apo ka qëndruar në vend për një kohë të gjatë.
Artroza
Një tjetër formë me të cilën mund të shfaqen sëmundjet reumatizmale janë edhe artrozat. Këto të fundit janë ndër format e shpeshta që prekin artikulacionet e gjymtyrëve (kyçet) dhe shkaktohen nga ngrënia e indit kockor që shërben për lidhjen e dy kockave, kryesisht ato mes gjymtyrëve. Humbja e këtij indi bën që kockat të afrohen gjithnjë e më shumë me njëra-tjetrën, duke çuar në deformimin e tyre, si rrjedhojë e fërkimit të krijuar mes kockave. Më e shpeshtë kjo sëmundje është tek moshat e rritura, megjithatë ka raste që mund të japë shenja të dukshme edhe tek pacientë të moshës 20 vjeçare.
Osteoporoza
Osteoporoza është një sëmundje e kockave gjatë së cilës densiteti kockor reduktohet në mënyrë graduale. Gjatë osteoporozës kockat bëhen më poroze me kalimin e kohës, gjë e cila rrit riskun për fraktura të tyre, invalidizime dhe deformime. Kjo sëmundje ndodh në mënyrë të heshtur e progresive dhe shpesh nuk ka simptoma deri në momentin kur ndodh fraktura e parë. Osteoporoza prek të dyja gjinitë por më e shpeshtë është te gratë. Për shumicën e grave rritja e humbjes së masës kockore fillon pas menopauzës, kur nivelet e estrogjenit bien ndjeshëm.
Simptomat
Shfaqja e simptomave që shoqërojnë sëmundjet reumatizmale ndryshojnë ndërmjet pacinetëve. Megjithatë ndër simptomat kryesore që flet për praninë e shqetësimeve reumatizmale pohohet të jetë ënjtja dhe deformimi i kyçeve, si pasojë e avancimit të sëmundjes. Kështu, sa herë që prekni nyjet e vëreni ënjtjen dhe dhimbjen rreth tyre, të shkaktuar kryesisht nga prania e artirit reumatik. “Tek disa dhimbjet vijnë dhe ikin, tek disa dhimbja është e vazhdueshme dhe mund të rritet me avancimin e sëmundjes. Në të tilla raste gjithashtu krijohen disa simptoma të ngjashme me simptomat e gripit. Ndodh që i sëmuri të ndjehet i dobët, ka pak temperaturë, s’ka oreks. Gjatë kësaj kohe mund të humbë peshë dhe të bëhet anemik. Me radhë simptomat e artritit reumatik përfshijnë edhe komplkacione që prekin gishtat. Në çdo pesë pacientë një prej tyre ka disa kokrra nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit”, bëjnë të ditur reumatologët rreth simptomave të dukshme të këtyre sëmundje. Nëse një bërryl është i prekur ka shumë mundësi që edhe bërryli tjetër të preket nga dhimbjet reumatizmale. Përgjithësisht kjo sëmundje prek kyçet e lëvizshme, si gjunjët dhe bërrylat, por shfaqet edhe në kyçet e dorës, këmbë, nofulla, qafën, belin, shpatullat, e në raste të rralla fundin e kurrizit.
Faktorët që ndikojnë
Sikundër e theksuam edhe pak më lart në pjesën dërrmuese të rasteve prania e komplikacioneve reumatizmale shoqërohet me shenja të dukshme, të cilat orientojnë jo vetëm pacientin, por edhe mjekun në lidhje me trajtimin e duhur që duhet ndjekur. Një ndër kushtet që e bën këtë sëmundje shumë të përhapur në vendin tonë është klima dhe faktorët ambientalë të vendbanimit. Klima e ftohtë me temperatura shumë të ulëta është një tjetër shkak që e rëndon edhe më shumë këtë sëmundje. Mbipesha është një tjetër faktor që e rëndon edhe më shumë gjendjen, po ashtu edhe shumë sëmundje të tjera. Faktorët hormonalë mund të ndikojnë në të. Sipas ndarjes së bërë nga mjekët shkaqet e shfaqjes mund të jenë të përgjithshme dhe lokale. Kështu, në shkaqet lokale mjekët listojnë faktorë të tillë që sa herë që sforcohet një nyje, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, problem ky që shfaqet kryesisht në rastet kur ushtrohet aktivitet sportiv, si dhe nga mikrotraumat. Ky problem mund të bëhet edhe më i dukshëm në rastet kur kemi të bëjmë me anomali të lindura, e cila mund të ndikojë në mënyrë të dukshme mbi rastet e paraqitura me artrozë. Ndër shkaqet e përgjithshme specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Gjithashtu edhe faktori gjenetik ndikon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve.
Gratë janë më të rrezikuara
Ndonëse nga sëmundjet reumatizmale preken masivisht të dyja gjinitë, më të shpeshta shfaqen tek femrat. Autoritet shëndetësore bëjnë me dije se më e shpeshtë kjo sëmundje shfaqet pikërisht tek kjo kategori (dyfish më e lartë se tek burrat), e kjo për shkak të faktit se kockat janë më të holla, të cilat rëndohen edhe më shumë nga ndërveprimi i një sërë faktorëve. Mjekët reumatologë tregojnë se artriti reumatik mund të shfaqet në të gjitha moshat, por mosha mesatare tek ata që sëmuren më shpesh është 50-55 vjeç.
Diagnostikimi i sëmundjes
Përmes testeve të shumta laboratorike përcaktohet edhe trajtimi që pacienti duhet të ndjekë. Ka raste në të cilat sëmundja mund të mbahet nën kontroll përmes mbajtjes së një diete të kujdesshme, si dhe ushtrimeve fizike. Ndërsa në rastet më të rënduara veprohet edhe me dhënien e medikamenteve, përdorimi i të cilave ndryshon nga pacienti në pacient, për shkak të veçorive individuale që manifeston secili prej tyre gjatë vizitës së zhvilluar tek mjeku specialist. Edhe këtu vlen për t’u nënvizuar fakti që nuk duhet të mbështetemi vetëm tek opinioni i farmacistëve për të qetësuar dhimbjet reumatizmale, pasi në këtë formë mund të rëndojmë edhe më shumë gjendjen shëndetësore.
Roli i dietave dhe ushtrimeve në trajtim
Rol vendimtar në trajtimin e këtyre sëmundjeve krahas trajtimit medikamentoz, luan edhe dieta ushqimore, si dhe kryerja e aktivitet fizik. Në rastet kur sëmundja është prezente problemet me ushqimin janë shumë të dukshme. Nëse këto probleme nuk balancohen përmes dietës ushqimore, atëherë sëmundja rëndohet duke kaluar në stade më agresive, çka mund të çojë deri në pengimin e të gjitha aktiviteteve të përditshme. Përballë ndjenjës së dobësisë për të kryere aktivitetet e përditshme, duhet bërë shumë kujdes që të mos lejohet rëndimi i mëtejshëm i simptomave. Duke mos lënë pas dore ushtrimet e lehta fizike, kryerja e të cilave gjithashtu duhet të ndjekë edhe rekomandimet e një mjeku, duhet t’i jepni përparësi dietave ushqimore që kanë si bazë kryesore frutat, perimet dhe zarzavatet. Kjo pasi përbërja e tyre minerale dhe me vitamina ndihmon zhvillimin e duhur të kockave, dhe indit kërcor që ndihmon lidhjen e tyre. Ndërkohë që krejt të kundërta do të ishin reagimet, në rast se dieta juaj ushqimore mbizotërohet nga ushqime që kanë kryesisht përmbajtje yndyrore, dhe mishrash. Ky i fundit mund të zëvendësohet fare mirë me peshkun apo dhe mishin e punës. Mjekët i mëshojnë idesë se konsumi i ushqimeve që kanë të përmbajtje të tyre pak kalori ju ndihmon që të ruani edhe peshën trupore, çka do të thotë se kyçet do ta kenë më të lehtë jo vetëm që të përballojnë peshën por edhe kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Është e domosdoshme që rregullisht të merren vitaminat, veçanërisht vitamina D e cila është shumë e domosdoshme për kockat, e cila duhet shoqëruar edhe me kalcium.
Ngadalësimi i humbjes së lëndës kockore
Meqenëse kalciumi dhe vitamina D mund të ngadalësojnë humbjen e lëndës kockore, shpesh doktorët këshillojnë marrjen e tabletave të kalciumit me vitamine D. Shpeshherë këshillohet edhe estrogjeni. Ky është një hormon që ndihmon gjithashtu në ngadalësimin e humbjes kockore. Kërkimet shkencore janë të përqendruara në kombinimet e këtyre preparateve të mësipërme plus fluor në shpresën e gjetjes së një mënyre për të ndaluar humbjen kockore. Në masat parandaluese përfshihen marrja e ushqimeve të pasura në kalcium, mënjanimi i proteinave të tepruara dhe ushtrimet e rregullta fizike të cilat stresojnë në mënyrë të moderuar shtyllën kurrizore dhe kockat e gjata të trupit.
7 Këshillat e arta për kocka të forta e të shëndetshme
Ushqimi duhet të jetë i pasur me fibra (që gjenden me shumicë në drithërat) me fruta, perime, jo shumë proteina (që gjenden tek mishi, veza etj) yndyrat të kufizuara. Ushqimet duhet të jenë të shijshme. Vetëm se asnjëherë nuk duhet harruar, që nënushqyerja mund të jetë edhe më e se mbiushqyerja.
Studimet kanë treguar se nëpërmjet ushqyerjes me një dietë të ekuilibruar, të pasur në fruta dhe perime, mund të sigurohen mjaft element ushqyes të nevojshëm për kocka të shëndetshme. Ekspertët rekomandojnë multivitamina ose suplementë të tjerë për njerëzit të cilët nuk marrin mjaftueshëm minerale dhe vitamina nga ushqimet. Kjo përfshin njerëzit që kanë çrregullime gastrointestinale që kanë probleme me thithjen e vitaminave dhe mineraleve në organizmin e tyre.
Marrja e tepruar e natriumit, proteinave dhe kafeinës mund të shkaktojë humbje të kalciumit, prandaj është e rëndësishme për shëndetin e kockave që marrja e tyre mos të jetë mbi normat, në mënyrë që kockat të mos shfaqin probleme.
Përfshi kalciumin në dietë. Moshat e rritura (kryesisht mbi 5 0 vjeç), kanë nevojë për 1200 mg kalcium çdo ditë. Marrja e ushqimeve të pasura me kalcium është esenciale për përmirësimin e shëndetit të kockave duke filluar që në fëmijëri ose adoleshencë. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e nënproduktet e tij (kos, djathë), peshku e produktet e tjera të detit, fasulet, brokoli dhe zarzavatet e tjera si dhe frutat e thata (fiq, fara luledielli, etj). Preferohet që kalciumi të merret me ushqimin e përditshëm, por ndonjëherë është e nevojshme marrja e tij në formë suplementi.
Merr mjaftueshëm vitaminën D. Një sasi e mjaftueshme vitamine D është shumë e rëndësishme për kocka të shëndetshme mbasi kalciumi nuk përthithet lehtë nga organizmi pa ndihmën e vitaminës D. Burimi kryesor i kësaj vitamine është drita e diellit. Burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më të pasur. Rekomandohet që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 ml (2 gota/filxhan çaji) qumësht çdo ditë, për të plotësuar nevojat ditore të saj. Njerëzit të cilët nuk pinë qumësht dhe ata mbi 50 vjeç, kanë nevojë për të marrë një suplement ditor të vitaminës D prej 400 UI, sigurisht nën këshillat e mjekut. Kjo është e nevojshme sidomos gjatë periudhës së dimrit kur dielli nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminën D. Kapaciteti i lëkurës për të prodhuar vitaminën D gjithashtu reduktohet me kalimin e moshës.
Kompresa në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por, për rastet me reumatizëm të vazhduar, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Plazhi nuk këshillohet për të gjitha llojet e komplikacioneve reumatizmale. Mjeku përcakton se cilat janë kategoritë që duhet të orientohen drejt plazhit.
Ushtrimet. Ka gjithmonë e më shume fakte që provojnë se ushtrimet fizike ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të kockave dhe të muskujve, si dhe në një gjendje të përgjithshme psikofizike të shëndetshme. Është një formë shumë e mirë parandalimi edhe për sëmundjet e kockave dhe problemeve me inflamacionet e gjymtyrëve. / Përgatiti Pranvera Kola

Faleminderit per keshillat. Jam 82 vjeç, por duke qene se gjate gjithe jetes kam pire çdo dite qumesht, kam ngrene djathe dhe, kjo eshte ajo qe dua te pohoj, nuk kam ndalur per as nje mengjes pa bere gjimnastike. Jam mire.
Pershendetje quhem Frida banoj ne Pogradec .kAM nje problem vuaj nga reomatizma bera analizat komplet dhe me dolen 600 e reomtizmit kam p asur mpirje te gishtve te buzes kycet me thembin shume . shpesh here kam dhe rahje te shpeshta ne zemer nuk kam fuqi kam 8 muaj qe kam sjelle ne jete nje vajze dhe lodhjen e ndjej 2fish cfare me rekomandoni se duhet te bej ose te pi JU FALEMINDERIT
Per mendimin tim une per ty Frida mendoj qe ushqimi me i mire eshte frutat dhe perimet e me pak proteina si yndyra e mishit te qengjit,derrit etj.
Jam 55 vjece kam shum dhimbje te gjunjeve dhe te kockave te kembeve kam pire artritis dhe vitamina te ndryshme prap kam shum dhimbje ,Si mund te qetesohem
PER TY LIRI MENDOJ SE ME E MIRA KISHTE QENE TE PERDORNI KREMIN E QUAJTUR CALENDULA SASLBE KY ESHTE KREM I REUMES PO REUMATIZMI PO NDIKOJKE NE KYCE,GJUNJ,BRRYL,QAFE.
Pershendetje , kam dhimbje te gishteve te kamve dhe duarve kur zgjohem ne mengjes nuk mund ti lshoj kamt ne tok prej dhimte 45 vjeqe jam , mjeku mka than qe ke rramatizem por je fillestare sa stka hi neper eshtra, ju lutem ku mundesh mem drejtu me ndonje kure per sherim dhe te ndonje mjek i mir , Faleminderit paraprakisht !
provoje te lutem terapin HIXHAME do tme jesh mirnjohes
Kam shum dhimbje te gjunjeve dhe kockave .Kam pire artritis dhe lloje te ndryshme vitaminash gjithashtu kam bere ecje te lehta prap kam dimbje ,Cmund te perdor me ? po ecja me demton ? Me shum respekt pres pergjigje.
Kur makina vjeterohet, ka nevoje me shume per kujdes dhe riparime.Une jam 60 vjec dhe me kane dhemb shume,nyjet,gjunjet,kockat,sa po shtrembohesha ne ecje.Kam pire sh.ilace dhe me kane pare shume doktore,por gjendja ishte njesoj.Me thane per nje doktoreshe,qe ndodhet prapa poliklinikes qendrore, e zonja dhe e pritur,ma drejtoi dhe trupin dhe sot eci sh.mire.E falenderoj me zemer doktoreshe Lidan. Sulo Permeti.
prsh sulo !
a mund ta di se ku ishte kjo doktoreshe?!
mbrapa poliklinikes te 21 dhjetori ne tirane ??!
ku ndodhet kjo doktoresh ju lutem sepse edhe babi im eshte ne kete gjendje
Qe dy ViTe me mbledhet uje ne gju,ma largojn me nje ingjeksion dhe me japin nje shpric kordizoni direkt ne gju po pas 3 muaj me perseritet qe 10 me ndodh kjo. Mjeke me thojn se kam rreum.ju lutem me tregon si Mund ta Luftoj kete gjen dje.
Un kam mamane the semur me reumatizem nuk esht mjeku deri tani von mjeket thon se kripa ne kocken e krahut ka demtu kockat shum dhe me kan sugjeru ni doktor ne Beograd I cili do beje aperimin duke zevendesuar kocken me ni unaz plastike operacioni kushton 9-10mij euro per ne in shum e pa perballueshme ndonje keshill a zgjidhje
Ckemi, jam 49 vjece desha ca keshilla per dhimbje te duarve, enjtje te gishtave, kyqeve te gishtave te shoqeruara me dhembje. Kam perdorur mjekim, nuk kam as nje permiresim. Ju lutem mund te keshilloni dicka nga kjo qe kam shpjeguar. Flm
Jam 18 vjeqare studente.
tassh e 8 vite kam problem me gjunet e dy kembeve,patellat i kam te lira nuk jan stabile.kam vizitu shum mjek kurgjo skam ndryshu,gjunjet me enjten koh pas kohe,nganjeher me dhemb dhe kuki.Do doja nje kshill ndoshta perfundimtare te dij se cila esht diagnoza ime,a do kaloj ndojneher kjo dhimt apo gjith jeten ta kem keshtu.
Pershendetje ,babai im eshe 60 vjeq ka probeme me kembet dhe qafen i dhembin vazhdimisht vuan nga reuma cfare me preferoni,Faleminderiti
tek keto simptoma eshte mire konsultimi me specilalisitin internist-reumatolog per nje ser egzaminime laboratorike dhe imazherike sa i perket ketyre ankesave dyshimet e para jane qe ti ke semundje reumatike qe nga femijria per shkak se ti qe 8 vite paske ankesa te njepasnjeshme qe ne mjeksi e quajm artritis juvenil e per kto dyshime duhet patjeter te egzaminoheni nga reumatologu e te filloni trajnimin adekuat si dhe disa teste reumatike analitike e autoimmune me respekt
Përshëndetje kam nje dhimbje tek gishti i mesit te dorës djathte dore qe e kam me aktive dhe hera herës kur e sforco me del nje koker e vogël nga siper cfare mund te jete
Pershendetje doktor djalit tim i ndoll shpesh qe e kape ngerqi ne pulpat e kembeve naten ai eshte 14 vjeqe pore kjo nuk ndoll shpesh por i ka fillu qe ne moshe te vogel te lutem qare mund te beje per te deri tani nuk kam bere as gja. te lutem shum me kthe pergjigje.
dhe mua qe jam 13 vjec me ndodh
Mund te kete ndonje shtypje nervi nga hedhjet kur luan . Shko e bej ndonje skaner per tendinat
Persh.. Jam Berti … Vajta 2 muaj me dhimbje te thembres ne krahun e djtht dhe sa e takoj kemben ne tok me cpon thembra gjithashtu e kam dhe te anjtur afer kycit te kembes
Prsh,quhem Fogert dhe jam 25 vjc.kam qe ne moshen 19-20 vjecare qe vuaj nga fryerja e duarve dhe bllokim .kam perdorur 3 vjet me nderprerje ditore kortizon.behem mir kur e pi por sa ta le keqsohem.jam ne stres te madh zdi se cte bej.ju lutem me jepni nj mendim.flm
edhe une kam dhimbje reumatike me gj eni nje mjek te mire
Pershendetje. Mamaja ime ka nje problem te madh me kemben e saj. After gishtave te kembes ajo ka nje enjtje te Vogel por qe I dhemb AQ shume sa mezi ecen. Dhimbja sa vjen e behet sa me e madhe she levizja gjithashtu. Faleminderit!!
Kam hallen i djegin gjunjet dhe kurrizet e kembeve, gishtat e kembeve i jane deformuar. Çfare keshilloni?
Pershendetje, jam nje nene 40 vjece,kam dhimbje me tere trupin si dhe ethe te medha kjo me shkakton edhe ngrehje te ftohtit ne koke sa qe nuk mund ta fut kreherin ne floke,Gjithashtu kam mpirje te duarve dhe nga te gjitha keto kam ndjenjen qe te qendroj vetem e shtrire dhe kjo me mdodhe qdo her kur behet nje ndryshim sa do I vogel klimatik dhe asnjeher smund te ndihem mire,
qfare mund te jet kjo,dhe si mund ta parandaloj kete “smundje”.
Do te ndiheshabe nderuar po te me kthenit nje pergjigje.
Helo une jam 53 vjeqare kam dhimbje te medha ne pulpat e kembeve dhe mpirje te kembeve do te isha e lumtur po te ma ktheni pergjigjen
Jam nje 40 vjecare dhe kam mpirje te krahut dhe gjithmone me ben “miza”.Nga se me vjen kjo dhe cili eshte sygjerimi juaj ?Faleminderit
Pershendetje jam Mira 60 vjece kam dhimbje te nyjeve te gjith trupit mjekja me tha se jam ne fillim te artritit .por nuk mund te pij dot tableta se kalova nje emoragji stomaku si mund te lehtesoj dhimbjet flm.
Prsh ju lutem Ku mund te gjej nje mjek
reumatolog kam dhimbje ne kycet e dores dhe enjtje
Eshte viti i dyte qe me rine kembet akull. Ndersa duart jane shume mire. Jam 54 vjec. Nese mund te me jepni nje kshille. Faleminderit.
Pershendetje,kam 4-5 qe jam diagnostikuar me nje diagnose :hipertrofi e artikulacioneve.kam dhimbjen ne te gjitha kockat dhe asgje sme qetson,megjithse kam provuar cdo lloj ilaci.ju lutem me sqaroni pak per diagnozen dhe cfar duhet te bej.jam teper e re ne moshe.jam 35 vjec.
Pershendetje jam elbira nga elbasani 36 vjece kam enjtje shpesh here ne duar edhe brrylat e kraheve me.mpihen shpesh cfare duet te pi ju flm
Pershendetje, me jan enjtur dhe ngurtesuar nyjet ne gishtat e dores se djathte. Por gjithashtu jane skuqur dhe me dhembin kur i leviz dhe nuk mund ta mbylli doren tamam sepse nuk mundem. Çfare duhet te bej. Faleminderit, mirupafshim. Me ktheni pergjigje ju luten.
Te njejtin problem e kam edhe une, ne fillim ka qen veq dora e majt, mirpo tash ka filluar edhe dora e djath. Gjithashtu kam dhembje edhe te gjunjeve. Kam vizituar edhe mjekun mirpo nuk mka caktuar ndonje diagnoz.
Pershendetje ju lutem e kam vajzen e vllait esht 3 vjece dhe ka dhimbje ne kycin e kembes
M
Jam bajeami 57vjeq qe nji po ankoj prej nji këmbe e jo dyat kemb po vetem njera kemb prej zogut te kembes deri te gjuri me dhemb shum sa qe duhet te ndalem nese jam ne rrug tu hec dhe te ulem dhe te therras ndihm me me qe deri ne shtepi aq dhimbt e fort qe kemben nuk muj me e luajt e tani e marr doj ne shishe te nxeht jan ndoj nemb dhe 10-15 minuta me pushon dhimbja kjo dodh gjdo 3-4muaj ju lutem qka te bej.flm
Pershedetje!Me dhembin gishtat e kembeve dhe i kam te mpire dhe muskujt e kembes se majte me dhembin deri mbi gju.Faleminderit!
Jam Skenderi nga Ferizaji
Djalit tim 11 vjeq ka dhimbje te themrav deri tek nyja e kembes,dhimbjen me te madhe e ka tek Tetivat e dy kembve
Reumen e ka te lart 400
Ju falemxdrit per mirekuptim
Pres nje pergjigje
Përshendetje jamë Avniu nga Tetova deshi eshe une tju pyesja një pyetje .Ka që dy apo tre muaj shumë po më dhembën nyjet në gishtat e dorës ,edhe ate njeri shumë e ka filluar gishti te shtrembëror .Ju lutem cka më preferoni.
Që më parë ju falimenderohem
jam 21 vjeqar dhe qe 1 muja me dhembin nyjet e durve dhe gishtat qfar ilaqi duhet perdor qe ti largoj keto dhimb
Jam 30 vjeqare kam shum dhimbje te nyjeve ama gishtat e dores muksn deformu krejt ju kisha lut aka naj ilaq apo drejtohen me o peracjon gishtat
Miredita, jam 25 vjec dhe po kam probleme me gjunje dhe muskuj gjate gjithe kohes, kam teper veshtersi te zgjohem ne mengjes dhe ndjehm teper i lodhur, qfar me preferoni
Jam Ana 27 vjec qe kur isha shtatzene me djalin qe tani e kam 14 muaj kisha parehati kembesh mu ejnten shum kembet qe atehere kembet i kam te ejntura me dhembin shum po ka nje muaj qe kan fillur dhe duart te me ajen me dhembin dhe me bllokohen naten jam gjdo dit e me keq dhe tencionin e kam ne levizje gjat gjith ketyre muajve kam ber analiza dhe kontrolle te shumta po asnje doktor ska arritur ta gjeje se qfar mun tkem akoma se te gjitha me dalin mire ju lutem qfar me rekomandoni se mun te kem
Psh kam dhimbje të kockave te këmbës dhe dridhje te gjymtyrëve jam 20 vjeq si mund t’a kuroje
pshd dhe une doja te ndaja shqetsimin tim me ju nese ish mundesia per nje pergjigje. Jam 40 vjec kam dhimbje gjunjesh sa mezi eci pak kohe me para me dhimbnin berylat kur rri me qetsojne ajo cka desha me shum te dija eshte a ndikon puna fizike e ndenjtja ne kembe per tet ore punoj me pesha te renda mos eshte e ky nje faktor qe e ndimon brenda mundesive nje pergjigje
Pershendetje jom 26 vjeqare dhe ldej reumes kan fillu mem dal ashta kamve durve kan fillu durt memu deformu edhe vifaminaD shum e ult 6.0 aka mundesi nje kshill ju lutem
Pershendetje jom 26 vjeqare dhe ldej reumes kan fillu mem dal ashta kamve durve kan fillu durt memu deformu edhe vifaminaD shum e ult 6.0 aka mundesi nje kshill ju lutem
Përshëndetje!
Ndoshta jam rast i veçanta.Kam dhimbje të gjurit.Më dhemb kocka nga gjuri tek nyja e këmbës.Qafa e këmbës dhe nyja më dhëmbin shumë.Pjesa e shputës e këmbës më duket se do ndahet nga kocka.Gjuri,kockat,nyja,qafa e këmbës tek nyja dhe këmba më rrinë të ftohta.
Analizat dalin negativ.Vetëm fibrogjeni është pak mbi normë.
Jam vizituar tek disa mjek shumë të mirë.
Dje romatizëm. E ke nga spondiliatroza. Unë i kondershtobë po ata në të tyren.Unë mendojë se kam reumatizëm.Kam pirë me shumicë medikamente nga më të fortët ( kortizon)
Kam lexuar shumë,jam vizituar shumë,kam pirë medikamente qetësues dhe ushqyer shumë.
Unë shoresoj se duke përcaktuar llojin e reumatizma edhe do kurohem.
Konkrete : Rri në shtëpi me kondicioner ndezur në ftohje.( Më ftohet këmba,kërcimi dhe gjuri)
Ju lutem një mendim.
Dua të bëjë analizat në laboratorit më të mirë në Shqipëri.Ku është.
Pershendetje kam nje jav as e ngul dot kemen fare po me kapi te gishti i math na kema e djatht tani me la gishtin ma dha ansore nposht gishtit te vogel dhimjen po bera analizat e me than acidi urik i lart mora mjekim me qecoi per ca ko tani me dhem shum seci dot si tja bej
Pershendetje dua te kerkoj informacion per motren time te vogel,ajo eshte 10 vjece dhe ka dhimbje ne kupen e gjurit e poshte.neqoftese
Persh!
Me ka dale nje kokerr ne nyje te gishtit te mesit tek dora e majte!
A mund te me udhezoni ku duhet te drejtohem dhe cfar mund te jete?