Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë fakt, por telefonat ju ekspozojnë ndaj një niveli të lartë rrezatimi, i cili në terma më të gjatë mund të rezultojë në probleme të rënda shëndetësore.
Mund ta imagjinonit se rozmarina mund t’ju vijë në ndihmë?
Rozmarina është antioksidant dhe studimet kanë treguar se ajo mund të jetë tepër efektive, kur bëhet fjalë për trajtime ndaj njerëzve të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit, – raporton Shëndet +.
Sipas gazetës britanike të Radiologjisë, rozmarina përmban lëndë, të cilat sigurojnë 3.34 herë mbrojtje më të madhe në krahasim me komponimet e tjera.
Përbërësit:
1 filxhan ujë të zier
2 lugë çaji me gjethe rozmarinë të copëtuar
Përgatitja:
Përzieni ujë të valë dhe rozmarinë të copëtuar dhe lërini së bashku për 5 deri 10 minuta, para se ta konsumoni.
