I ka dhënë emër vetes falë veshjes provokuese si dhe fotove gjithashtu shumë joshëse. Por Helen Flanagan ia del të bllokojë trafikun ndërsa del për qejf mbrëmjeve të shtuna. Kështu këtë herë, dnërsa ka mbërritur në një klab me një grup mikeshash, aktorja 22-vjeçarja ka bllokuar tërësisht rrugën duke e parkuar makinën në krah të koshave të plehrave. Si rrjedhojë asnjë nuk mund të kalonte falë “aftësisë së saj për të parkuar”.
Ndërsa i ka lënë pak imagjinatës me veshjen e saj, Flanagan ka vazhduar rrugën e saj pavarësisht borive që binin.



