Si të ruani shtëpinë nga energjitë negative. Këshillat për të “çliruar” atë

Pranvera Kola

Ky artikull do t’ju japë një sërë këshillash për të “çliruar” shtëpinë tuaj nga të gjitha energjitë negative. Gjëja më e mirë është të jetojmë në një hapësirë të pastër, ku të rrjedhë energji pozitive dhe ku pjesëtarët e familjes të ndihen komodë. Se si ta shndërroni shtëpinë tuaj nga një ambient “i ngarkuar” në një harmonik dhe më të këndshëm, lexoni më poshtë këshillat.

Në qoftë se jeni në një gjendje depresive, i lodhur, ose në qoftë se doni thjesht të përmirësoni humorin, ja ç’duhet të bëni:

Luani me ngjyrat
Ngjyrat janë të shkëlqyera për të thyer rutinën. Përdorni sferën e “ftohjeve” për dhomat e gjumit dhe nuanca më të ndezura për zonat ku ka më shumë lëvizje, si dhomën e ngrënies, ose dhomën e ndenjës.

Largoni nga dhoma juaj, pajisjet që përcjellin valë të dëmshme
Duhet të shmangni të gjitha pajisjet elektrike siç janë kompjuteri, TV, celularët dhe çdo gjë që lëshon valë. Gjithashtu, hiqini librat nga dhoma. Kjo zonë është zona juaj e pushimit dhe ju duhet të jeni larg aktivitetit të ngjeshur.

Kujdes për ventilim
Ambientet e shtëpisë duhet të marrin ajër. Ju duhet të ajrosni shtëpinë tuaj çdo ditë nga pak minuta, në mënyrë që të largohen aromat e pakëndshme. Aromat e mira rrisin dhe përmirësojnë energjinë tuaj. Mund të zgjidhni të vendosni qirinj, temjan, vajra esenciale, produkte natyrale dhe pa kimikate, për ta shndërruar atmosferën e dhomës.

Vendosni objekte që transmetojnë ndjenja pozitive
Harrojini të gjitha sendet që ju sjellin kujtime të këqija. Ju mund t’i dhuroni, ose t’i largoni ato.
Flakni fotot që ju japin trishtim ose melankoli dhe dekoroni ambientin me objekte që transmetojnë ndjenja të mira dhe motivim.

Minimalistë
Më pak është më shumë! Shtëpitë që janë të mbingarkuara me objekte dhe orendi, shkaktojnë stres. Është më mirë të kemi shije minimaliste dhe të sakta. Mbani pranë vetes gjërat bazike dhe që nuk ju “ngacmojnë” syrin. Nëse keni një shtëpi të vogël, ajo që duhet të bëni është të mundoheni të duket më e madhe.

Bëni më shumë dritë
Drita është jeta, energjia dhe ushqimi. Askujt nuk i pëlqen një shtëpi e errët. Është thelbësore që shtëpia juaj të ketë dritë për të marrë frymë. Megjithatë gjithçka duhet të jetë në masën e duhur! Errësira mund t’ju shkaktojë simptomat e depresionit.

Ruaj rendin dhe pastërtinë
Papastërtia dhe çrregullimi krijojnë kaos dhe lodhje. Largoni gjithçka të panevojshme dhe krijoni hapësira të reja.

Rregulloni shtratin çdo ditë
Rregullimi i krevatit çdo ditë shërben si një demonstrim kur fillon dhe kur përfundon dita jote.

Bimë natyrale
Bimët janë sinonim i jetës. Vendosni bimë natyrale në shtëpinë tuaj (tarracë apo ballkon). Vendeve të vogla i shkojnë përshtat bimët e vogla, me gjethe të rrumbullakosura. /shije.al

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *