Si të shmangni formimin e gurëve të tëmthit

Ornela

Lufta kundër obezitetit dhe ushqyerja kryesisht me perime dhe fruta të freskëta duke shmangur mbingarkesën e tepruar me proteina shtazore.

Është e rëndësishme të theksohet se është e rrezikshme ndërmarrja e dietave drastike për rënie të menjëhershme në peshë. Gjithashtu është e këshillueshme një jetë aktive me lëvizje të vazhdueshme dhe aktivitet sportiv.

Mjekët thonë se pacientët duhet të edukohen për të njohur shenjat dhe simptomat klinike të kësaj patologjie, në mënyrë që t’i raportojnë sa më herët që të marrin dhe trajtimet e duhura.

Konkretisht, simptomat përfshijnë dhimbje barku rreth epigastriumit (stomakut), ose në anën e djathtë për më shumë se 20 minuta, sidomos nëse shoqërohet me të përziera e të vjella.

Nëse dhimbja është e fortë, ose vazhdon më tepër se një orë, pacienti duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shumë njerëz me gurë në tëmth nuk kanë pasur kurrë asnjë simptomë, por është zbuluar rastësisht me anë të ekzaminimit ekografik. Edhe nëse fillojnë simptomat, nuk është absolut operacioni, vendoset nga mjeku specialist nëse do të trajtohet konservatorisht, apo do t’i nënshtrohet teknikës operatore.

Trajtimi profilaktik me medikamente që parandalojnë formimin e gurëve, ose ndikojnë në shkrirjen e tyre ka dhënë rezultate të mira.

Por në asnjë rast përdorimi i trajtimeve nuk duhet të bëhet pa u konsultuar më  parë me mjekun specialist.

Rrezikojnë më tepër te kenë gurë në tëmth:

  • Gratë.
  • Njerëzit mbi 60 vjeç.
  • Burrat dhe gratë që janë mbipeshë.
  • Personat që manifestojnë rënie të menjëhershme në peshë.
  • Gratë shtatzëna.
  • Gratë që marrin terapi zëvendësuese hormonale.
  • Gratë që përdorin kontraceptivë oralë.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *