Modeli politik i demokracisë perëndimore, i rritur krah për krah dhe më pas brenda ekonomisë kapitaliste, është prishur.
Dëshmia e parë për ta mbështetur këtë tezë është padyshim Donald Trump, por ka edhe të tjerë.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, një e treta e votuesve francezë votuan për Marine Le Pen, një fashiste e “ripastruar”. Në zgjedhjet gjermane në shtator, një e teta e elektoratit votoi për “Alternative für Deutschland” (AFD, Alternativa për Gjermaninë), një parti, krahu më ekstrem i të cilës është haptazi neo-nazist, e cila tani udhëheq opozitën në Bundestag. Muajin e kaluar, në Itali, të dy partitë që morën rezultatet më të mira në zgjedhje, udhëhiqen nga agjitatorë populistë. Për të mos përmendur Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Temat që dominonin retorikën populiste ishin racizmi, nacionalizmi, armiqësia ndaj imigrantëve dhe punësimi.
Papunësia masive
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump nuk fliste në thelb për ndonjë gjë tjetër: emigrantët vjedhin vendet e punës, sipërmarrësit amerikanë, paladinët e tregut të lirë eksportojnë vendet e punës, të huajt po i vjedhin mëngjeset Amerikës, “Poshtë tregu i lirë!”, “Amerika e parë”! etj, etj.
Trump nuk di shumë, por një gjë e di me siguri: jetojmë në një epokë të shënuar nga papunësia masive dhe askush nuk duket se e ka vënë re. Siç vuri në dukje Presidenti i SHBA, të nesërmen e fitores së tij në primaret në New Hampshire, në shkurt të vitit 2016: “mos i besoni shifrave të rreme që po ju ofrojnë. Ata flasin për papunësinë në 4.9 ose 5 përqind. Përqindja e vërtetë është ndoshta 28, 29 ose 35 përqind. Kohët e fundit kam dëgjuar rreth 42 për qind”.
Papunësia nuk është sigurisht 42 përqind, por as edhe 4.1 përqind (të dhënat zyrtare aktuale në Shtetet e Bashkuara). Sipas “Njerëz pa punë”, e Nicholas Eberstadt, shkalla reale e papunësisë midis meshkujve amerikanë në moshë pune të plotë (24-55 vjeç), duke përfshirë të gjithë ata që nuk llogariten për shkak se kanë pushuar së kërkuari një punë, është 17 përqind.
Pse nuk e kemi vënë re? Për shkak se të papunët nuk protestojnë në rrugë, sikurse kanë bërë gjatë depresionit të madh të viteve 1930, edhe nëse shkalla e papunësisë i afrohet këtyre niveleve. Pas Luftës së Dytë Botërore, të gjitha demokracitë ndërtuan shtetet e mirëqenies sociale, kryesisht për të parandaluar një gjeneratë të ardhshme të populistëve radikalë, që të merrnin pushtetin, në rast të një faze të re të papunësisë në masë.
Kjo ka funksionuar, në kuptimin që këtë herë nuk ka gjak në rrugë. Por miliona të papunë janë të zemëruar, edhe nëse ndihma sociale i parandalon që të vdesin urie. Ata janë njerëz që votojnë, dhe nëse nuk bëni diçka për të zbutur zemërimin e tyre, herën tjetër ata mund të zgjedhin dikë që do ta bëjë Trumpin të duket si politikan i madh.
Prandaj, problemi është papunësia. Por përgjigja nuk është e qartë, sepse shkaku kryesor i papunësisë në vendet perëndimore nuk është imigrimi apo zhvendosja e vendeve të punës, siç thotë Trump. Shkaku kryesor është kompjuteri.
Një e treta e vendeve të punës në sektorin amerikan të prodhimit janë zhdukur gjatë njëzet viteve të fundit dhe shumica e tyre (85 përqind), janë shkatërruar nga automatizimi. Algoritmet dhe makineritë tashmë kanë vrarë Rust Belt (ish-shtetet industriale) dhe është e arsyeshme të mendosh se gjysma e punëve të tanishme do të automatizohen gjatë njëzet viteve të ardhshme.
Si do të shfaqet politika në atë moment? Ndoshta jo shumë demokratike, përveç se, nëse gjendet një zgjidhje për të reduktuar zemërimin e të papunëve. Kjo nuk nënkupton vetëm dhënien e më shumë parave për ata që nuk punojnë (me një zgjerim të madh të shtetit të mirëqenies), por gjithashtu të gjendet një mënyrë për të fshirë turpin, që lidhet me mungesën e një pune, sepse zemërimin e prodhon vetëm poshtërimi i të konsideruarit humbës.
Adresimi i problemit të duhur
Propozimi kryesor që po shqyrtohet aktualisht është ai i të ardhurave bazë universale, ose të ardhurat e nënshtetësisë. Me futjen e tij, çdo qytetar do të merrte para të mjaftueshme për të jetuar me dinjitet, pavarësisht nëse ka një punë, edhe nëse shumica e njerëzve do të vazhdonin të punonin për të fituar më shumë para. Futja e këtyre të ardhurave universale nënkupton zhdukjen e turpit dhe zemërimit. Do të ishte një e drejtë që në lindje, jo një gjest dashurie ndaj atyre që humbën punën.
Në praktikë mund të mos funksionojë, por së paku adreson problemin e duhur. Përveç kësaj, ka mjaft para për të ndjekur këtë qasje.
Cilado qoftë zgjidhja, ajo duhet të plotësojë dy kritere: të vendosë para në xhepin e atyre që nuk punojnë (që është në interes të pronarëve dhe menaxherëve, modeli i biznesit i të cilëve nuk mund të funksionojë, nëse konsumatorët nuk kanë para për të shpenzuar, për të blerë produkte dhe shërbime) dhe ta bëjë atë pa krijuar poshtërim, pakënaqësi dhe radikalizëm.
Disa mund të argumentojnë se në këtë mënyrë, kapitalizmi ruhet, nuk shkatërrohet. Është e vërtetë, por evolucioni është gjithmonë më i mirë se revolucioni. Riparimi i një modeli të prishur, në thelb nëpërmjet një zgjerimi të madh të shtetit të mirëqenies, sigurisht që është më mirë se ta hedhësh poshtë atë.
Gwynne Dyer/Internazionale
s.a/dita

Kur nuk ka pune, perse duhet shpetuar????!!!!
NJE SHKRIM DALLKAUK TOTALISHT MARKSIST NE GAZETEN DITA
Ne SHBA gjen pune edhe pastruesi i haleve edhe hamalli, edhe mesuesi, edhe inxhnieri, varet se sa dollaro ne ore paguhet dhe varet se cfare shkolle ka mbaruar qe do te thote se cfare dipllome ka ne xhep. Kush nuk e njeh SHBA shkruan llogje budallaqe si kjo qe publikon gazeta DITA per katunare dru me pre.
Problemi i Trumpit jane meksikanet e pashkolluar qe vijne ne SHBA si klandestine me tallaze-tallaze dhe perfitojne nga ligji i Obames ndihma sociale pa punuar fare, ose kur punon ne te zeze vetem nje antar familje, nga ku vine edhe miliardat qe duhet te paguaje SHBA per emigrantet qe ulin piacen e ores se punes dhe qe nuk i sjellin asnje te mire zhvillimit te vendit.
Per indianet e shkolluar, per kinezet inteligjente dhe pa pretendime, per filipinasit qe bazen e shkolles amtare e kane ne gjuhen angleze nga klasa e pare e deri ne universitet, per keta dyert e SHBA jane te hapura dhe gjetja e nje pune sidomos po te kesh mbaruar nje Univesitet Prestigjoz ne SHBA kudo firmat te presin si petlla taze me paga vjetore qe shkojne me 6 shifra e larte.
ndryshe:
SHBA nuk do te ishte vendi me GDP -ne me te larte ne Bote per produkte te teknollogjise se larte qe do te thote se shteti mbledh edhe nje TVSH mjaft te larte nga biznesi.
duke ju lexuar me zuri frika, dhe per pak mendova se do hapnit burgun per ‘ata meksikanet e pashkolluar’ qe i vidhkan miliardat Trumpit ,thua a nuk ka te drejte dikush qe nuk ka shkolle te jetoje, te ushqeje femijet ,apo te kerkoje nje mundesi jetese me te mire ???
Kineze pa pretendime ?? me çoroditet !!!
I nderuar Intelektual
te ardhurat universale jane nje e drejte , jane nje DETYRE, e ketij sistemi qe lejoi krijimin e pasurive perrallore, dhe 3/5 te botes te zhytur ne mjerim,
jo vetem jane detyre, por jane dhe nje zgjedhje inteligjente nga ana e miqve te tu, kapitaliste Trump &co
sepse nuk duhet te harroni kur turmat dalin ne rruge , kur turmat te bashkohen ende nen thirrjen ‘proletare te gjithe vendeve bashkohuni” , sepse si dhe e thote artikulli – Zemerimin e prodhon poshterimi i te qenit humbes’.
I nderuar , GDP- tregon thjesht te ardhurat, nuk mat mirqenien e as lumturine, sepse ndoshta dhe ju i moret kestet e viteve tuaja te burgut, por nuk ju sjelli asgje pas….
dhe duke ditur qe e njihni frengjishten, ju keshilloj te lexoni
PHILLIPPE VAN PARIJS, nje nga ideatoret e te ardhurave universale , pedagog ne universitetin tim, atje ku nuk na urrejne se jemi emigrant , ku te gjithe kane te Drejte te kene nje mundesi 🙂
Kur ne SHBA mberriten Pilgrimet e pare nga Europa dhe i priti dimri i acarte, hindianet vendas i priten dhe i strehuan me nje mikpritje te papare, por pas nje viti Pilgrimet qe ishin kryesisht kriminele te denuar ne Angli, perfshire ketu edhe stergjyshin e Fordit te makinave famoze, pra pas nje viti ne pranvere Pilgrimet nga eurpoa i vrane dhe i masakruan te gjithe hindiantet zemermire qe i kishin strehuar dhe qe i kishin shpetuar jeten, duke hedhur keshtu themelet e SHBA qe shohim sot. Pyetja qe shpesh behet eshte:
ME MIRE TE MBETESHIN HINDIANET NE TROJET E TYRE, APO PILGRIMET VRASTARE DHE TE PABESE NGA ANGLIA, QE THEMELUAN SHBA SI SHTETI ME I FUQISHEN NE BOTE DHE QE CDO MJERAN KERKON TE FITOJE LLOTARINE “GREEN CARD”?
Ameriaknet jane popull i civilizuar, por kjo nuk do te thote se nga qe jane te pasur duhet te bejne bamiresin e Botes, ata per te kujtuar dhe nderuar hindianet qe u vrane dhe u masakruan nga stergjysherit e tyre Pilgrime, kane shpallur diten perkujtimore kombetare THANKSGIVING Day dhe me kaq mbaron historia.
ndryshe:
Kudo ne bote i shikojne popujt e tjere vetem nen prizmin e interesave amerikane qe jane prioriteti i cdo qeverie federale, sic po ben edhe Presidenti Trump me meksikanet qe perfitojne miliarda dollaro ndihma sociale pa punuar fare (jam deshmitar okular masakres financiare te Obames per amerikanet e ndershem qe punojne dhe krijojne te mirat materiale) qe po falimenton shtetin e Californise gradualisht. Cinizmi dhe egoizmi zyrtar amerikan me popujt e tjere shtohet jashtezakonisht shume kur shikojne se qeverite e vendeve ku ata operojne jane totalisht te korruptuara,
dhe:
GERDECI ISHTE NJE PASQYRE ASHIQARE E EGOIZMIT AMERIKAN.
Teoria dhe praktikat e ekstremizmit te c’do forme,ngjyre apo besimi qofshin kane qene dhe do te mbeten gjithmone fole e njerezve te ligj,qe nuke duan t’ja dine as per popull dhe as per atdhe,perpara lekeve te piset dhe pushteteve pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.Sa per kulture e dije,te gjitha krizat financiare kane ardhur nga imoraliteti i bankiereve te gershetuar me pangopesine per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim nga prostitucioni e korrupsioni i kriminalizuar,apo paaftesia e politikaneve pusht-tetareve ne dite e vite.Shikoni imoralitetit dhe sa taksa ka pa i paguar Amerikes ky Trump qe “cirret”Amerika e parà?Dhe sa punonjes te FBI paguen vetem per te zbuluar lidhjet e familjes Trump me putinizmin.Nje politikan rus qe nga pangopesis per leke te piset e pushtet pa kufi brenda ligesise,vret kundersharet e tije (gjithmone sipas shtypit)?Mjaft eshte MJAFT.Dhe se fundi ne me te miren per veten dhe popullin ne progres njerezore eshte ta duam popullin ashtu sikurse duam veten tone.Vetem atehere i ke bere nje sherbim te mire vetes dhe Zotit.Besoni,e binduni se Zoti nga dashuria krijoje gjithesine,dhe po nga dashuria qe Zoti na dhuroje,si Ju e Une dhe ata qe do te leme pas po nga dashuria do te krijojne e mbrojne familjen.Nuke ka me gezim;thoshte gjyshi, kure komshiun e sheh si veten mire e te gezuar.Ne kete bote te bukur por te pa perkryer nga politikat e dites,ka njerez te zgjuar,normal dhe andikape,qe duan te jetojne si krijesa njerezore,askush nuke ka te drejten morale,ligjore e njerezore te shkele mbi Ta.Popujt linden vellezer,krijuan familje,fise e kombe,por politikat elstreme e bastarde mbollen fryen e urrejtjes duke i gjakosur e vrare mes vetes.Besoni,binduni, rrefehuni dhe ushqeni dashuri qe populli,Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.Dita e gjykimit nga populli,ligji e Zoti po afron,kush ben keq do perjetoje shume shpejt nje fund te turpshem dhe pa kthim,lum kush do beje mire do perjetoje perjetesine.
Jetoj ne Sh.b.a. prej disa muajsh pasi bashkeshortja ka fituar nje burse ndersa une jam shoqerues i bashkeshortes dhe nuk me lejohet punesimi. Per kete shkak, duke patur shume kohe te lire ne dispozicion, kam patur mundesine qe te hulumtoj nga afer disa aspekte te shoqerise amerikane. Shoqeria amerikane mund te kuptohet vetem nese jeton ne Sh.b.a. Per momentin niveli i papunesise eshte ne nivele historike (3.9%) dhe vetem ne rrethinat e Bostonit ka te afishuara rreth 8.000 vende pune. Pjesa prej 3.9% e te papuneve jane personat dembele, te pakualifikuar dhe qe nuk duan te punojne. Nese ne Sh.b.a. ke mbaruar nje universitet (bachelaur apo master) punen e ke te garantuar, madje me page fillestare shume te mire. Numri i te papuneve ne Sh.b.s sot (Prill 2018) eshte 6.3 milion ndersa numri i emigranteve pa dokumente eshte rreth 12 milion. Pra, nese i “PERZENE” keta 12 milione emigrante mbeten bosh 5.7 milione vende pune. Pra, ato qe shkruhen ne artikull jane idiotesira. Problemi i vetem ne Sh.b.a. jane dukumentet. Nese ke dokumente duhet te jesh super i lumtur. Sh.b.a. eshte nje treg i madh punesimi i gjate 10.000 km (lindje-perendim) dhe i gjere 6.000 km (veri -jug). Do te bej nje pyetje, ne Sh.b.a. kane emigruar pas 1990 rreth 200.000 shqiptare. Sa jane kthyer? Rreth 20-30 vete. Flasin per fuqine e Kines, Rusise, Japonise etj. Keni degjuar qe te kete kerkesa per emigrim ne keto vende? Pasi fuqine e nje shteti nuk e bejne as armet berthamore dhe as fuqia ushtarake. Pa demokraci nuk ka prosperitet. Dhe ne Usa gjenden te gjitha: PUNESIMI, DEMOKRACIA, SHTETI LIGJOR. mos flisni per Sh.b.a. duke jetuar jashte saj.