Sa herë ju ka ndodhur t’i thoni fëmijës jo për diçka dhe ai të bëjë pikërisht të kundërtën e asaj që kërkoni ju.
Ajo që është shumë e rëndësishme në këto raste, është që ta trajtoni situatën pa bërë shumë bujë edhe pse nuk gjeni shpjegim pse ata gjithmonë testojnë durimin tuaj. Përse një fëmijë kaq i mirë, i gëzueshëm, i ëmbël, sillet në këtë mënyrë?
Së pari, fëmijët kanë nevojë që prindërit të jenë të qetë, të qartë në atë çfarë kërkojnë, me durim dhe shpesh të përqendrohen në atë se çfarë është e drejtë që fëmijët të bëjnë, jo të qortojnë sjelljet e gabuara.
Nëse fëmija bën diçka të gabuar, përshkruajeni situatën butësisht. Për shembull, nëse ju sapo keni palosur rrobat dhe fëmija i nxjerr me rrëmujë nga sirtari, mund t’i thoni: Jam lodhur gjithë ditën për këto rroba, ndërsa ti tani po i bën rrëmujë. A mund t’i vendosësh sërish në vendin ku i gjete?
Nuk duhet të përdorni fjalët “Jo”, “Të thashë të mos e bëje”, etj.
Pastaj kthehuni tek fëmija dhe sugjerojini diçka tjetër. Për shembull: Dëshiron të shohësh këtë program në televizor, ose të luajmë me macen, të lexojmë një libër, etj.
Pra, ju e arrini atë që doni pa e ndëshkuar fëmijën dhe pa e qortuar shumë. Çelësi është të fokusoheni në atë çfarë duhet fëmija të bëjë, jo çfarë ka bërë gabim.
Megjithatë kini parasysh se duhet shumë durim dhe kohë për edukimin e fëmijës.
p.k/dita
