Si të sjellim “detin” në shtëpi

anazapta

Në këtë stinë të nxehtë kujdesi për detajet është i rëndësishëm. Aq më tepër kur bëhet fjalë për ambientin e shtëpisë. Për ta ndjerë atë sa më të freskët, sigurisht që ka metoda. Madje nëpërmjet tyre mund të sillet edhe “deti” në shtëpi, mjafton vetëm pak fantazi. Për të krijuar një ambient më të freskët brenda mureve të banesës kemi folur me arkitekten Junilda Karanxha. Kemi bërë më të një vëzhgim në të gjitha cepat e banesës dhe i kemi marrë me radhë se ku duhet të ndërhyjmë dhe ku jo. Junilda, nëpërmjet këshillave të saj prej profesionisteje na ka mësuar disa sekrete se si të bëjmë banesën më të qetë dhe më rezistent ndaj të nxehtit në këto ditë ku temperaturat kanë arritur kulmin. Sigurisht, që zgjedhja është sezonale dhe nuk pretendohet që shtëpia jonë të qëndrojë për një kohë të gjatë në këtë stil, por përpos kondicionerit, të tjera metoda për t’u freskuar janë dhe aksesorët që ne vendosim të kemi brenda mureve ku jetojmë. Ajo që duhet të bëjmë në fillim sipas arkitektes është ndryshim i perdeve. Ato duhet të jenë më të freskat dhe transparente. Më pas, në këtë rrëfim mësojmë se si të sjellim një ambient verorë me pak kosto, me disa ndryshime të vogla që i japin vendit ku qëndrojmë një pamje tjetër. Përdorini, element dekorativ si guaskat, apo jastëkët bojë qielli, madje mundohuni që vazot të jenë transparente. Do ishte mirë që t’i mbushnit ato me rërë dhe më pas të vendosnit në to jo vetëm guaska, por edhe lule shumëngjyrëshe.

 

Junilda, jemi në verë, si ndikon arredimi i shtëpisë në varësi të stinëve dhe si perceptohet nga ana psikologjike?

JunildaKur themi “verë”  perceptimi i parë është për një ditë plot me diell, ngrohtësi dhe dritë. Kështu që dhe shtëpitë tona duhet të mirëpresin një dekor të ri, më të freskët dhe, me rezistent ndaj të nxehtit në mënyrë që edhe pse jashtë është nxehtë, brenda të shijojmë një atmosferë të freskët dhe relaksuese. Tani meqë drita e diellit hyn dhe qëndron më gjatë në shtëpitë tona, ka ardhur koha që ne të bëjmë një rifreskim  dhe rivitalizim të ambienteve.

 

Çfarë duhet të bëjmë konkretisht sipas jush?

Lë ta fillojmë pikërisht nga ajo sipërfaqe që bën të mundur depërtimin e dritës, pra dritaret. Perdet që kemi pozicionuar në to, duhet tashmë të ndryshohen dhe të zëvendësohen me perde të reja me pamje më të freskët dhe vitale dhe më teksturë me të lehtësuar, me valëvitëse dhe transparente. Shpesh mendohet dhe supozohet që ndryshimet e dekoreve të shtëpisë mund të sjellin shpenzime të mëdha dhe për këtë fakt shpesh herë hezitohet të bëhen ndryshime stinore. Mund të them që me pak zgjuarsi dhe me ndërhyrje inteligjente mund të realizohet dhe look-u i ri i dëshiruar me shpenzime minimale. E rëndësishme është që të vendoset se deri në ç’pikë do të ndërhyhet për të realizuar look-un e verës. Mund të ketë ndërhyrje që fillojnë që nga ndryshimi i mobilieve e më tej, ashtu sikurse mund të kemi vetëm ato ndërhyrje që quhen “prekje“ sipërfaqësore të stilit aktual të ambientit.

 

Cila do të ishte këshilla e parë që do i jepnit një personi që ndërmerr hapin për të ndryshuar arredimin e shtëpisë?

Këshilla ime do të ishte që të përcaktohej e para “tema” që do të përdoret për të futur idenë e verës në shtëpitë tona. Tema mund të ishte ajo e luleve, ajo e insekteve (nuse pashke, flutura etj). Tema  e frutave dhe kryesisht agrumeve dhe sigurisht që nuk mungon tema e detit (guaska, rërë, etj). Duke patur parasysh elementët e përmendur më sipër mund të fillojmë e të arredojmë shtëpinë tonë.

 

Pas përcaktimit të temës nga duhet t’ia fillojmë?
kuzhineLe ta fillojmë pikërisht nga ato sipërfaqe që bëjnë të mundur depërtimin e dritës, pra dritaret. Perdet që kemi pozicionuar në to, duhet tashmë të ndryshohen dhe të zëvendësohen me perde të reja më pamje më të freskët dhe vitale dhe me copë me të lehtësuar, me valëvitëse dhe transparente. Në bazë të temës së zgjedhur perdet mund të jenë të bardha, ngjyrë limoni, e gjelbër, me motive floreale etj. E rëndësishme është që të jenë sa më transparente sepse dhe sasia e dritës që do të depërtojë, duke qenë më e madhe, ekzalton dhe ndriçon të gjithë ambientet duke bërë që të lexohet më mirë çdo element.

 

Çfarë është më e rëndësishme kur mbërrijmë në këtë pikë?

Është shumë e rëndësishme “zbrazja“ e shtëpisë nga elementet dekorative që na kujtojnë stinët e ftohta. Tapete me qime të gjata dhe me ngjyra të errëta, vazo, ndriçues tokësore apo tavolinë me ngjyrë të errët, souvenire me ngjyrë të errtë, jastëkë me pelush apo copa dimërore, piktura me nuance të errët, gjithashtu, duhet të largohen momentalisht nga vendi i tyre për t’u zëvendësuar me po të njëjtët elemente, por me ngjyra më të çelura. Mundohuni të fusni sa më shumë ngjyrën e bardhë. Shkon me gjithçka pavarësisht nga tema e zgjedhur, është nuancë që e përcjell më mirë atmosferën e verës. Emeton freski dhe relaks!

 

Përdorni ngjyrat e ndezura

“Nuk është e thënë të rilyhet e gjithë shtëpia dhe të çelet nga ngjyrat për t’i dhënë mirëseardhjen verës. Mjafton të ndërhyhet në një faqe muri e cila shërben si pikë qendrore për ambientin, qoftë me bojë apo qoftë me letër murale, dhe ndryshimi bëhet! Nuancat verore janë; e verdha në limon, e gjelbra e hapur, bojëqielli e lehtë dhe sigurisht e bardha! Një tjetër ndërhyrje me pak kosto dhe me një impakt shumë pozitiv është ndryshimi i copave të jastëkëve të ndryshëm dhe jo vetëm tek këndi i ndenjes. Mund të shtohen jastëkë me copa shumëngjyrëshe edhe mbi uljen e karrigeve të ngrënies. Gjithashtu, mund të vendoset një “plade” me copë të lehtë dhe me ngjyra verore të ndezura ashtu si në mënyrë të shkujdesur mbi kolltukun tresh apo dhe mbi kolltukun tek.

Largojeni nga qendra e tavolinës se mesit souvenirin apo vazon e errët, zëvendësojeni atë me një vazo me ngjyrë të hapur apo transparente të mbushur plot me lule natyrale, apo mund të vendosni një shportë të mbushur me agrume (limona jeshile dhe të verdhë, portokalle), fare mirë mund të rrijë një vazo transparente me grykë të gjerë e mbushur pjesërisht me rërë dhe mbi rërë guaska të madhësive të ndryshme. Edhe pse larg detit për shembull mund të sjellim përjetimin e detit nëpërmjet fotove të ndryshme që pasqyrojnë momente në plazh, apo guaska të shpërndara nëpër shtëpi, jastëkë të bardhë, bojë qielli apo ngjyre rëre etj. Kuptohet që të gjitha ndërhyrjet që folëm janë të përkohshme sepse vera nuk zgjat përgjithmonë. Janë ndërhyrje që në radhë të parë duhet të rrinë shumë mirë me stilin e përdorur në ambient (klasik, modern, pop art, art deko, rustik, etj.) dhe  në radhë të dytë ato shumë shpejt do të zëvendësohen me elementët- tendencë të stinëve pasardhëse”.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *