Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Si t’i parandalojmë rrëzimet tek të moshuarit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Si t’i parandalojmë rrëzimet tek të moshuarit
Komunitet

Si t’i parandalojmë rrëzimet tek të moshuarit

redaktor
Published October 5, 2013
Share
SHARE

Rrëzimet dhe pasojat e shkaktuara prej tyre janë një ndër problemet më të shpeshta që rëndojnë gjendjen shëndetësore tek të moshuarit. Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se nga të moshuarit që rrëzohen 20 deri në 30 për qind e tyre pësojnë dëmtime mesatare dhe të rënda si fraktura të këmbës apo trauma të kokës, të cilat zvogëlojnë mundësinë për të lëvizu, teksa shtojnë edhe rastet e një vdekjeje të parakohshme. Tek të moshuarit, pjesa më e madhe e frakturave shkaktohen nga rrëzimet. Po sipas këtyre të dhënave, më tepër se një e treta e të moshuarve mbi 65 vjeç rrëzohen çdo vit, fenomen ky që është problematik në shumë vende të botës. “Tek të moshuarit, rrëzimet janë shkaku kryesor i dëmtimeve me pasojë vdekjen dhe shkaku më i shpeshtë i dëmtimeve jo-fatale dhe shtrimeve në spital për trauma. Referuar shifrave thuhet se rrëzimet shkaktojnë 29 për qind të dëmtimeve me pasojë vdekjen në të moshuarit e moshës mbi 65 vjeç. Ndërkohë që moshuarit kanë 5 herë më tepër predispozicion për t’u shtruar në spital si pasojë e një rrëzimi sesa e një dëmtimi nga shkaqe të tjera”, thuhet nga burimet zyrtare të Institutit të Shëndetit publik.

Pse shkaktohen rrëzimet

Janë të shumta shkaqet që çojnë në rrëzimet e të moshuarve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara se cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë negativisht në shëndetin e të moshuarve, për shkak të rrëzimeve. Një ndër shkaqet e shpeshta janë medikamentet. Rreziku për tu rrëzuar është më i madh nëse merren më shumë se 4 medikamente në ditë, për shkak të efekteve që këto lënë në organizëm, duke e bërë më të dobët atë. Në tjetër shkak është edhe rënia e mprehtësisë së shikimit, sidomos në dallimin e shkallëve, parregullsive në dysheme, etj.  Dobësim i ekstremiteteve sjell të njëjtat pasoja. Nga ana tjetër edhe marrja e mendve, veçanërisht e shkaktuar nga medikamentet shton rrezikun për rrëzimet. Rreziqet rrethanore  (qilima, rrugica të pafiksuara, korridore dhe shkallë të pandriçuara, mungesa e mbajtëseve dhe mbështetëseve, rrëmuja nga fëmijët), listohen si shkaqe të tjera që nxisin rrëzimet tek të moshuarit. Të njëjtin ndikim kanë edhe sëmundjet kronike si artriti, insulti me paralizë të pjesshme, neuropati periferike, veçanërisht ato të shkaktuara nga diabeti, demenca, sëmundjet e zemrës me aritmi,  infeksionet akute (pneumonia, gastroenteriti, diarreja, infeksionet urinare akute). Frika progresive në rritje për të dalë jashtë shtëpisë, dhe aktivitet fizik i ulur janë po ashtu ndikuese.

Si t’i parandalojmë rrëzimet

Disa hapa të thjeshtë që ndihmojnë në pakësimin e këtyre rreziqeve sipas ekspertëve të shëndetit publik janë krijimi i kushteve të tilla ku lëvizja të kryhet në ambiente me sa më pak pengesa, ku në shtëpitë ku ka të moshuar duhet të bëhet kujdes me vendosjen e qilimave rrugicave të pafiksuara, lodrave të shpërndara gjithandej. Gjithashtu duhet të siguroni këpucë me tabanë gome në mënyrë që të zvogëlohet rrëshqitja. Kujdes duhet bërë edhe me përdorimin e tepruar të medikamenteve, pasi qetësimi i një dhimbje mund t’ju bëjë pre e rrëzimeve, çka ju vë përballë komplikacioneve edhe më të rënduara. Përdorimi i medikamenteve në çdo rast duhet të jetë i këshilluar nga mjekët.  Më tej duhet të vendosni mbajtëse të duarve në banjë dhe kabinën e dushit, të siguroni mjetet ndihmëse të ecjes bastun, këmbalecë, tutela, etj. Duhet të nxisni edhe ushtrimet ditore për të rritur fuqinë dhe ekuilibrin e muskujve, si dhe të bëni nxitje të kujdesshme të shkallëve. ; ngjitje të shkallëve.

redaktor October 5, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?