Të dhimbshme dhe torturuese, infeksionet urinare janë një prej gjërave që më shumë u trembemi, veçanërisht pasi kemi përdorur tualetet publike.
Por shkencëtarët kanë zbuluar mënyrën më të mirë për të qëndruar të mbrojtur prej tyre. Një studim i fundit i universitetit të mjekësisë së Miami-t tregoi se mjafton të pini 1,5 litra ujë në ditë.
Studiuesit analizuan të dhënat e 140 grave që kishin kaluar të paktën 3 infeksione urinare dhe vunë re se ato pinin pak ujë gjatë ditës, por pasi shtuan sasinë e ujit, rreziku për të marrë një tjetër infeksion u zvogëlua thuajse përgjysmë.
Infeksionet urinare prekin veçanërisht gratë. 40%-60% e tyre e kalojnë të paktën një herë në jetë.
“Është mirë të dish se ky rekomandim vlen me të vërtetë, dhe të pish ujë është një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar këto infeksione kaq të sikletshme”, u shpreh studiuesi Thomas M. Hooton. / Anabel
