Si u arrit bashkimi i vendeve evropiane për noviçokun dhe Rusinë

Dita

Të hënën dhe të martën, 17 vende anëtare të BE-së, të ndjekura nga Norvegjia, Maqedonia dhe Shqipëria njoftuan se do të dëbonin gjithsej 50 spiunë të dyshuar rusë, si një përgjigje e koordinuar ndaj helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia më 4 mars në Salisbëri. Masa diplomatike e pashembullt erdhi 12 ditë pasi Britania tha se do të përjashtojë 23 oficerë të shërbimit sekret rus që punonin në ambasadën e Londrës. SHBA-ja, Kanadaja dhe Australia gjithashtu vepruan, duke kontribuar në dëbimin më të madh kolektiv të parë ndonjëherë të diplomatëve rus nga Perëndimi. Ky do të ishte një moment kryesor për Evropën.

Presidenti i rizgjedhur i Rusisë prej shumë kohësh ka bërë plane ambicioze për të përmbysur rendin e Evropës pas Luftës së Ftohtë, duke prekur kështu edhe disa rregulla. BE-ja është bërë pengesë për Putin për shumë arsye, jo vetëm për shkak se ajo mishëron një sërë normash që bien ndesh me vetë natyrën e regjimit të tij, por edhe duke u shfaqur si bllok ekonomik. Bashkimi Evropian mund të ushtrojë ndikim mbi Rusinë, si asnjë bashkëbisedues tjetër ndërkombëtar.

Ky ishte një vendim me të vërtetë përcaktues për Evropën dhe jo vetëm për shkak të solidaritetit  të treguar ndaj Britanisë, në një kohë kur marrëdhëniet e saj me pjesën tjetër të kontinentit janë dëmtuar nga detyrat e lodhshme të Brexit. Vetëm një vit përpara shpërbërjes së parë të BE-së me Britaninë, e cila kishte planifikuar për t’u tërhequr nga klubi më 29 mars 2019, uniteti evropian u shfaq qëllimisht edhe me shumë.

Arsyeja e kësaj kishte të bënte më shumë me manovrimin diplomatik të Maji Theresa sesa me natyrën dhe shkallën e sigurisë që u identifikua papritmas nga evropianët. Përdorimi i parë i regjistruar i noviçokëve në Evropë sinjalizoi se një rrezik krejtësisht i ri ishte shfaqur në kontinent.

Çuditërisht dëbimi i së hënës nuk përfshinte të gjitha shtetet e BE-së; Greqia dhe Austria mungonin. Por, natyra e mbështetjes- e cila përfshin vendet që janë ose kandidate për anëtarësim ose strategjikisht të interesuar për afrimin me BE-në (Ukraina)- tregon më shumë për një lloj tentative për bashkim sesa për ndarje. Është interesante sesi Hungaria, një vend me udhëheqës Viktor Orban, të cilit i renditen një sërë veprimesh të ndërmarra në funksion të kënaqjes së Putinit, menjëherë u bashkua me grupin. Por, as këto njoftime nuk janë fundi i tregimit: Zyrtarët evropianë thonë se më shumë masa do të vijnë.

Pika kryesore është se asnjë qeveri evropiane nuk ka shprehur asnjë dyshim për vlerësimin e Britanisë se Rusia ishte përgjegjëse. Si e tillë, nuk ishte aspak si debati i 2003 mbi praninë apo jo të armëve kimike në masë në Irak. Kjo përfshinte mospajtime të rëndësishme: Franca dhe Gjermania kurrë nuk e hëngrën karremin.

Në Londër, disa politikanë dhe komentues e përshëndetën qeverinë për aftësinë e saj për të mbledhur mbështetjen evropiane, pavarësisht Brexit. Sikur me këtë veprim, ulja e ndjeshme e ndikimit të Britanisë papritmas rezultoi të ishte thjesht një opinion i gabuar. Megjithatë, burimet në Bruksel dhe kryeqytetet e tjera evropiane ofrojnë një tjetër rrjedhë të ngjarjeve.

Ndonëse informatat e inteligjencës britanike ua vlerësonin partnerëve evropianë ndikimin e tyre të pamohueshëm, diplomatët ngelën të shtangur kur Britania fillimisht u tërhoq nga arritja e BE-së në tërësi dhe ia atribuoi këtë çudisë së krijuar pikërisht nga Brexit. Përkundrazi, diplomacia britanike punoi në një nivel dypalësh, duke u angazhuar në veçanti me shtetet Lindore Evropiane dhe Baltike, armiqësia e të cilëve ndaj Rusisë është e njohur.

Mendohet të jenë tre faktorë vendimtarë që çuan në një deklaratë të fortë të përbashkët të BE-së dhe në dëbimin e ambasadorëve rusë nga vendet evropiane.

Faktori i parë

Dobësia britanike u duk si një çështje e ndjeshme që u nda, dhe jo si diçka që dikush mund të përfitonte nga ballafaqimi me Rusinë. Moska kishte shënjestruar Britaninë sepse ishte pjesa më e brishtë e Evropës, vendi ku izolimi mund të ekspozohej më së shumti. Kushdo që dyshon në këtë duhet t’i kushtojë vëmendje mënyrës se si zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse reagoi ndaj dëbimeve të së hënës: “Kjo ishte,– tha Maria Zakharova-një komplot solidarizmi anti-rus i importuar nga britanikët në vendet e BE-së.”

Faktori i dytë

Zgjidhja franko-gjermane ishte vendimtare, sipas burimeve evropiane. Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Mey u takuan përpara takimit të javës së kaluar të BE-së për të treguar unitetin e tyre. Më vonë, kur u mblodhën të gjithë udhëheqësit e 28 vendeve anëtare, Macrom shtyu me forcë drejt përgjigjes kolektive. Franca kishte kohë që e shikonte veten duke luajtur një rol të rëndësishëm në denoncimin e armëve kimike në Siri nga regjimi i Asadit, aleati i Rusisë, dhe kështu bëri që çështja e mosndëshkimit të këtyre akteve të ishte e patolerueshme.

Faktori i tretë

Ndoshta shpjegimi kryesor për vendosmërinë e Evropës ishte që shtetet anëtare panë një prag të ri që ishte kaluar. Ndryshe nga vrasja e Aleksandër Litvinenko në 2008 në Londër nga agjentët rusë (të cilët kishin hedhur polonium në çajin e tij), përdorimi i noviçokut u pa si një sulm pa dallim mbi civilët e pafajshëm- jo vetëm në përdorim të vrasjes së shënjestruar. Ky fakt mund të nënvizohet të hënën, kur u konfirmua se 130 persona ishin në rrezik ndaj ekspozimit. Noviçok thuhet se është agjenti më vdekjeprurës i prodhuar ndonjëherë, pesë deri në tetë herë më vdekjeprurëse se VX (edhe ky agjent nervor). Kjo e vuri Salisbërin në një kategori krejtësisht të ndryshme nga eliminimet e mëparshme të disidentëve: në një kategori më afër terrorizmit.

Novichok, ishte një bashkim për Evropën- një çështje “të gjithë për një, dhe një për të gjithë”. E megjithatë, ngushëllimi për t’u tërhequr nga kjo është i kufizuar. Pas Krimesë, luftës në Ukrainë, sulmeve bërthamore dhe sulmeve kibernetike , sjellja e Rusisë ka marrë një shkallë dhe nivel tjetër të pamaturisë, që mund të shkaktojë rrezikun e çdokujt.

Shkëputur nga “The Guardian”

Përktheu: Dita

s.a

Share This Article
9 Comments
  • Ore cfare na cani trapin me kete europen Kurven Plake me pamjen e Doris Pack, jane hedhur ne “sulm” shkaku i helmimit i nje spiuni qe ka tradhetuar atdheun e tij, fene i ka luajtur Rusia.
    Kur eshjte spiun Rus eshte i keq, kur eshte spiun i BE eshte spiun i mire.
    Spiunet nje surrat kane shesin familjen dhe atdheun per para si puna e ketij plehres Skripal.
    Cfare e lidh dhe cfare ndjen Skripal per GB, ky eshte sebep, krizen e vet brenda saj qe po shkon drejt shperberjes BE kerkaon ta kaloj tek nje spiun dhe tek Rusia.
    A thua qenkan kaq te ndjeshem keto vende GAY qe u dhimbset nje spiun tradhetar i vendit te tij, tjeter kund fle lepuri.
    Disa Qeveri kane hedhur mendimin qe te bojkotojne Boterorin Rusia 2018, kur dihet fare mire ne STATUSIN e FIFA-s, UEFA etj etj qe Shtetet dhe Qeverite te rrine larg futbollit dhe federatatb e futbollit te shteteve jane te pavarura nga POLITIKA, ne te kundert me nderhyrjet e tyre perjashtohen nga cdo aktivitet nderkombetar nga FIFA, UEFA etj,. atehere cfare m…. kerkojne qe bejne thirrje per bojkot.

  • RUSIA E PUTINIT ESHTE NJESOJ SI GJERMANIA E HITLERIT

    Pushtimi paprecedent i Krimese nga Putini te kujton pushtimin e Evropes nga Hitleri qe krijoi edhe Aleancen Antifashiste ne Bote kryesisht midis SHBA dhe Britanise se Madhe, sepse ate kohe Stalini kishte lidhur mareveshje Molotov-Ribbentrop me Hitlerin per te ndare si byreku ne tepsi Polonine ne vitin 1939.

    Te gjitha likuidimet mafioze te Putinit me lende radioaktive dhe me lende kimike luftarake jane pasoja te kesaj ideollogjike fashisto-komuniste dhe qe verrehen jo vetem ne Angli, por edhe brenda ne Rusi me vrasjet paprecedente te politikaneve dhe gazetareve rebele te kamufluar me nje propagagande gebelsiane per te krijuar mitin e BOSIT qe qeveris me “dore te forte”, propagande qe shqyptaret e kane provuar ne kurriz me qeverisjen e Enverit dhe xhelateve te tij,

    prandaj:

    Kjo situate solidariteti i popujve demokratike te Evropes me SHBA kunder Hitlerit te Ri, Vladimir Putin qe pushton dhe kollofit shtete dhe vende me nje te levizur te lapsit te Diktatorit ne harten e Botes,

    NUK CUDIT ME NJERI NE BOTE

  • Thuhet se kete spiunin e saj Rusia e paska denuar me burgim me perpara ; po te ishte per ta vrare e bente kur e kishte te burgosur dhe nuk do te priste qe ky te arratisej ne Britani dhe atje ta vriste dhe kjo Tereza menjihere te zbulonte se kete e kishin bere Ruset dhe te kerkonte ndihmen e BE ,te cilen ajo e ka braktisur per te denuar njezeri Rusine , duke treguar ne kete menyre qe edhe pse eshte larguar nga BE Britania eshte ”autoritet”ne Europ dhe ne bote dhe kesaj “fuqie te madhe koloniale e mbreterore ja kane te gjithe nevojen”

  • Thuhet se kete spiunin e saj Rusia e paska denuar me burgim me perpara ; po te ishte per ta vrare e bente kur e kishte te burgosur dhe nuk do te priste qe ky te arratisej ne Britani dhe atje ta vriste dhe kjo Tereza menjihere te zbulonte se kete e kishin bere Ruset dhe te kerkonte ndihmen e BE ,(te cilen ajo e ka braktisur,) per te denuar njezeri Rusine , duke treguar ne kete menyre qe edhe pse eshte larguar nga BE Britania eshte ”autoritet”ne Europ dhe ne bote dhe kesaj “fuqie te madhe koloniale e mbreterore ja kane te gjithe nevojen”!Nji film me spiun , nga ata te Hollivudit!

  • Ç’do qen i tërbuar që leh kundërRusisë , është qen i mirë për Evropën . Në Ukrainë ndodhi një grusht shteti fashist me ndihmën dhe bekimin euro-atlantik ( me flamuj dhe parrullat e Hitlerit , me ndalim të gjuhes amëtare , me shëmbj të simboleve të Luftës – me ndihmën e biskotave amerikane që ndante në shesh Nulland …….) .
    Lere pastajë Irakun , Libinë , Sirinë ……..
    Në botën e sotme të interrnetit , ai që don dhe që ka dy pare mënd në kokë , nuk hiqet dot për hunde..
    Evropa e sotme është një kopje e Evropës të viteve 30-të që qeni i tërbuar Hitler e beri copë-copë sepse e përgatiten kundër Rusisë .Pastajë si legenë I lepiheshin Stalinit ti shpëtonte nga Hitleri .
    Aman more , kur do t’a filloni atë luftën kunder Rusisë , t’a shohim sa trima jini . Kolaqë !

    • Ore ti spiun i Putinit je more MUT sovjetik?

      Po a e di ti more KAKE bolshevikesh se Stalini kur gjermanet i shkuan para dyerve te Moskes ne dimer 1941 u fsheh poshte krevatit top tapi me vodke dhe ishte Zhukovi ai qe i tha:

      DIL DHE MBAJ FJALIM SE POPULLI PO PRET! PUNEN TJETER MA LEJ MUA!

      Kjo ishte ne dhjetor deri ne fund te janarit Zhukovi organizoi mbrojtjen e Moskes, ne shkurt shkoi ne Arkangelsk ku zhvilloi takime me gjeneralet amerikane per ndihme urgjente te SHBA ne armatime dhe ngritjen e fabrikave ushtarake ne Siberi qe shenoi fillimin e Luftes ne Detin e Veriut, lufta me gjakatare qe ka njohur historia. Vetem 1/3 e anijeve qe dergoheshin nga SHBA mberrinin ne Arkangelsk dhe emerat e heronjeve amerikane qe bene realisht te mundur rrezistencen e sovjetikeve ndaj Hitlerit nuk u permenden asnjehere nga kreret e Moskes, sepse ishin kopje te Hitlerit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *