SI U BRAKTIS GJIRI I SARANDËS

editor

Të parët ishin gjeografët që kinse mendonin se Gjiri i Sarandës ishte portetizuar, pa asnjë shmangie, pa asnjë paragjykim shkencor, pa asnjë stepje etnike etj. Na doli se duke ngatërruar të pjesëshmen me të përgjithshmen e izoluan Gjirin si në një ngecje për të mos u dukur. Ndërkaq shtrirja dhe emri i tij përfshinte hapësirë, mesazhe, erëra historike dhe lidhje të mëdha me Detin dhe Dheun Kontinental Arbëror. Sharra ngeci në gozhdë. Në gozhdë dikush diti të varte paemërin e Gjirit dhe të mbulonte të Drejtën Ndërkombëtare Detare në një Pakt që s’arriti dot të maturohej. E po kështu të mos i linte asnjë shteg “të drejtës historike” për të pretenduar. Ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe më unike që deri më sot ka ngelur e paqartë megjithëse për të është shkruar aq shumë.

 

1. FJALORI ENCIKLOPEDIK SHQIPTAR E “ FSHEH ”GJIRIN E SARANDËS

 

“Gji në detin Jon. Ndërmjet kepit Denta në J dhe kepit Paladha në VP, me gjatësi rreth 7,5 km dhe me gjerësi më të madhe rreth 1 km. Në përgjithësi është i thellë, bregdeti është i lartë dhe shkëmbor. Në pjesën J dhe V të kepit të Dentës derdhet Kanali i Çukës. GJ.S është një ndër më të bukurit e bregdetit tonë të Jonit dhe ka vlera të mëdha turistike!”

Kështu e përshkruan kryefjala Enciklopedike që kryetari i sotëm i ASH, kërkon me mburrje ta ribotojë. Befasia i ka kapur, njëri pas tjetrit gjeografë, historianë, gjeologë, ushtarakë etj., por më pas gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër. Tipizimet, përgjithësimet, përcaktimet, me mendjelehtësi kanë ngelur të cunguara dhe vijojnë të ngelin kështu.

 

2. A MUND TË RUHEJ GJIRI I SARANDËS?

Është e drejta e një shteti që me ligj të veçantë të përcaktojë ujrat e brendshme të cilat janë në mënyrë tërësore nën mëvetësinë e tij. Gjiri i Sarandës i përket vetëm shtetit shqiptar. Ai është një shkallëzim i dukshëm dhe i identifikuar, me prirje në drejtim të Dheut Kontinental që përkon me drejtimin gjeografik lindor në një kënd prej 450 e matur nga këndi i drejtë që përmbyll drejtimin veri/jug. Forma e gjirit është trikëndore, me thyerje të shumta sapo fillon prej kepit të Qefalit, deri në Sarandë. Penetrimi në thellësi nismon dukshëm që në pikën e fillimit të kësaj thyerjeje, në Kepin e Qefalit ku, ndodhet edhe fanari bregor orientues detar.

Nëse krahasohet prirja e përgjithëshme e vijimit të mëtutjeshëm të vijës bregdetare, midis të dy shteteve, duket shkoqur, se kjo prirje është në drejtimin juglindor, në përkim të plotë me drejtimin e vijës bregore të Korfuzit. Një thyerje dhe penetrim i kësillojtë, duket edhe në Kepin e Vrojtimit në Ksamil, përballë cektinës Barketa. Në këtë pikë kthimi në drejtim të Lindjes është pothujse 900. Penetrimi në thellësi të tokës, i Gjirit të Sarandës është 5.5 km. Sipërfaqja ujore që ai përmbledh është 54 km2.

 

Shteti shqiptar duhet ta kish deklaruar qysh më parë Gjirin e Sarandës si gji historik për kushtet shumë specifike gjeohistorike në kohë dhe hapësirë të njohura edhe nga fqinji jugor. Të tillë deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Ato nuk janë të sajuara por të argumentuara dhe të njohura, prej gjeohistorisë, zhvillimit ekonomik, strategjisë, turizmit, rëndësisë ushtarake, në arsyetime e në konceptet e të drejtave historike, ujrave historikë. Gjeohistoria në kohë na rrëfen se Gjiri i Sarandës nuk është vetëm, ai ka qënë i lidhur me lagunën e Butrintit dhe sëtoku me të përbën një shtrirje komplkse historike duke plotësuar kërkesat për ta pretenduar të tillë.

 

3. REKTORI I UNIVERSITETIT TË TIRANËS POHONTE SI NGA GJEOFILIFISTUNI

Nuk dihet saktësisht se nga e ka buronjën fjala “filifistun” veçse në jug në të folurën popullore ai përdoret për një vend apo skutë, stan, “filan apo fistek” që është firi fiu… larg në një vend të humbur… FILIFISTUN… Rektori Dhori Kule sapo dëgjoi një oponencë në një emision në shtator të vitit 2009, ku bëhej fjalë për nderin e Qeverisë në një Pakt e sidomos tek ndijoi gjeografinë e Gjirit të Sarandës, i sigurt për domenet e shkencave që mbulon dha një urdhër për të krijuar një grup pune, sipas stilit komunist. Ja dhe biseda në Rektorat për Gjirin e pa Gji.

 

Prof. KULE: Profesor Qiriazi, a keni ndjekur atë çështjen e Marrëveshjes së Detit për të cilën ka plasur një skandal në median vizive dhe të shkruar?

Prof. QIRIAZI: Po. Jam duke e ndjekur

Prof. KULE: Seç ka dalë një person, dhe e ka venë në pozitë të vështirë Qeverinë. Ju gjeografët duhet të merrni pjesë në këtë diskutim. Ngrini një grup pune. Si mund të pranohen si të vërteta ato që ai po i shpall kudo! Edhe për Gjirin e Sarandës dhe shumë përkufizime gjeografike. Ju s’mund të heshtni!

Prof. QIRIAZI: Është e vërtetë. E kam ndjekur. Ai nuk është thjesht “një person” apo një “njeri” por është Profesor. Ai ka të drejtë.

Prof. KULE: Merre shtruar. Ngrini një grup pune. Mendim shkencor gjeografik

Një grup i tillë nuk u ngrit kurrë, por vet Prof. Dr. Perikli Qiriazi në një emision të posaçëm u shpeh shkencërisht se si është “braktisur” Gjiri i Sarandës.

 

4. SARANDA – ONKEZMI. ENEA NË GJIRIN E ANIJEVE.

Lashtësia na kumton se Onkezmi – Saranda e sotme qysh nga Mijëvjeçari i dytë P.Kr. ka qënë një gji për të pritur dhe ruajtur anijet nisur prej vendit të përshtatshëm dhe kushte të tjera të rrethinës. Onkezmi është vijim i gjeohapësirës epirote që zë fill prej maleve Keraune, dhe kepit të Gjuhëzës, ku janë ndërtuar vendabnime si Dhërmi, Himarë (Cimera) Vuno, Qeparo, Borsh Sarandë e deri në fushën e Vrinës ku është dhe Buthroti i famshëm. Kjo ishte dhe Kaonia. Enea (Aeneas) ishte heroi i njohur Trojan, biri i Princit Ankises dhe dhe perëndeshës Venus. Babai i tij ishte gjithashtu kushëri i dytë i mbretit Priam të Trojës. Enea ishte udhëheqës i Dardanëve, aleatë të trojanëve. Udhëtimi i Eneas nga Troja (që udhëhiqej nga Venusi, mëma e tij) vinte prej një botë shkatërrimi, që kishte pësuar qyteti i tyre. Urdhëroi që anijet të mërnin drejtimin e gjirit në të hyrë të tokës.

Në krah të tij i ati as që nuk përmendej fare. Enea zbriti nga anija dhe doli në breg ku ishte një turmë e tërë që e priste. Pastaj u përqëndrua dhe tha: “Njërëz të mirë! Kam një plagë në zemër. A ma shëron dot ky gji dhe ky breg!?” Fryu një erë nga qafa sipër dhe ai ktheu sytë. Afrodita i foli në vesh me erën që vintë nga Dheu atje prapa.“Bir! Lundro se sëmundja s’ka mbaruar. Ajo do të soset në Romë!” Ai i përshëndeti prijësit dhe banorët e qytetit- gji dhe u hodh sërish në anije dhe i vajti të atit mbi kokë. “Do të kalojmë dhe këtë det të panjohur. Shpresojmë se thellësia do ta marrë sëmundjen që vjen nga Troja.”

 

5. BERISHA BËN BLASFEMINË GJEOGRAFIKE TË SARANDËS

Sali Berisha në një emision televiziv, ndërsa gazetari e pyet për Gjirin e Sarandës duke lëvizur dorën dhe mënjanuar kokën prej atij gjiri që është larg, sikur të jetë unison me Rektorin e sipërpërmendur thotë: “Gjiri i Sara… Sarandës… është atje ku është… Jo po legjenda jo po miti ë ë ë…”

Kjo ishte blasfemia politike dhe pse jo antikombëtare e tij. Si një akt përbuzjeje e fyerjeje me mungesë të theksuar dashurie shqiptare për të nderuar studiuesit dhe për shënjtërinë e vendit, historinë dhe gjeografinë e tij.

 

Nuk ka EILOG

Në të vërtetë nuk ka epilog. Gjiri i Sarandës është atje ku është dhe fund të Dheut Kontinental Arbëror. Po ai u kthye në krye të Detit të përbashkët me fqinjin jugor. Si një kallzues i madh. Atë e fyen të vetët dhe e mohuan… pastaj nga të sharat i kënduan një himn të çjerrë që do të mbahet mend në histori më tepër se masakra e 40 shënjtorëve në vitin 324 pas Kr. Pse vallë e lëshojnë historinë e tyre këta Arbërorët e sotëm, këta Mohsa, siç do t’i quante Kadareja. Sepse janë pjesë e mallkimit.

Share This Article
5 Comments
  • Z. Myslym! Vazhdo te mbrosh pikepamjet dhe qëndrimet e tua te deritanishme pér çështjen detare, vazhdo te mbrosh historine e gjiut te sarandes dhe kockën e tij shqiptare dhe do të jeni gjithnje i respektuar nga populli dhe nga kolegët e tu ! Mora sot vesh qendrimet e kules. Keta servilët gjithnje përfundojne ne tradhetare,bile ne radhet e para te tyre. Ju përshendes!

  • Saliu eshte nje i semure rende o Myslym. Jo detin po gjysmen e Shqiperise jepte po tja kerkonin. me kusht qe ne gjysmen tjeter te qeveriste vete. Fatkeqesi e madhe e ketij kombi

  • Shpresoj qe PDIU ta marre vesh qendrimin e Dhori Kules,i cili ju ka ngjitur ketij grupimi per arsye qe ai i di vete,ndersa te tjerve ju shkon mendja per sabotimin e ceshtjes came.Falenderojme profesor Myslymin,per informacinet qe na jep.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *